ILIRIADA PORTAL

Topi sulmon prokurorine dhe gjykaten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23092009

Mesazh 

Topi sulmon prokurorine dhe gjykaten




Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne nje interviste ne "News 24" eshte shprehur se opozita kontest qe mund te kete duhet t'i shprehe ne Kuvend. Duke bere thirrje ne kete menyre, qe nese kane rezerva per zgjedhjet, kete ta bejne nga legjislativi, duke ndjekur pastaj te gjitha shkallet e gjyqesorit deri ne Kushtetuese. Njeheresh, teksa ka nenvizuar faktin se ishin partite qee ndryshuan sistemin zgjedhor, ligjin zgjedhor dhe ai s'kishte asnje anetar ne KQZ, duhet te jene pikerisht partise, qe me dialog te tejkalojne problemet. Madje, ai eshte shprehur se nese e lejon ligji, dhe mund te rinumerohen votat

Ishte i nevojshem ndryshimi i sistemit zgjedhor? Ky ishte me i miri?

Une besoj qe cdo sistem i aplikuar ne vendet demokratike mund te jete i aplikueshem edhe ne Shqiperi. Pra, ceshtja nuk eshte tek sistemi, preferencat mund te jene nga me te ndryshmet dhe duket se ai qe vendosi per ndryshimin e sistemit zgjedhor, ishte konsensusi i gjere politik, mbi bazen e vullnetit kryesisht te dy partive te medha dhe nuk erdhi thjesht si nje element i vecante, por mbi bazen e ndryshimit te disa elementeve te rendesishem ne Kushtetute, qe ishin pjese e atij diskutimi, e atij konsensusi. Por, mund te them qe edhe ne preferencat e mia, e kam thene edhe me heret, qe sistemi proporcional ka avantazhet e veta, pavaresisht se individualisht gara mazhoritare me ka dhene nje kenaqesi te vecante, edhe ne rezultate. Por per te folur ne kontekstin e Shqiperise, per te folur ne ndryshimin e asaj qe konsiderohet shume e rendesishme, ulja e tensioneve gjate fushates elektorale, dhe sidomos ulja e tensionit ne diten e zgjedhjeve, besoj qe sistemi proporcional e provoi kete. Zgjedhjet e pergjithshme politike behen nje here ne kater vjet. Konsiderohet nje dite mjaft e rendesishme per prezantimin dhe perfaqesimin e vullnetit te qytetareve. Qytetaret e kaluan kete prove. Data 28 qershor, sikurse dhe ju e kujtoni shume mire, erdhi nje dite e qete, pati mesazhe shume te rendesishme edhe nga une, por edhe nga nderkombetaret, dhe nga partite politike, qe zgjedhjet te realizohen te qeta dhe besoj qe ashtu u realizuan.

A ishin te lira dhe te ndershme?

Une besoj qe kjo nuk mund te jepet me nje pergjigje ashtu sic e kerkoni ju, ndaj i parapriva kur thashe se, kjo kerkon nje analize relativisht te gjate. Ne rast se keni ardhur per te degjuar versionin e Presidentit, duhet te keni durim ta degjoni, sepse, Presidenti nuk mund te jape asnje lloj verdikti per zgjedhjet. Kjo eshte arsyeja qe partite politike dhe i bene ndryshimet e Kushtetutes. Ne perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nuk e pane te arsyeshme qe te kishte dhe nje perfaqesues te Presidentit te Republikes, c'ka do te thote qe e profilizuan KQZ ne menyre politike, partiake. Ky eshte nje element, se pse Presidenti nuk mund te certifikoje zgjedhjet, pasi eshte Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ai qe ben certifikimin e zgjedhjeve. Se dyti, ne jemi nje vend ende ne tranzicion. Askush nuk mund te thote qe eshte mbyllur tranzicioni ne Shqiperi. Tranzicioni ne Shqiperi do te mbyllet ne momentin kur Shqiperia do te jete vend anetar ne komunitetin evropian. Pra, ne jemi nje vend ne monitorim dhe ka pasur nje gatishmeri te shprehur nga te gjitha partite politike per te pranuar monitorimin nderkombetar. Ka pasur nje shpallje te rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka pasur nje vleresim nga monitoret nderkombetare, te cilet, po ta vleresoni me kujdes, do te shikoni se nuk japin nje pergjigje eksplicite, po, ose jo. Ata japin variante te ndryshme ne funksion te ceshtjeve te caktuara, pra i referohen temave te caktuara per te bere analizen e per te dhene konkluzionet. Kjo eshte arsyeja qe une thashe qe ky proces duhet analizuar ne kompleksitetin e vet, sepse kemi te bejme me nje proces integral. Ne rast se do te marrim ne konsiderate vullnetin e partive politike per te ndryshuar sistemin, eshte nje arritje e politikes shqiptare. Dita e zgjedhjeve ishte nje dite, sikurse e thashe, per t'u vleresuar. Problemet filluan tek numerimi. Tek numerimi, dhe jo ne pergjithesi, por ne momente te vecanta, kete e shprehen edhe ekspertet nderkombetare, e une nuk do te beja gje tjeter, vetem do te rivleresoja te njejtin qendrim qe ata kane, dhe une mendoj se ende ne Shqiperi ka nevoje qe te punohet shume nga klasa politike, por edhe nga ata qe e perbejne infrastrukturen zgjedhore. Ne kete kendveshtrim une mendoj qe ka nevoje qe te kualifikohen njerezit qe merren me monitorimin e procesit zgjedhor, me perllogaritjen e rezultatit te zgjedhjeve, sepse eshte nje proces mjaft delikat.

A mendoni se ka nje handikap, sepse ne nuk mund te behemi plotesisht me standarde pa realizuar zgjedhjet?

Une nuk besoj qe te jete ky momenti dominant, por eshte nje nder momentet e rendesishme, kur t'i certifikohet per t'u futur ne Bashkimin Evropian. Here pas here, perfaqesuesit politike te vendeve te Bashkimit Evropian, jane shprehur qe zgjedhjet kane nje rendesi vendimtare per pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ky eshte nje element, i cili besoj nuk ka nevoje per t'u shtjelluar me tej. Kjo eshte arsyeja qe ne here pas here kemi pasur veshtiresite tona drejt rruges se integrimit. Une mendoj qe pas vleresimit qe kane bere monitoret, duhet thene elementet pozitiv, por edhe ato qe nuk u arriten. Une edhe nje here e perseris se nuk kerkoj te rimarr rolin qe kane pasur vezhguesit nderkombetare, sepse kane qene vezhgues te pranuar nga partite politike, por jam i mendimit qe vezhguesit nderkombetare, ata qe delegohen nga vendet e Bashkimit Evropian, sigurisht qe jane shume te kujdesshem kur shprehen. Keto jane momente kur ata japin edhe inkurajimin per Shqiperine dhe natyrisht, per nje vend qe ende ka probleme me demokracine, askush nuk mund te thote se demokracia eshte e persosur ne vendin tone, ka nje rritje te demokracise, por mbetet ende shume per te bere. Kjo eshte edhe arsyeja qe monitoret nderkombetare i japin dhe vleresimet pozitive, per te te dhene te kuptosh per hapat qe do te behen ne kete drejtim. Pra, mbetet shume per te bere, sidomos per realizimin e zgjedhjeve perfundimisht te lira e te ndershme. Ky eshte nje moment shume i rendesishem per Shqiperine. Perderisa ka kontestime, une nuk mund te them qe baza e kontestimit eshte motiv per te mos marre pjese ne Parlament, kurrsesi. E kam thene dhe vazhdoj ta them qe vendi i politikanit te zgjedhur nga elektorati eshte ne Parlament. Aty eshte mundesia per t'u shprehur per kontestimin, aty eshte mundesia per te bere edhe objeksionet. Aty eshte mundesia per te debatuar, per te aprovuar ligje te rendesishme, tek e fundit, pergjegjesia eshte ekskluzivisht e politikanit. Ata menduan te ndryshonin sistemin, ata vendosen qe ne KQZ te kene projeksionin politik partiak, ata vendosen qe komisionet zonale dhe komisionet e drejtperdrejta ne kutine e votimit te jene te projektuara ne partite politike, c'ka do te thote qe eshte teresisht ekskluzivitet dhe pergjegjesi e partive politike, te cilat e zhvilluan dhe e numeruan procesin si te tille.

Ju niset ta preknit mospjesemarrjen e PS ne Parlament, por une do te ndalesha aty ku ju thate se ka shume per te bere, ka ende per te bere sa i perket persosjes se procesit elektoral ne Shqiperi. Konkretisht cfare ka per te bere zoti President tjeter. Ju si Kryetar Shteti cfare do t'i rekomandonit politikes?

Une nuk mund te jap receta nga zyra e Presidentit. Klasa politike shqiptare ka nevoje patjeter qe te jete e emancipuar dhe te bashkepunoje. Bashkepunimi nuk mund te jete ne menyre segmentare, atehere kur ndjehet e nevojshme per interesa te castit. Bashkepunimi i klases politike duhet te jete konstant, permanent, te mos kete shkeputje, sepse ky vend ka sfida shume te rendesishme perpara. Vendi yne, klasa politike, institucionet duhet te punojne ne menyre shume intensive per te kapur sa me shpejt ato parametra dhe ato standarde qe kerkohen. Lufta me e madhe qe ne kemi sot, eshte lufta me kohen. Mos mendoni se do te futemi ne Evrope pa bere reforma shume te thella ne fushen e drejtesise. Eshte fusha e se drejtes, e te drejtave te njeriut, e te te drejtave legjitime qe cdo njeri kerkon, dhe mos mendoni ne menyre te gabuar qe drejtesia jepet vetem ne institucionet e drejtesise. Eshte i gjithe neteorku institucioneve ne nje vend demokratik qe fillon me reformimin e ligjeve, me mbushjen e boshlleqeve ligjore, me eliminimin e handikapeve qe kane ligjet, me azhornimin e ligjeve te kohes se Bashkimit Evropian dhe kjo behet ne Parlament dhe atje domosdoshmerish kerkohet shumice e cilesuar. Merrni ne konsiderate vetem Gjykaten Administrative. Gjykata Administrative eshte nje kerkese e kohes, nje kerkese e biznesit dhe nje kerkese e te gjithe shoqerise. Gjykata Administrative kerkon nje numer te caktuar. Nje mazhorance e cila nuk ka numrat, atehere do te jete nje problem shume i madh ceshtja e Gjykates Administrative.

Ju iu referuat vezhguesve nderkombetare te cilet thane se 1/3 e qendrave te numerimit kane pasur probleme. Opozita ve nje kusht per te hyre ne Parlament, qe shumica qeverisese, te jape pelqimin qe te hetohet teresisht ky proces, qe te hapen ato kuti qe jane te diskutueshme, jo per te permbysur rezultatin. Ju si e konsideroni kete situate te krijuar?

Une nuk mund te behem supervizor i debateve dhe i marredhenieve qe ekzistojne mes mazhorances dhe opozites. E kam thene dhe ne raste te tjera dhe ne kontekste te tjera, qe Presidenti flet me gjuhen e dekretit, pra edhe ne rastin konkret, kur kam miratuar kuadrin ligjor, kur kam dekretuar kuadrin ligjor te miratuar nga Parlamenti, i kam pasur ne konsiderate te gjitha. C'ka do te thote qe cdo gje qe eshte e ndertuar me ligj, le shanse dhe mundesi qe partite politike te kerkojne edhe te drejten, te bejne edhe kontestime ne baze te ligjit dhe ta gjejne te drejten mbi bazen e asaj qe te jep ligji dhe Kushtetuta. Une nuk mund te them qe dikush e ka drejte, apo e ka gabim, por ekziston i gjithe konteksti ligjor, hapesira ligjore, e gjithe hapesira institucionale per te kerkuar ate qe ata kerkojne. Pra, nese ne ligj kerkohet, ata duhet ta kerkojne mbi bazen e ligjit dhe debati te zhvillohet mbi bazen e asaj qe kerkon ligji. Pastaj ka institucione, ka Gjykate Kushtetuese, ka perfshirje te institucioneve te caktuara qe kane monitoruar zgjedhjet ne Shqiperi, pra eshte nje ceshtje mjaft komplekse e nje dialogu politik brenda Shqiperise, por edhe ne institucionet nderkombetare.

Ju e quani kete te mundur, pra qe ne Parlament te merret vendimi, te hetohen ato kutite qe opozita pretendon se jane me probleme?

Une kam pershtypjen se fola edhe per nje proces politik, edhe per nje proces juridik. Pra, askush nuk eshte i fuqishem ne Shqiperi, pertej vullnetit te partive politike sot kane mandatin per te vazhduar punen ne Parlament, per te gjetur mekanizma per te gjetur frymen, per te gjetur kohezionin per te debatuar dhe per te dhene zgjidhjet e duhura. Zgjidhje ekstraparlamentare ju siguroj qe nuk mund te kete ne kete proces, qe eshte nje proces i ndertuar qe ne fillim nga mazhoranca dhe nga opozita. Nese, une do te kisha nje perfaqesues, sikurse ka qene mbi bazen e ligjit te kaluar, atehere do te kisha nje detyrim moral, kushteshtues qe te isha dhe interpret i vleresimeve qe do te kishte perfaqesuesi im ne KQZ. Fakti qe partite politike, me vullnetin e tyre, nuk e pane te arsyeshme, domethene qe i kane hequr te drejten minimale Presidentit per te mbajtur qendrim. Pra, eshte nje qendrim qe eshte dhene mbi bazen e asaj qe jep ligji sot.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi