ILIRIADA PORTAL

Berisha, urdhėr ministrave: Publikoni nė web telefonat celularė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24092009

Mesazh 

Berisha, urdhėr ministrave: Publikoni nė web telefonat celularė




VALENTINA MADANI
Telefonat celularė nuk janė shenjė e fuqisė, por nė rastin e ministrave tė qeverisė “Berisha” mund tė bėhen tė tillė pėr nga rėndėsia e pushtetit. Me urdhėr tė Kryeministrit Sali Berisha, i gjithė stafi prej 15 ministrash janė tė detyruar tė publikojnė nė web-et e dikastereve qė mbulojnė, numrat celularė. Tė sapo tėmandatarit janė nė shėrbim tė qytetarėve dhe numrat e secilit prej ministrave duhet tė jenė nė ēdo kohė tė hapur pėr shqetėsimet e shqiptarėve. Burimet sqarojnė se ky urdhėr i brendshėm i z. Berisha ndryshe nga dy vjet mė parė i cili u neglizhua nga pjesa dėrrmuese e ministrave tė mėparshėm, kėtė herė do tė gjejė zbatim tė shpejtė. Njė pjesė e ministrive kanė nė rikonstruksion web-et e tyre, pėr shkak edhe tė ndėrrimit tė titullarėve, por asnjėri prej 15 ministrave, pa pėrjashtim, nuk do tė mund tė shmangė publikimin e numrit personal dhe kthimin e pėrgjigjeve nė rastet kur problemet e qytetarėve qėndrojnė dhe kėrkojnė zgjidhje konkrete. Numri i celularit do tė afishohet bashkė me adresat e email-eve nė rubrikėn e tė dhėnave pėr ministrat, CV-tė. Shembullin e parė e ka dhėnė vetė Kryeministri Sali Berisha. Para afro njė viti z. Berisha nė njė spot televiziv u drejtohej qytetarėve se numri i tij i telefonit ishte nė dispozicion tė tyre pėr tė shprehur hallet dhe shqetėsimet e tyre dhe pėr tė denoncuar aktet korruptive tė zyrtarėve tė shtetit. Nė spotin e tij, Berisha deklaronte se qeveria e drejtuar prej tij ka bėrė shumė nė luftėn kundėr kėtyre fenomeneve, por me ndihmėn e qytetarėve mund tė bėhet edhe mė shumė pėr t‘i eliminuar ato. Sipas Berishės, qytetarėt me kurajo dhe besim duhet tė denoncojnė pranė autoriteteve ēdo rast kėrkese pėr ryshfet nga ana e punonjėsve shtetėrorė, pasi heshtja sė pari u bėn dėm atyre dhe shoqėrisė. Kreu i qeverisė theksoi se nė kėto raste kemi tė bėjmė me njė krim, i cili duhet tė ndėshkohet. Tė gjitha mesazhet telefonike qė mbėrrijnė nė numrin personal tė Kryeministrit Sali Berisha dhe nė tė cilat denoncohen aktet korruptive, shqyrtohen deri nė fund. Ato janė shtuar sė tepėrmi qė nė momentin e publikimit tė numrit celular gjatė spotit televiziv. Por, nė telefonin e Kryeministrit ēdo ditė vijnė edhe sms pėr probleme tė tjera shqetėsuese, pėr jetėn e shqiptarėve, si ēėshtjet e pronėsisė, konflikte gjyqėsore, probleme shėndetėsore, legalizim tė banesave etj. Nė rastet mė tė shumta ata marrin pėrgjigje pėrmes vetė z. Berisha ose stafit tė tij kėshillues. Pikėrisht tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė edhe vartėsit ministra, tė cilėve u duhet tė komunikojnė pėrmes sms-ve me elektoratin, ku janė zgjedhur pėr problematikėn qė ata shfaqur ose edhe qytetarė tė ndryshėm qė nuk janė votues tė ministrave. Ashtu si shefi i ekzekutivit, edhe 14 anėtarėt e kabinetit duhet tė jenė tė vėmendshėm, ndaj pretendimeve tė qytetarėve dhe ta ndjekin situatėn aty ku ėshtė vėrtet shqetėsuese.

standart
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24166
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha, urdhėr ministrave: Publikoni nė web telefonat celularė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Sep 24, 2009 2:34 pm nga emigranti

Ky po esht urdher. Mir qe po i detyro me i publiku po a i detyro dot qe ti majn hap celet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Sep 25, 2009 5:34 pm nga dini

Gjer tani ka mbajt fjalėn

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Sep 26, 2009 12:46 pm nga bulqizaku

sidomos me rrugt

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi