ILIRIADA PORTAL

Be: Vizat hiqen vitin e ardhshem

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24092009

Mesazh 

Be: Vizat hiqen vitin e ardhshem




UASHINGTON - Megjithese zgjerimi i Bashkimit Evropian eshte cilesuar si nje nga politikat e jashtme me te suksesshme te bllokut 27-anetaresh, integrimi i Ballkanit Perendimor mbetet nje nga sfidat. Drejtori i Pergjithshem ne Komisionin Evropian per Zgjerimin, Majkell Li, beri nje permbledhje te perparimeve dhe sfidave te bllokut gjate nje diskutimi ne Qendren Udrou Uilson ne Uashington. Nje nga fushat ku eshte bere perparim ne integrimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian eshte mundesia e levizjes se lire per Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Ndersa per Kosoven nuk ka ende nje plan i qarte integrimi, Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina mund t'i shtohen ketij grupi vitin e ardhshem nese arrijne t'i permbushin kushtet.

"Ne shpresojme qe keto dy vende t'i permbushin kushtet me perpjekjet e duhura deri vitin e ardhshem", deklaroi dje, Drejtori i Pergjithshem ne Komisionin Evropian per zgjerimin, Majkell Li. Ai theksoi se "deri tani Shqiperia ka bere hapa pozitive ne drejtim te arritjes se reformave te kerkuara per liberalizimin e vizave". "Mendoj se per sa i perket Shqiperise ka pasur perparim te madh ne permbushjen e kushteve, sidomos ne lidhje me zgjedhjet ku eshte bere shume pune per dhenien e kartave te reja te identitetit, dhe mendojme se nese vazhdojne te punojne per sigurine e kufijve atehere do te mund te ecin perpara", nenvizoi z.Li.

Por megjithese zgjerimi konsiderohet si politika e jashtme me e suksesshme e BE-se, zoti Li thote se integrimi i Ballkanit Perendimor do te kete edhe shume sfida. Ky rajon ende mban mbi shpine barren e mosmarreveshjeve te pazgjidhura mes shteteve te krijuara nga konfliktet ne ish-Jugosllavi.

"Per shembull veshtiresite qe dalin nga statusi i Kosoves, dhe qendrimet e ndryshme te vendeve te rajonit ne lidhje me kete ceshtje. Disa nga vendet e rajonit e kane njohur pavaresine e Kosoves se bashku me 22 anetare te BE-se dhe disa jo, ashtu sikurse 5 nga vendet e bllokut. Prandaj, arritja e kompromiseve ne organizata rajonale bashkepunimi eshte nje nga veshtiresite qe hasim tani", deklaroi z. Li. Ai thote se Bashkimi Evropian eshte perpjekur ta distancoje integrimin nga problemet mes vendeve te rajonit, megjithese ka ofruar ndihme kur ka qene e nevojshme. Nderkohe, blloku 27-anetaresh po harton nje raport mbi alternativat e mundshme per integrimin e ardhshem te Kosoves ne Bashkimin Evropian.

Por, me situaten e tanishme ekonomike ne bote, integrimi i Ballkanit Perendimor nuk eshte peng vetem i sfidave te mosmarreveshjeve te brendshme rajonale.

"Disa nga sfidat kryesore qe ne veme ne dukje ne raportin tone qe do te publikohet ne tetor te ketij viti jane ato qe rrjedhin si pasoje e krizes ekonomike dhe financiare. Kriza ka prekur BE-ne dhe SHBA-ne, por edhe partneret tane ne Ballkan dhe Turqi."

Zoti Li tha edhe se bashkepunimi ekonomik mes BE-se dhe vendeve ne tranzicion eshte ne interesin e perbashket dhe duhet te vazhdoje per te lehtesuar reformat e nevojshme per integrim.
koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24451
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Be: Vizat hiqen vitin e ardhshem :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Sep 24, 2009 2:41 pm nga emigranti

O po vizat do hiqen, Shqipria ne Be do futet e komen ska per ta lujt kerkush me na pa po nuk ua prem ne bileten.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Sep 24, 2009 8:43 pm nga bulqizaku

[quote]
O po vizat do hiqen, Shqipria ne Be do futet e komen ska per ta lujt kerkush me na pa po nuk ua prem ne bileten.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi