ILIRIADA PORTAL

Qeveria u heq makinat dhe shoferėt deputetėve, zv.ministrave, drejtorėve dhe krerėve tė bashkive

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02102009

Mesazh 

Qeveria u heq makinat dhe shoferėt deputetėve, zv.ministrave, drejtorėve dhe krerėve tė bashkive




adi shkembi

Qeveria vendos t’u heqė makinat dhe shoferėt zyrtarėve tė lartė. Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave u miratua projektligji i propozuar nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, “pėr rregullimin e shėrbimit tė transportit pėr funksionarėt e lartė dhe nėpunėsit civilė”. Nė bazė tė kėtij projektligji, hierarkia shtetėrore ndahet nė katėr kategori, ku e para ėshtė ajo e krerėve tė shtetit dhe e katėrta ėshtė kategoria e nėpunėsve tė ulėt tė administratės. Nė draft ėshtė pėrcaktuar qė 18 zyrtarėt mė tė lartė (tabela 1) tė kenė makinė dhe shofer gjatė aktivitetit tė tyre zyrtar. Ndėrkohė vetėm Presidenti, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri, mund tė pėrdorin makinat zyrtare edhe gjatė fundjavave jo pėr qėllime pune. “Funksionarėt e lartė nuk kanė tė drejtėn e pėrdorimit tė mjeteve pėr qėllime qė nuk lidhen me funksionin apo detyrėn qė ushtrojnė. Pėrjashtohen nga ky kufizim, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri”, thuhet nė nenin 3 tė projektligjit. Pėr sa i pėrket funksionarėve tė tjerė tė lartė, qė pėrfshihen nė kategorinė e parė, ata do tė duhet tė depozitojnė nė fillim tė vitit njė shumė prej 50 mijė lekėsh tė reja pranė institucionit ku punojnė, pėr ta pėrdorur makinėn me targė Z edhe gjatė fundjavave. Kėtu pėrfitojnė edhe kryetari i maxhorancės, kryetari i opozitės dhe Kryetari i Bashkisė sė Tiranės. Kategoria e dytė (tabela 2 dhe 3) janė deputetėt, zv.ministrat, kryetarėt e bashkive, Prefektėt, krerėt e Enteve si dhe funksionarėt e lartė tė sistemit gjyqėsor. Sipas projektligjit, ata do tė kenė makinat personale, nuk do tė kenė shoferė qė paguhen nga buxheti i shtetit, por do tu akordohet njė bonos qė varion nga 45 mijė lekė pėr deputetėt, deri nė 30 mijė lekė pėr Avokatin e Shtetit pėr t’i pėrdorur sipas vlerėsimit tė tyre. “Kategoria e tretė, ku pėrfshihen funksionarė tė nivelit drejtor i pėrgjithshėm/ titullar institucioni, qė nuk pėrfshihen nė kategorinė e parė dhe tė dytė, tė cilėt marrin njė pėrfitim financiar mujor, nė pėrputhje me veprimtarinė e tyre, por jo mė shumė se 20 mijė lekė nė muaj”, thuhet nė projektligj. Ndėrsa nė kategorinė e katėrt pėrfshihen tė gjithė punonjėsit e tjerė tė administratės, tė cilėt do tė pėrdorin automjetet e institucioneve ku punojnė pėr shėrbimet e punės. “Automjetet e tepėrta nė dispozicion tė ministrive, institucioneve qendrore dhe tė vartėsisė, transferohen nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rezervave tė Shtetit pėr tu shitur me ankand ku e drejta e parablerjes do tė jetė pėr funksionarėt qė do tė trajtohen me alokacion mujor pėr kėtė shėrbim”, thuhet nė relacion.
Bode
Ministri i Financave shpjegon nė relacion se institucionet qendrore kanė 374 makina dhe 280 shoferė, ndėrsa numri i automjeteve nė institucionet rajonale ėshtė rreth 3 mijė. Duke iu referuar tė dhėnave tė paplota (pasi disa ministri nuk i kanė paraqitur) shpenzimet e vitit 2008 pėr automjetet kanė qenė 3.2 miliard lekė dhe kostoja e njė makine ka qenė nga 80 mijė deri nė 150 mijė lekė. Sipas kėtij projektligji, numri i makinave me shofer do tė reduktohet nė 30 dhe efekti financiar sipas skemės sė re ėshtė 228.6 milionė lekė. Numri i zyrtarėve pėrfitues gjithsej do tė jetė 450. Kosto financiare pėr ēdo pėrfitues do tė jetė 42 mijė lekė nė muaj, nga 1.5 milionė lekė qė ka qenė sipas skemės fillestare.


Statusi i deputetit, tarifėn e cakton Kuvendi

Megjithėse nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė ėshtė pėrcaktuar bonusi qė do tė pėrfitojnė deputetėt lidhur me transportin, statusi i deputetit ia jep kėtė tė drejtė Kuvendit. Nė ligjin qė rregullon marrėdhėniet e deputetit me Parlamentin dhe qė ndryshohet vetėm me 84 vota, nė nenin 14 tė tij thotė se “Deputeti ka tė drejtė tė pajiset me automjete nga Kuvendi. Shpenzimet pėr transport (shofer, karburant, shėrbime teknike) pėrballohen nga Kuvendi, sipas kuotave te pėrcaktuara nė vendimin e Kuvendit”. Ndryshimi nė statusin e deputetit ėshtė bėrė nė vitin 2002. Nė kėtė ligj thuhet se deputeti qė shkon me shėrbim jashtė shtetit nga Kuvendi pėrfiton diete ditore, sipas akteve te miratuara nga Kuvendi. Nė rastet kur ai caktohet tė marrė pjesė nė delegacionet qeveritare ose tė institucioneve tė tjera, shpenzimet mbulohen nga institucioni qė e ka ftuar, duke pėrfituar dietėn sipas akteve tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave.

trajtimi i zyrtareve te larte

Tabela 1
Funksionet qė do tė kenė mjete transporti nė dispozicion
1. Presidenti
2. Kryetar Kuvendi
3. Nėnkryetar Kuvendi
4. Kryeministėr
5. Zv.kryeministėr
6. Ministėr
7. Prokuror i Pėrgjithshėm
8. Avokati i popullit
9. Kryetari i SHISH
10. Kryetari i Kontrollit tė Shtetit
11. Kryetar i Gjykatės Kushtetuese
12. Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė
13. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė
14. Kryetari i partisė sė maxhorancės dhe mė tė madhe tė opozitės
15. Kryetari i bashkisė sė kryeqytetit
16. Kryetari i Gjykatės sė Lartė
17. Kryetari i gjykatės sė krimeve tė rėnda
18. Guvernatori i Bankės

Tabela 2
Funksionet qė pėrfitojnė bonos
Posti bonusi (lekė/nė muaj)
1. Deputet 45.000
2. Kryetar i Bashkisė Qendėr Qarku 45.000
3. Kryetar i Autoritetit Mbikėqyrės F. 35.000
4. Kryetar i Komisionit tė Konkurrencės 35.000
5. Kryetar i Kom. Mbrojtjes tė dhėnave personale 35.000
6. Kryetar i KSHC 35.000
7. Kryetar i KKRT 35.000
8. Kryetar i ERT 35.000
9. Kryetar i ERE 35.000
10. Kryetar i Entit Rreg. Ujėrave tė ndotura 35.000
11. Kryetar i ILDKP 35.000
12. Kryetar i KQZ 35.000
13. Kryetar i Akademisė sė Shkencave 35.000
14. Rektorėt e Universiteteve 35.000
15. Zv.kryetar i KLD 35.000
16. Kryetar i Kėshillit tė Qarkut 35.000
17. Gjyqtarėt e gjykatės sė lartė dhe gjyk. Kushtetuese 35.000
18. Kryetar i gjykatės sė shkallės I, Apelit, Krimet e Rėnda 35.000
19. Drejtues i Prokurorisė pranė Gjykatės sė shkallės I,
Apelit, Krimeve tė rėnda 35.000
20. Kryetar Bashkie 30.000
21. Avokat i Prokurimeve Publike 30.000
22. Avokati i Shtetit 30.000

Tabela 3
Funksionet qė pėrfitojnė bonos
Posti bonusi (lekė/ nė muaj)
1. Zv.ministėr 35.000
2. Sekretar i pėrgj. nė Presidencė/ Parlament/ Kryeministri 35.000
3. Drejtor i Kabinetit nė Presidencė/Parlament/Kryeministri 35.000
4. Kėshilltarėt nė Presidencė/ Parlament/ Kryeministri 35.000
5. Gjeneral lejtnant dhe gjeneral major 35.000
6. Komandant i FA tokėsore, detare, ajrore 35.000
7. Drejtor i Pėrgjithshėm i Tatimeve 35.000
8. Komandant Garde 35.000
9. Titullar i ZRRPP 35.000
10. Kryetar i AKKP 35.000
11. Kryetar i Komitetit Shtetėror tė Kulteve 35.000
12. Drejtor i Pėrgjithshėm i Doganave 35.000
13. Drejtor i Pėrgjithshėm i Burgjeve 35.000
14. Titullar i zyrės qendrore tė ALUIZNI 35.000
15. Gjeneral Brigade 30.000
16. Prefekt 30.000
17. Drejtor i Pėrgjithshėm i Emergjencave Civile 30.000
18. Drejtues i Policisė sė Qarkut 30.000
19. Drejtues i SHISH i Qarkut 30.000
20. Drejtor i Pėrgjithshėm i ISSH 30.000
21. Drejtor i Pėrgjithshėm i ISKSH 30.000
22. Drejtor i Pėrgjithshėm i Rrugėve 30.000
23. Drejtor i Pėrgjithshėm i Pyjeve 30.000
24. Drejtor i Ujėsjellėsit 30.000

panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi