ILIRIADA PORTAL

“Ndihma juaj, e jashtėzakonshme nė pavarėsinė e Kosovės dhe demokratizimin e Shqipėrisė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29092009

Mesazh 

“Ndihma juaj, e jashtėzakonshme nė pavarėsinė e Kosovės dhe demokratizimin e Shqipėrisė”




Nė vijim tė vizitės nė SHBA, kryeministri Berisha vlerėson kontributin e federatės panshqiptare “Vatra”

Kryeministri Sali Berisha ka vlerėsuar kontributin e komunitetit shqiptar nė SHBA nė dobi tė ēėshtjes kombėtare si dhe rolin qė kanė luajtur nė pėrparimin dhe zhvillimin e vendit tonė. “Ndihma juaj ka qenė e madhe nė pavarėsinė e Kosovės dhe demokratizimin e Shqipėrisė”, tha kryeministri Berisha, gjatė njė takimi nė Nju Jork me pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar nė SHBA, duke nėnvizuar se “pavarėsia e Kosovės ėshtė kryevepra e kombit shqiptar”.
Gjatė takimit, Berisha shprehu angazhimin e qeverisė pėr ta ēuar Shqipėrinė drejt prosperitetit dhe anėtarėsimit nė familjen evropiane.
Sipas tij, shoqata “Vatra” ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm e historik nė tė gjithė rrugėn e zhvillimit kombėtar, pasi shėrben si njė avokate e interesave kombėtare nė Amerikė.
Kreu i qeverisė Berisha, vuri nė dukje se nė pesė vitet e fundit, shqiptarėt kanė pėrjetuar ngjarje tė mėdha dhe tė papėrsėritshme.
“Me pavarėsinė e Kosovės shqiptarėt ia dolėn ta shndėrrojnė nė realitet ėndrrėn shekullore tė kombit tonė. Kjo pėr shkak tė sakrificės dhe mendimit njerėzor, tė gjithanshėm, me njė trimėri dhe kurajė tė pashoqe tė popullit tė Kosovės, tė njė menēurie tė jashtėzakonshme tė burrit tė madh tė kombit shqiptar, Ibrahim Rugovės dhe tė njė trimėrie legjendare, tė Adem Jasharit, shqiptarėt shkruan historinė, sepse ia dolėn tė fitojnė edhe me ndihmėn e kėtij vendi tė madh, SHBA-ve”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha veēoi si njė arritje tė madhe edhe anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO.
“Ne si komb kemi pasur njė udhė shumė tė vėshtirė, por e vėrtetė ėshtė se pavarėsisht nga vėshtirėsitė e mėdha, pushtimet e zgjatura, vokacioni perėndimor i kombit shqiptar i ka bashkuar gjithnjė shqiptaret, pasi ky vokacion triumfon patjetėr nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO”, theksoi Kryeministri Berisha.
Gjatė fjalės se tij, Kryeministri Berisha nuk la pa pėrmendur edhe zgjedhjet e fundit nė Shqipėri, tė cilat pėrmbushėn tė gjitha standardet e kėrkuara.
Sipas Kryeministrit, njė tjetėr projekt i madh u konkretizua gjatė katėr viteve tė fundit, “Korridori i Kombit”, i cili ka transformuar dhe po transformon ēdo ditė gjeografinė e kėtij rajoni.
Berisha premtoi se nė katėr vitet qė vijnė do tė bėhet realitet projekti i integrimit evropian tė shqiptarėve.
“Jam zotuar para shqiptarėve se nė krye tė katėr viteve do tė pėrgjysmoj distancat nga kryeqyteti i Shqipėrisė me ēdo vend banim shqiptar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Shqipėrinė do ta ndryshoj duke e sjellė atė te ‘mosha dixhitale’, sepse ajo ėshtė ‘mosha’ qė duhet tė ketė vendi ynė”, tha ai.
Njė tjetėr strategji e kėtyre katėr vjetėve, tha Kryeministri Berisha , do tė jetė edhe tėrheqja e sa mė shumė investimeve tė huaja.
Sipas Kryeministrit, nė njė vend si Shqipėria nuk duhet tė ekzistojė “varfėria e tejskajshme”.
“Lufta kundėr korrupsionit ėshtė mėnyra mė eficente pėr tė luftuar varfėrinė dhe mizerjen”, u shpreh kryeministri Berisha.
55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi