ILIRIADA PORTAL

Sa kushton regjistrimi pėr tė gjitha Universitetet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23092009

Mesazh 

Sa kushton regjistrimi pėr tė gjitha Universitetet




Elberta Spaho,Eriona Ymeri
Tarifat e shkollimit
Pas shpalljes sė parė tė fituesve, qeveria ka pėrcaktuar tarifat e regjistrimit pėr tė gjitha Universitetet. Tarifat do tė jenė tė diferencuara dhe tė ndryshme pėr secilėn degė. Madje i njėjti fakultet, do tė ketė tarifa tė ndryshme, nė qytete tė ndryshme.Fakultetet nė tė cilat do tė paguhet tarifė mė e lartė nė Universitetin e Tiranės, do tė jenė: Fakulteti i Drejtėsisė dhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Ndėrsa tarifa mė e ulėt, pėr studentėt e Gjuhėve tė Huaja dhe Shkencave e Natyrės. Gazeta “Tirana Obserever” boton sot tarifat e shkollimit pėr tė gjitha degėt. Pėrcaktohen tarifat e regjistrimit pėr tė gjitha degėt. Ato do tė jenė tė diferencuara, dhe tė ndryshme pėr secilėn degė. Madje i njėjti Fakultet do tė ketė tarifė tė ndryshme nė qytete tė ndryshme. Nė disa degė tė Universitetit tė Shkodrės apo Universitetit tė Vlorės do tė paguhet 12 mijė lekė tė reja. Bėrė publike pas vendimeve tė qeverisė, tarifat janė paraqitur tė diferencuara sipas degėve, duke marrė parasysh edhe koston e studentėve, kėrkesėn e kandidatėve dhe formimin e tyre, i cili do tė jetė i ndryshėm, nė varėsi tė stafit akademik tė degės qė do tė studiojė.
Diferencimi
Fakultetet nė tė cilat do tė paguhet tarifė mė e lartė nė Universitetin e Tiranės do tė jenė ai i Drejtėsisė dhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Nė degėt e tyre do tė paguhet njė tarifė prej 30 mijė lekėsh tė reja. Edhe pėr degėn e farmacisė dhe stomatologjisė, nė Fakultetin e Mjekėsisė do tė paguhet e njėjta tarifė shkollimi. Tarifė mė tė ulėt do tė ketė mjekėsia, dega tjetėr e kėtij fakulteti. Tarifa kėtu do tė jetė 25 mijė lekė tė reja. Kjo tarifė ėshtė pėrcaktuar edhe pėr Fakultetin e Infermierisė dhe Fakultetin e Ekonomisė. Ndėrsa pėr degėt e Fakultetit Histori-Filologji, tarifa e shkollimit do tė jetė 20 mijė lekė. Mė e ulėt, tarifa parashikohet pėr studentėt qė do tė vazhdojnė degėt e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės dhe Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja. Nga tarifa prej 30 mijė lekė e deri te tarifa prej 15 mijė lekėsh do tė paguajnė edhe studentėt qė fitojnė tė drejtėn pėr tė studiuar nė Universitetin Politeknik tė Tiranės. Dega e arkitekturės mbetet mė e "shtrenjta", prej 30 mijė lekėsh. Kurse pėr studentėt e universiteteve tė Elbasanit, Gjirokastrės, Korēės, Shkodrės, Vlorės dhe Durrėsit tarifa ėshtė mė e ulėt, krahasuar me universitetet qė ndodhen nė kryeqytet.

TARIFAT

I. Nė Universitetin e Tiranės:
Pėr tė gjitha programet e studimit, sipas fakulteteve pėrkatėse:
1. Nė Fakultetin e Shkencave Natyrore 15 000 lekė.
2. Nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja 15 000 lekė.
3. Nė Fakultetin e Drejtėsisė 30 000 lekė.
4. Nė Fakultetin e Shkencave Sociale 30 000 lekė.
5. Nė Fakultetin e Mjekėsisė:
a) Nė programet e studimit nė:
i) ”Farmaci” 30 000 lekė.
ii) ”Stomatologji” 30 000 lekė.
iii) ”Shėndet Publik” 30 000 lekė.
b) Nė programin e studimit “Mjekėsi” 25 000 lekė.
6. Nė Fakultetin e Infermierisė 25 000 lekė.
7. Nė Fakultetin e Histori-Filologjisė 20 000 lekė.
8. Nė Fakultetin e Ekonomisė 25 000 lekė.
II. Nė Universitetin Politeknik tė Tiranės:
1. Nė programin e studimit “Arkitekturė” 30 000 lekė.
2. Nė programin e studimit “Inxhinieri ndėrtimi” 25 000 lekė.
3. Nė programet e studimit:
a) “Inxhinieri elektronike” 20 000 lekė.
b) “Inxhinieri telekomunikacioni” 20 000 lekė.
c) “Inxhinieri informatike” 20 000 lekė.
4. Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 15 000 lekė.
III. Nė Akademinė e Arteve:
1. Nė programin e studimit “Regji filmi” 80 000 lekė.
2. Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 30 000 lekė.
IV. Nė Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”
Pėr tė gjitha programet e studimit 20 000 lekė.
V. Nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės:
1. Nė programet e studimit:
a) “Drejtim fermash dhe agrobiznes” 20 000 lekė.
b) “Ekonomi dhe politikė agrare” 20 000 lekė.
c) “Inxhinieri pyjesh” 20 000 lekė.
ē) “Inxhinieri e pėrpunimit tė drurit” 20 000 lekė.
d) “Financė-kontabilitet” 20 000 lekė.
dh) ”Mjekėsi veterinare” 20 000 lekė.
2. Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 15 000 lekė.
VI. Nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit:
1. Pėr programet e studimit pėr “Mėsuesi” 12 000 lekė.
2. Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 15 000 lekė.
VII. Nė universitetin “Eqerem Ēabej” tė Gjirokastrės:
Pėr tė gjitha programet e studimit 12 000 lekė.
VIII. Nė universitetin “Fan S. Noli” tė Korēės:
Pėr tė gjitha programet e studimit 12 000 lekė.
IX. Nė universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės:
1. Nė programet e studimit:
a) “Gjuhė letėrsi” 15 000 lekė.
b) “Punė sociale” 15 000 lekė.
c) “Psikologji” 15 000 lekė.
ē) “Drejtėsi” 16 000 lekė.
2. Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 12 000 lekė.
X. Nė universitetin “Ismail Qemali” tė Vlorės:
1. Nė programet e studimit:
a) ”Drejtėsi” 20 000 lekė.
b)”Gjuhė-letėrsi” 15 000 lekė.
2. Pėr tė gjitha programet e studimit 12 000 lekė.
XI. Nė universitetin “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit:
Pėr tė gjitha programet e studimit 15 000 lekė.
8. Kandidatėt, qė do tė fitojnė tė drejtėn pėr tė ndjekur njė program studimi, tė ciklit tė
parė, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, nė vitin akademik 2009-2010, dhe qė vijnė nga kėto
shtresa sociale, si: tė verbėr/tė shurdhėr, invalidė, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, studentė me aftėsi
tė kufizuara, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė apo fėmijė tė policėve tė rėnė ose tė plagosur, pėr
shkak tė detyrės, e tė ish-tė pėrndjekurve politikė, pėrjashtohen nga tarifa e shkollimit. Nga kjo
tarifė vjetore shkollimi pėrjashtohen edhe studentėt e viteve mė tė larta, qė vijnė nga kėto shtresa
sociale.
9. Studenti i nėnshtrohet vetėm njė tarife vjetore shkollimi. Studentėt pėrsėritės i
nėnshtrohen tarifės vjetore tė shkollimit tė vitit akademik, nė tė cilin vazhdojnė studimet.
10. Nė ēdo program studimi, nė ciklin e parė tė studimeve, me kohė tė plotė, nė vitin
akademik 2009-2010, 5 (pesė) studentėt e vitit tė parė, me rezultate mė tė larta nė plotėsimin e
kritereve tė pranimit (pikėt e fituara nė sistemin meritė-preferencė), nė programin e studimit
pėrkatės, pėrjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Kėtė pėrjashtim, nė asnjė rast, nuk e pėrfitojnė
studentėt me notėn mesatare tė shkollės sė mesme mė tė ulėt se nota 8 (tetė).
11. Kuotat e pranimeve pėr njė program tė dytė studimi, tė pėrcaktuara nė shkronjėn “b” tė
pikės 1 tė kėtij vendimi, dhe kuotat pėr transferim studimesh, tė pėrcaktuara nė shkronjėn “c” tė
pikės 1 tė kėtij vendimi, shpėrndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, mbėshtetur edhe nė
kėrkesat e institucioneve publike tė arsimit tė lartė.
12. Transferimet e studentėve, nė numrin pėrkatės tė kuotės sė pėrcaktuar nga Ministria e
Arsimit dhe Shkencės, bėhen nga vetė institucionet publike tė arsimit tė lartė, sipas kritereve tė
pėrcaktuara nė aktet nėnligjore dhe statutin e rregulloret e tyre.
13. Studentėt, qė transferojnė studimet nga njė program studimi apo nga programe tė
mėparshme studimi tė ciklit tė parė, nė njė program tjetėr studimi nė institucionet publike tė arsimit
tė lartė, i nėnshtrohen tarifės sė pėrgjithshme vjetore tė shkollimit tė programit tė studimit pėrkatės,
nė tė cilin ata kanė kėrkuar tė transferojnė studimet.
14. Kandidatėt, qė dėshirojnė tė vijojnė studimet nė njė program tė dytė studimi, e fitojnė
kėtė tė drejtė, brenda numrit tė kuotės sė pėrcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas
kritereve tė pėrcaktuara nga vetė institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr pranimet nė njė program
tė dytė studimi dhe pa iu nėnshtruar detyrimeve tė “Maturės Shtetėrore”.
15. Kandidatėt, qė kėrkojnė tė studiojnė nė njė program tė dytė studimi, nė Akademinė e
Arteve, nė Akademinė e Edukimit Fizik e Sporteve “Vojo Kushi”, nė Tiranė, nė programin e
studimit tė ciklit tė parė “Edukimit fizik dhe sporte” tė universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės
dhe tė universitetit “Aleksandėr Xhuvani”, tė Elbasanit nė programin e studimit tė ciklit tė parė
“Pedagogji e specializuar”, nė universitetin e Vlorės, dhe nė programin e studimit “Arkitekturė” tė
Universitetit Politeknik tė Tiranės, duhet tė plotėsojnė edhe kriteret e veēanta (konkurset e pranimit),
tė vendosura nga vetė kėto institucione.
16. Studentėt, qė vijojnė njė program tė dytė studimi i nėnshtrohen tarifės sė shkollimit, tė
pėrcaktuar nė tabelėn nr.3, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.
17. Shtetasit e huaj, qė do tė vazhdojnė studimet nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, i
nėnshtrohen tė njėjtės tarifė shkollimi, si shtetasit shqiptarė, me pėrjashtim tė rasteve kur, me
marrėveshje zyrtare shtetėrore, janė vendosur mėnyra tė tjera tė pėrcaktimit tė tarifave tė shkollimit.
18. Rishpėrndarja e kuotave tė pėrcaktuara nė pikėn 1 tė kėtij vendimi, tė cilat mbeten tė
parealizuara, bėhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nė bashkėpunim me institucionet publike
tė arsimit tė lartė.
19. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr nxjerrjen e udhėzimeve tė hollėsishme,
nė zbatim tė kėtij vendimi dhe institucionet publike tė arsimit tė lartė.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

tirana observer

ILIRI

Numri i postimeve: 4304
Reputation: 46
Points: 17118
Registration date: 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi