ILIRIADA PORTAL

Nė kėrkim tė eshtrave tė tė ekzekutuarve nga komunizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28092009

Mesazh 

Nė kėrkim tė eshtrave tė tė ekzekutuarve nga komunizmi




IRGIS HYSENAJ
Eshtrat e gjetura para pak kohėsh nė Sukth tė Durrėsit ende janė pa emėr, edhe pse thuhet se ato i pėrkasin njė prej mijėrave tė ekzekutuarve nga regjimi komunist. Sidoqoftė, ato tani mund tė konsiderohen mė “me fat” se rreth 4 mijė tė tjerė tė ekzekutuar e tė zhdukur nga regjimi nė gjithė Shqipėrinė. Gati 20 vjet qė nga rėnia e komunizmit, gjurmėt e tij janė tė dukshme. Vetėm fakti qė regjimi i ka lėnė vendit njė varr tė madh ende tė pahapur, e bėn atė edhe sot terrorizues. Por duket se familjarėt e tė gjithė viktimave politike tė diktaturės do tė kenė mundėsinė qė tė gjejnė “kockat e mbetura” tė tė afėrmve tė tyre dhe t’u japin atyre njė varrim tė denjė.

Prej mė shumė se njė muaji, nga Ministria e Drejtėsisė ka dalė njė urdhėr, i cili kėrkon ngritjen e njė grupi pune tė pėrbėrė nga disa specialistė, qė do tė bėjnė tė mundur gjetjen dhe identifikimin e tė gjitha viktimave dhe kthimin e eshtrave tė tyre familjarėve. Ky do tė jetė njė proces i vėshtirė, pasi pėr tė arritur nė rezultate tė mira duhet qė tė ketė njė bashkėpunim tė suksesshėm midis disa institucioneve.

Sipas Dr. Prof Besim Ymaj, drejtor i Mjekėsisė Ligjore, “procesi pėr identifikimin e tyre ėshtė shumė kompleks. Duhet tė kemi parasysh qė eshtrat qė gjenden janė mbetje kockore. Pra, pėr tė bėrė tė mundur identifikimin e tyre duhet qė tė kryhen kėrkime konkrete. Mė pas tė dhėnat e mbledhura ballafaqohen dhe mund tė ēojnė nė arritjen e njė rezultati. Por i gjithė ky proces kėrkon kohė”. Ndėrkohė qė pjesė e grupit do tė jenė edhe mjekėt ligjorė, tė cilėt do tė ndihmojnė nė identifikimin e mbetjeve kockore apo eshtrave tė gjetura. “Kemi marrė njė urdhėr nga Ministria e Drejtėsisė prej gati njė muaji, i cili thotė pėr krijimin e njė grupi pune ku do tė ketė edhe doktorė nga mjekėsia ligjore, tė cilėt janė caktuar, qė do tė merren me gjetjen e eshtrave tė tė gjithė personave tė zhdukur dhe pėr identifikimin e tyre”, - vazhdoi ai. Nė pėrbėrje tė grupit do tė ketė specialistė nga Ministria e Drejtėsisė, ajo e Brendshme, nga mjekėsia ligjore dhe Prokuroria e Pėrgjithshme. Puna e tė gjithė pjesėtarėve tė grupit do tė bėjė tė mundur kryerjen me sukses tė kėtij misioni.

Gjatė dy dekadave tė fundit, pėrpjekje tė mėdha janė bėrė, qė tė gjithė personat e vrarė mizorisht nga sistemi komunist tė mund tė kenė njė varr dhe ku tė afėrmit e tyre t’i kujtojnė ata dhe veprėn e tyre. Por kėto kanė qenė individuale dhe shpesh tė pasuksesshme dhe zhgėnjyese. Kjo, sepse mungojnė shumė tė dhėna, pėr vendndodhjen e varreve masive, si dhe informacione tė tjera qė bėjnė tė mundur identifikimin e tyre. Ndėrkohė qė problemet janė tė shumta. Qė nga numri i saktė i tė gjithė tė ekzekutuarve nga regjimi, pėr tė vazhduar pastaj tek vendndodhja e kėtyre varreve masive, informacionet qė mund tė ēojnė nė gjetjen e identitetit tė viktimės dhe mė pas rezultati pėrfundimtar. Por pikė sė pari, duhet informacioni fillestar, ai i cili tė tregon se ku janė varret dhe personat e eliminuar, qė sipas drejtuesit tė Qendrės Shqiptare pėr Rehabilitimin e Traumės dhe Torturės, Adrian Kati, ekziston, por ende nuk ėshtė bėrė publik. “Gjatė kohės sė diktaturės komuniste, procesi i eliminimit tė tė dėnuarve politikė ka qenė shumė i rregullt. Shėnoheshin vendi i ekzekutimit, i dėnuari, deri edhe tek emrat qė morėn pjesė nė skuadrat e pushkatimit”, - shprehet ai. “Kėto tė dhėna janė ende tė ruajtura nė Prokurori”. Por shumė tė vrarė tė tjerė ka pasur edhe nė kufi. Sipas ish-tė dėnuarit politik, shkrimtarit dhe studiuesit Agim Musta, “tė gjithė personat qė tentonin tė arratiseshin, vriteshin. Trupat e tyre mė pas lyheshin me naftė, digjeshin dhe hidheshin nė greminė”.

Pyetjes se pse regjimi komunist zhdukte tė gjithė trupat e tė dėnuarve politikė, duke i groposur ata nė fshehtėsi dhe pa ua dorėzuar familjes, Kati i pėrgjigjet:

“Qėllimi i regjimit ishte qė regjimi tė shndėrrohej nė sytė e njerėzve si njė makineri frike. Duke pėrēuar frikėn, ata kishin mundėsi qė ta kishin popullin nė kontroll. Tė gjithė personat tė cilėt dėnoheshin me vdekje me pushkatim, kishin njė tjetėr tė dėnim, atė tė heqjes sė tė drejtave civile pėr pesė vjet. Ky ėshtė njė detaj shumė interesant. Regjimi i pushkatonte tė dėnuarit dhe i varroste ata nė mėnyrė tė fshehtė, duke i hequr mundėsinė familjes qė tė merre trupin e tyre. Viktimat ishin pa varr dhe familja e tij nuk mund tė shkonte nė vendin ku ai ishte varrosur pėr ta kujtuar. Me kėtė veprim, regjimi jepte mesazhin qė jo vetėm qė tė vriste, por edhe tė zhdukte, qė ti mos tė kujtoheshe, qė vepra jote mos tė kujtohej nga tė afėrmit e njerėzit e tjerė”.





Numri i tė vrarėve



Edhe pse kanė kaluar rreth 20 vjet nga rėnia e diktaturės, ende nuk ka njė numėr tė saktė tė tė vrarėve nga diktatura komuniste. Sipas drejtuesit tė Qendrės Shqiptare pėr Rehabilitimin e Traumės dhe Torturės, Adrian Kati, duhet tė jetė shteti ai qė tė llogarisė numrin e saktė, pasi shoqatat shpesh herė nuk janė plotėsisht tė sakta.

“Nėse flasim me shifra, ne nuk kemi njė numėr tė saktė tė tė gjithė personave qė janė vrarė nga diktatura komuniste. Kjo, pasi duhet tė jetė shteti ai qė tė japė njė numėr tė saktė, nėpėrmjet arkivave qė ai ka. Por ende nuk ėshtė hapur asnjė arkivė, kėshtu qė s’ka njė shifėr konkrete. Nga ana jonė, ne mendojmė se numri i tė vrarėve ėshtė mbi pesė mijė, por kėto nuk janė tė sakta, pasi janė tė vėrtetuara”, - u shpreh ai. Ndėrsa shkrimtari dhe studiuesi Agim Musta, i dėnuar politik, shprehet se numri i tė vrarėve ėshtė rreth 6000. Shumė tė vrarė e tė zhdukur ka pasur nė kufi gjatė tentativave pėr t’u arratisur. “Shumė persona janė vrarė nė kufi. Trupat e tyre mė pas lyheshin me naftė e u vihej flaka. Mė pas ata hidheshin nė greminė”, - shprehet ai. Ndėrkohė qė shumė viktima ka pasur edhe nė burgjet dhe nė galeritė ku tė burgosurit politikė punonin.



Kėrkimet nga familjarėt



Familjarėt e viktimave kanė bėrė vetė kėrkime pėr gjetjen e eshtrave tė tė afėrmve tė tyre tė vrarė. Por kjo ishte tepėr e vėshtirė, pasi pėrveē shpenzimeve tė mėdha, shpesh tė dhėnat nuk ishin tė sakta. Sipas studiuesit Agim Musta, qė ka bėrė kėrkime tė shumta nė lidhje me vrasjet e kryera nga regjimi, numri i tė vrarėve tė gjetur ėshtė rreth 1200. “Nga rreth 6000 mijė persona tė cilėt rezultojnė tė zhdukur nga diktatura komuniste, numri i familjarėve tė cilėt kanė arritur qė tė gjejnė eshtrat e njerėzve tė tyre nuk pėrbėjnė as 20% tė kėsaj shume. Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė arrish tė gjesh kėto eshtra”, - u shpreh ai. Ndėrkohė qė janė edhe rreth 4 mijė persona tė tjerė, tė cilėt janė diku tė groposur nė territorin shqiptar.



Periudhat e terrorit



Ka pasur disa periudha kur janė ekzekutuar shumė njerėz, pėr shkak tė bindjeve tė tyre tė ndryshme nga ato qė regjimi kėrkonte. Sipas drejtuesit tė QSHRTT, Adrian Kati, ka tri etapa kohore ku diktatura ka kryer krimet e saj. “Etapa e parė ka qenė kur Enver Hoxha mori pushtetin pas vitit 1943. Ai filloi qė tė eliminonte qė tė gjithė personat, tė cilėt ishin kundėr tij, gjatė periudhės sė luftės. Kėshtu nisėn eliminimet e tė gjithė intelektualėve, ata qė ishin shkolluar jashtė, nė universitetet perėndimore, ish-administrata e mbretit Zog, si dhe persona tė tjerė tė cilėt paraqisnin rrezik pėr Hoxhėn”, - u shpreh ai. Mė pas ai shton se etapa e dytė ka qenė nė vitin 1947, kur diktatura me porosi tė Titos nisi vrasjet e tė gjithė personave, tė zbatuar nga Koēi Xoxe, tė atyre qė ishin kundėr komunizmit, kundėr ish-Jugosllavisė si dhe armiqtė e tjerė tė diktaturės. “Ndėrsa etapa e tretė ka qenė ajo e viteve ‘60-‘70, ku filloi goditja e tė gjithė intelektualėve shqiptarė, tė cilėt ishin shkolluar nė vendet komuniste tė Lindjes. Ndaj tyre u mor masa e fundit nga ana e diktaturės”.





Hapja e dosjeve



Pėrveē hapjes sė varreve masive nė territorin shqiptar, ku fshihen rreth 4 mijė skelete tė tė dėnuarve politikė tė vrarė nga regjimi, njė ēėshtje me rėndėsi ėshtė edhe hapja e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Brenda tyre ka informacione tė plota, tė cilat ndihmojnė nė marrjen e tė dhėnave tė sakta pėr tė gjithė personat e ekzekutuar. Megjithatė ky proces ka ngelur nė vend. Kjo, pėr shkak tė problemeve teknike midis partive politike. Hapja e kėtyre dosjeve ėshtė me rėndėsi pėr tė gjithė tė afėrmit e tė zhdukurve, tė cilėt mė nė fund do tė kenė mundėsi qė tė gjejnė eshtrat e tyre dhe tė kenė njė vend ku t’i nderojnė. Por njė proces i tillė duket se pengohet nga persona tė caktuar, tė cilėt nuk duan qė kėto dosje tė hapen, pasi mund tė preken nga ato ēfarė pėrmbahet aty brenda. Nga kjo duket se penalizohen edhe familjarėt e viktimave tė diktaturės, tė cilėt vazhdojnė tė kėrkojnė nė mėnyrė individuale, me shumė raste dėshtimesh, pa pasur njė tė dhėnė konkrete, qė mund t’i ndihmojė ata nė realizimin e qėllimeve tė tyre. Para disa kohėsh u diskutua midis pėrfaqėsuesve tė partive politike shqiptare nė lidhje me kėtė ēėshtje, por nuk u arrit qė tė gjendej njė marrėveshje. Ndėrkohė qė edhe ndėrkombėtarėt kanė ofruar ndihmėn e tyre nė lidhje me modelin se si duhet tė kryhet ky proces. Por nėse faktorėt politikė nuk do tė arrijnė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt, atėherė kjo do tė penalizojė edhe familjarėt e viktimave tė komunizmit, tė cilėt do tė duhet tė pėrballen me shumė zhgėnjime nga kėrkimet e kryera nė mėnyrė individuale.

Tirana Observer
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi