ILIRIADA PORTAL

Presidenca e BE premton kandidimin e Shqipėrisė, konfirmon edhe vendimin pėr heqjen e vizave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30092009

Mesazh 

Presidenca e BE premton kandidimin e Shqipėrisė, konfirmon edhe vendimin pėr heqjen e vizave




Kryeministri suedez Reinfelt, vendi i tė cilit ka presidencėn e BE-sė, si dhe ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini kanė konfirmuar dje se kishte ardhur koha pėr miratimin e kėrkesės sė Shqipėrisė pėr marrjen e statusit tė kandidatit. Ministri italian Fratini ka folur dje edhe pėr vendimin politik tė BE-sė, qė brenda fundit tė kėtij viti, Shqipėria t’i bashkohet grupit tė vendeve ballkanike, qė do tė pėrfitojnė heqjen e regjimit tė vizave

Shqipėria do tė marrė pėrgjigje pėr kėrkesėn e saj pėr statusin kandidat nė BE, brenda Presidencės suedeze. Kjo ėshtė garancia qė jep kryeministri i Suedisė, Fredrik Reinfelt dhe ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, duke konfirmuar kėshtu optimizėm e hapur, pėr njė pėrgjigje pozitive lidhur me kėrkesėn e statusit kandidat. Pėrgjigja e Brukselit pėr aplikimin e Shqipėrisė, e cila kėrkon tė marrė statusin e vendit kandidat, mund tė ishte dhėnė mė herėt. Por vonesat kanė patur tre arsye, sė pari pritja pėr zgjedhjet nė Shqipėri, sė dyti, pritja e zgjedhjeve nė Gjermani, dhe sė fundi, kur kėto kaluan, duhet pritur rezultati i referendumit tė dytė Irlandez pėr miratimin ose jo tė Traktatit tė Lisbonės. Nėse Irlandezėt votojnė sėrish nė shumicė kundėr, gjė qė sondazhet nuk e favorizojnė kėtė herė, ekspertet thonė se ēėshtja e zgjerimit, do tė shtyhet sėrish. Megjithatė, Fredrik Reinfelt, kryeministri i Suedisė, vendit qė mban presidencėn e radhės nė Bashkimin Evropian, beson se kėtė vjeshtė do tė zgjidhet edhe ēėshtja e aplikimit pėr Shqipėrinė.

“Ne shpresojmė tė jemi nė gjendje t’i pėrgjigjemi aplikimit gjatė kėsaj vjeshte, por nuk kemi ende njė pėrgjigje se nė cilėn datė. Ka shume diskutime tani, nė kėtė moment nė Bashkimin Evropian pėr ēėshtjet e zgjerimit:, u shpreh Fredrik Reinfelt.

Pėr sa u takon dyshimeve pėr njė pengesė tė mundshme, kryeministri i Suedisė e hodhi poshtė.

“Jo, por ne jemi nė njė proces ku ne shpresojmė tė ndryshojmė traktatet dhe shumė vende anėtare po e lidhin kėtė me ēėshtjet e zgjerimit. Por ne po bėjmė ē’ėshtė e mundur pėr t’u pėrgatitur si pėr vendet qė kanė aplikuar, edhe pėr ato qė janė brenda procesit tė negociatave”, tha mė tej Reinfelt.

Tė njėjtėn gjė pohoi edhe Ministri i Jashtėm Italian, Franko Fratini, i cili, ashtu si kryeministri suedez, dhe ai shqiptar, ndodhej nė Nju Jork, pėr punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

“Situata tani ėshtė e pjekur pėr vlerėsimin e aplikimit tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim. Italia ju mbėshtet, presidenca aktuale, presidenca suedeze, gjithashtu ju mbėshtet. Para pak ditėsh ne patėm njė diskutim tė shkurtėr rreth kėsaj nė Bruksel dhe zoti Bildt, duke pėrmendur Shqipėrinė, gjatė bisedimeve nė tryezėn e Kėshillit, tha se ne duhet tė ecim pėrpara. Kėshtu qė unė shpresoj se asnjė vend anėtarė nuk do tė ketė problem lidhur me kandidimin e Shqipėrisė”, tha Fratini.

Ai u shpreh se gjithēka do tė varet nga vlerėsimet teknike tė Komisionit Europian. “Politikisht mendoj se Evropa ėshtė gati t’i japė Shqipėrisė dritėn jeshile”, tha ai.

Por Shqipėria ka edhe njė ēėshtje tjetėr tė hapur me Brukselin, vendimin pėr liberalizimin e vizave. Shefi i diplomacisė italiane, paralajmėron veprime konkrete afėr fundit tė kėtij viti.

“Pėr liberalizimin e vizave po bėhen disa rregullime teknike. Unė kam qenė ai qė e lanēoi kėtė proces nė Tiranė njė vit e gjysmė mė parė, prandaj, tani ėshtė koha pėr tė pėrkthyer nė rezultate konkrete sa mė shpejt tė jetė e mundur, shpresoj pėrpara fundit tė kėtij viti”, u shpreh Fratini.

Ai tha se “shpresoj shumė se Shqipėria do tė shkojė pėrpara nė integrimin e saj drejt Bashkimit Evropian”.

“Mendoj se tani ėshtė e mundur pėr tė kaluar shumė shpejt aplikimin, e paraqitur nga Shqipėria nė Drejtorinė pėrkatėse tė Komisionit Evropian, dhe pėr tė pasur pėrpara fundit tė vitit vlerėsimin e parė”, sqaroi mė tej Fratini.

Qė nė fillim, Italia ka qenė njė avokate e fortė e aplikimit tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim, tani, kėrkesa ėshtė paraqitur, aplikimi ėshtė mbi tryezė.

Dhe do tė varet nga vendet anėtare.

Pėr sa i pėrket Italisė, vendi fqinj konfirmon se do tė vazhdojė tė jetė njė mbėshtetje shumė e fortė, pėr sfidat integruese tė Shqipėrisė.



55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi