ILIRIADA PORTAL

Klinton, Metes: Mbeshtetje Shqiperise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24092009

Mesazh 

Klinton, Metes: Mbeshtetje Shqiperise




Shefi i diplomacise shqiptare, Ilir Meta ka zhvilluar nje takim me Sekretaren Amerikane te shtetit, Hilari Klinton. Takimi i numrit dy te qeverise shqiptare, njeheresh minister i Jashtem dhe numrit nje te diplomacise se SHBA, eshte zhvilluar gjate darkes Trans-Atlantike ne Nju Jork, e cila eshte shtruar nga ana e Klinton. Kjo darke u organizua gjate Sesionit te 64 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ne te cilen ishin ftuar ministrat e Jashtem te vendeve te BE-se dhe NATO-s. Gjate kesaj darke, ministrat e Jashtem te Aleances se Atlantikut diskutuan rreth nje sere ceshtjesh te nje rendesie te vecante per paqen dhe sigurine e vendeve anetare te NATO-s dhe BE-se.

Gjate darkes zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Meta, u takua dhe zhvilloi nje bisede te ngrohte me Sekretaren e Shtetit Klinton, e cila e pershendeti Meten per marrjen e funksioneve dhe i uroi atij suksese ne ushtrimin e kesaj pergjegjesie te rendesishme politike per Shqiperine. Klinton i konfirmoi Metes, vullnetin e SHBA per nje bashkepunim te ngushte mes dy vendeve, ne te gjitha nivelet dhe i theksoi atij besimin e plote tek roli teper konstruktiv dhe i rendesishem, qe Shqiperia ka luajtur dhe do te luaje si nje partnere e afert e SHBA, per mbarevajtjen e sigurise, paqes dhe stabilitetit rajonal. Ministri i Jashtem, Meta, ne emer te qeverise shqiptare e siguroi Sekretaren Amerikane te Shtetit, Klinton per angazhimin maksimal te Shqiperise ne permbushjen e detyrimeve si anetare e NATO-s dhe dedikimin e qeverise per t'iu afruar sa me shpejt integrimit te plote evropian. Nderkohe qe dhe Belgjika konfirmon mbeshtetjen e saj te plote per procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Garancia i eshte dhene zv/kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme, Ilir Meta nga homologu i tij belg, ne nje takim qe kane zhvilluar gjate pjesemarrjes ne Sesionit te 64-t te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Ministri i Jashtem i Belgjikes Yves Leterne, ka vleresuar perparimet e dukshme qe ka bere vendi yne ne plotesimin e kushteve te udherrefyesit te Komisionit Evropian per liberalizmin e vizave. Leterne ka vleresuar gjithashtu dhe zgjedhjet e fundit parlamentare dhe raportin pozitiv te OSBE-ODIHR per to. Nga ana e tij zv/kryeministri Meta, i ka kerkuar homologut belg mbeshtetjen e vendit te tij per aplikimin e Shqiperise per statusin e kandidatit per anetar te Bashkimit Evropian, si dhe per perfshirjen e Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave te BE-se me vendet e rajonit. Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork, Meta ka zhvilluar takime dhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Emirateve te Bashkuara Arabe si dhe zevendesministrin e Puneve te Jashtme te Panamase.
koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi