ILIRIADA PORTAL

MALAJ:"Plani im, per te futur PS ne Parlament"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05102009

Mesazh 

MALAJ:"Plani im, per te futur PS ne Parlament"




Denis Dedej
Deputeti socialist flet ne nje interviste per "Koha Jone", mbi nje plan qe ka per te nxitur futjen e shpejte te partise me te madhe te opozites, ne Kuvendin e ri. Malaj propozon inicimin e nje rezolute per liberalizimin e vizave dhe celjen e anetaresimit, qe, pasi te votohen unanimisht nga Kuvendi, t'u dergohen menjehere gjithe institucioneve te Brukselit, Presidences Suedeze, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Nje nder qellimet, te bllokoje justifikime te mundshme te mazhorances ne rast te deshtimit te mundshem. Malaj shpjegon edhe pse ai dhe Levizja per Mendimin ndryshe ne PS nuk jane kunder kryetarit Edi Rama, si dhe komenton qendrimet me te fundit te Fatos Nanos

Tashme kane perfunduar zgjedhjet brenda Partise Socialiste dhe kemi nje rezultat perfundimtar. Ashtu sic edhe pritej, Edi Rama ka fituar zgjedhjet duke marre nje mandat te dyte. Si e vleresoni ju kete proces?

Ne politike ka jo pak raste ku fitorja mund te jete fillimi i nje humbjeje. Nuk do ta deshiroja kurre qe PS te shkonte ne kriza me te thella te funksionimit te saj dhe te humbjeve te saj politike.

Nga ana tjeter, kryetari Rama kete mandat e ka marre si vote ndaj bojkotit te grupit parlamentar socialist ne Kuvendin e Shqiperise. Ju si do ta perktheni kete mandat?

Kjo eshte akoma me negative per te ardhmen e Partise Socialiste. Rama nuk ka marre mbeshtetje per te bojkotuar parlamentin, por kishte mandatin si kryetar per ta bere Partine Socialiste force qeverisese. Socialistet jane pjese vitale e shoqerise shqiptare, mbeshtetja e inteligjences shqiptare per modernizimin e saj ka qene percaktuese, socialistet jane mbartes te angazhimeve paqesore dhe pozitive. Ky eshte kontributi i socialisteve ne tranzicionin e veshtire te vendit tone. Eshte tragjike t'i paraqesesh socialistet nepermjet nje votimi partiak, si 94% njerez te bojkotit, si njerez te qendrimeve kokeforta, si njerez qe parapelqejne me shume radikalizmin e tyre, te perkushtuar per kontributet dhe suksesin e tyre, nepermjet institucioneve te vendit te tyre. Kjo lidhje midis rezultatit per kryetarin e radhes dhe mbeshtetjes 94% per bojkotimin e institucioneve eshte rasti me tipik i nje mentaliteti vrastar ndaj forces politike, per kenaqesine e karriges se kryetarit, sekretarit apo deputetit mediatik te radhes. Kjo vote nuk eshte per t'i garantuar Rames dhe disa mbeshtetesve te tij kenaqesine komode si lider te partise me te madhe opozitare, por per t'i sjell socialistet ne pushtet, per te ndalur keqqeverisjen e vendit, per te ndalur varferimin e metejshem te shqiptareve dhe njekohesisht per te rritur shpejtesine edhe cilesine e integrimit evropian.

Ka pasur zera brenda Partise Socialiste, si zoti Blushi dhe anetare te tjere socialiste, te cilet jane shprehur se ky mandat eshte i vlefshem per 2 vitet e tjera. Nderkohe zoti Rama ka lajmeruar se mandati eshte 4-vjecar. Sa duhet te jete sipas jush, kohezgjatja e ketij mandati?

Nuk i kam pare ndonjehere mandatet politike me numrin e diteve apo te muajve per nje karrige, por ne baze te sukseseve apo deshtimeve ne mandatet politike.

Atehere, sa mundesi ka kreu aktual i Partise Socialiste te fitoje sfidat e radhes, duke filluar qe nga zgjedhjet vendore?

Fitorja qofte edhe ne nje minibashki eshte nje detyrim, jo nje mundesi qe rregullohet me paragrafe te statutit cfare ndodh kur fiton dhe cfare ndodh kur humbet. Asnjehere ne politike nuk kam pritur deshtimin e ndonje kolegu, asnjehere nuk jam mbajtur ne politike pas xhaketes se dikujt qe deshton dhe nuk merr pergjegjesi per deshtimin. Cdo fitore edhe ne ballafaqimet vendore, qofte edhe pjesore, eshte nje domosdoshmeri per te rikrijuar dhe rritur kredibilitetin publik te opozites. Cdo humbje eshte nje kosto shtese per PS, per te majten dhe per mbeshtetesit e saj. Privatizimi i suksesit dhe kolektivizimi i humbjeve jane mentalitete te vjetruara ne politiken e sfidave te reja. Siguria ushqimore eshte sot nje prioritet evropian, shitja e mallit te prishur (deshtimit si fitore), demton rende shendetin politik. Rregullat e higjienes dhe ndalimi i shitjes se mallrave te prishur duhet te jene te denueshem edhe ne tregun politik. Autoriteti rregullator moral duhet te jete opinioni publik, autoriteti mbikeqyres i cilesise se politikes duhet te jete media. Mosreagimi i opinionit publik apo akoma me keq, infektimi i autoritetit mbikeqyres, e bejne semundjen me te perhapur dhe me te rrezikshem per cdo individ, per cdo force politike dhe per cdo vend.

Kemi pare drejtimin e selise roze te drejtuar nga Rama dhe me sa duket platforma e tij per te ardhur ne pushtet nuk i solli socialistet ne pushtet. Mendoni qe do mund te ndryshoje strategji per te rezultuar fitues?

Akoma nuk pranohet se te pakten nuk kemi fituar. Prandaj eshte shume veshtire te shpresosh se ekziston pergjegjesia per te njohur deshtimin edhe personal. Radikalizimi eshte strategjia me vrastare per nje force politike, aq me teper per forcen me te madhe politike opozitare.

Nje pjese e kritikave te drejtuara ndaj lideri socialist kane te bejne me degjimin e mendimit ndryshe brenda partise. Kemi pare gjate ketyre viteve se individet brenda Partise Socialiste te cilet kane shfaqur nje mendim ndryshe nga ai kryetarit, ne disa raste jane lene menjane duke mos u aktivizuar dhe ne disa te tjera jane perjashtuar. Per keto raste, cila do te ishte keshilla juaj per Ramen?

Keshillat jepen kur kerkohen ose te pakten jane te mirepritura, ky ambient eshte demtuar rende ne lidershipin e Partise Socialiste. Ndersa oponenca publike behet edhe kur s“te degjojne. Keshilla eshte nje detyrim midis njerezve dashamires dhe behet jo ne sherbim te vetvetes, por ne detyrim te nje te mire publike, sic eshte edhe efikasiteti forces tende politike. Ndersa oponenca publike i ngjan komunikimit ne distance, ku duhet te flasesh me ze te larte per ate qe vlereson se eshte duke u bere keq dhe per te cilen demtohet rende forca jote politike. Oponenca publike qofte edhe me ze te larte, te pakten nuk i lejon askujt ne PS te justifikohet se nuk kishin degjuar zera ndryshe, jo si zera individuale, por si alternativa per gjithcka qe mund te bejme ndryshe, jo si nje grup deputetesh, por si bashkepergjegjes me pergjegjesi maksimale ndaj votuesve dhe mbeshtetesve, me shume se sa thjeshte ndaj kryetarit te radhes.

Nga analizat e bera per shkaqet e humbjes se Partise Socialiste, marredheniet me aleatet dhe bashkepunimi me ta ne zgjedhjet parlamentare kane rezultuar jo efikas. Si mendoni, cfare duhet bere ne kete drejtim nga lideri aktual socialist?

Kam ofruar alternative konkrete ne Kongresin e PS, flas per aleanca vlerash dhe pergjegjesi brenda te majtes dhe jo per shitblerje deputetesh dhe joshje personalitetesh me influence publike. Jam per bashkepunim ku secili dorezon dicka nga vetvetja ne emer te pergjegjesise dhe jo per politike ku nje lider kerkon te bleje gjithcka ne funksion te mbijeteses se tij personale edhe kur ajo sjell deshtime te perseritura te forces se tij politike.

Si do te krijohen mundesite e bashkepunimit midis Levizja se Mendimit Ndryshe dhe Edi Rames?

Ne PS nuk kemi qene te angazhuar si te parapelqyer apo jo te parapelqyer te kryetarit te radhes, por si te perkushtuar per modernizimin e PS, te perkushtuar per sukseset e saj qeverisese dhe politike. Respektimi mendimit ndryshe, respektimi i kolegeve, hapesirat per kontribute jo thjeshte te parapelqyera, nxitja e karrieres dhe respektimi i saj, jane momente qe e bejne me efikase PS. Vitaliteti PS percakton te ardhmen politike te individeve dhe jo kryetaret e radhes kane pronesine qe te percaktojne fatin politik te cdo socialisti dhe deri edhe te te gjithe forces politike. Modeli lideshipit te PS duhet te ndryshoj ne thelb, i orientuar nga bashkepunimi dhe jo nga nenshtrimi.

Ne nje interviste te disa diteve me pare ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne TV Klan, ish-kryetari socialist, Fatos Nano, ka sulmuar ashper liderin aktual socialist. Ai tha se Rama duhet largohet nga institucionet dhe ne cdo sfide qe ai do te mund te beje, si per President apo kryetar i Bashkise se Tiranes, Nano do te jete nje rival ndaj tij. Ju si e shikoni kete perballje?

Partia Socialiste me shume se perballje ka nevoje per bashkepunim, aq me teper pas nje mandati te dyte ne opozite, dhe pas tendencave te fundit qe duket se po e radikalizojne dhe po e vetizolojne ate. Demokracia sot cenohet jo pak nga njerezit me shume mandate dhe shume pushtete. Zhvillimet e fundit ne PS vertetojne se forumet dhe lidershipi i saj jane prekur jo pak nga influenca abuzuese te pushteteve te grumbulluara ne pak duar apo ne nje dore. Ky mesim apo leksion politike vjen nga eksperienca e shume vendeve me institucione te dobeta. Partia Socialiste ka deshtuar te ofroje nje model ndryshe nga PD. Ne Partine Socialiste kemi modelin e liderit me pushtet absolut, ku personalitete te Partise Socialiste me nje karriere te suksesshme politike dhe qeverisese, duhet te prisnin deri ne ditet e fundit nese do perfshiheshin ne listen e deputeteve. Akoma me keq ne forumet e PS-se mungojne solidariteti dhe pergjegjesia, duke mos mbrojtur dot as koleget e tyre te Kryesise dhe kryetarin e Partise Socialiste te Tiranes nga fshirja nga lista per deputete, thjesht me nje te rene te lapsit.

Cfare mund te beje PS ndryshe?

PS duhet sa me pare te filloje opozite parlamentare. Duhet te propozoje nje rezolute per liberalizimin e vizave dhe celjen e anetaresimit, keto dokumente t'i inicioje PS, ta votoje gjithe Kuvendi i Shqiperise dhe t'u dergohet menjehere gjithe institucioneve te Brukselit, Presidences Suedeze, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Pavaresisht se jemi jashte Parlamentit, qendrimi i PS-se dhe kontributi i saj kane qene konkret dhe pozitiv per sfidat e integrimit te vendit, dhe kjo duhet rikonfirmuar me nje rezolute te re te parlamentit te ri. Nuk besoj se ky parlament ka legjitimitet te cunguar qe t'i kerkoje Evropes te hape dyert per shqiptaret dhe te mireprese anetaresimin e vendit tone ne BE, si vendi me paqesor dhe me me kontribute pozitive ne sfidat e djeshme dhe te ardhshme te Ballkanit Perendimor. Ne duhet te tregojme pergjegjesi dhe te dalim edhe mbi vetveten per te mos i krijuar asnje mundesi disa euroskeptikeve apo disa burokrateve te Brukselit per te justifikuar qendrimet e tyre hezituese apo vonuese, me situaten ne parlamentin e vendit tone. Kjo i heq mundesine edhe qeverise qe ne qofte se deshton per te plotesuar kushtet teknike, te mos e fshehe deshtimin e saj per kriteret teknike, me debatet politike midis saj dhe opozites. Pas ketij momenti PS ne parlament mund te perserise kerkesat e saj, mund te qartesoje kerkesat e saj, mund t'i beje me te fokusuara kerkesat e saj, duke vertetuar se kerkon realisht nje zgjidhje per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi.

PS nuk duhet ta humbase kete moment historik, qe e demton rende gjithe investimin e saj modern dhe te ardhmen e saj politike.

Si i vleresoni protestat?

E kemi qartesuar qe nuk jemi kunder protestave, jemi kunder bojkotit, nuk jemi kunder kryetarit te radhes, jemi nje qendrim alternativ pro modernizimit te PS-se, pro PS-se si nje force moderne evropiane. Nje opozite ne parlament mund te rrise efektin real te protestave. Nje opozite jashte parlamentit dhe vetem me protesta, do te kete renie te efikasitetit te saj politik. Nje nga kritikat qe behet sot per partite e majta ne shume vende evropiane, eshte se jane perqendruar thjesht tek kritikat me shume se sa tek opsionet alternative. Radikalizmi dhe vetizolimi, te mbajne kryesisht tek qendrimet kunder, dhe e minimizojne shume hapesiren dhe mundesine per opsione alternative bindese.

Opozite thjesht kunder, mund te besh me protesta, por opozite me alternativa ndryshe, nuk mund te besh dot jashte parlamentit te vendit tend.

Si i shikoni angazhimet tuaja politike ne te ardhshmen?

E kam deklaruar ne menyre te perseritur, angazhimi im politik ne cdo moment do te jete ne Partine Socialiste. Nuk me josh asnje diversion dhe nuk me merzit asnje shpifje edhe kur ajo vjen nepermjet "imperialeve" te Vlores. Angazhimi im qytetar, shkencor dhe politik do te jete gjithmone per modernizimin dhe sukseset e Partise Socialiste. E para, si mirenjohje per socialistet qe kane besuar disa mandate politike dhe qeverisese, e dyta si pergjegjesi ndaj forces sime politike, dhe e treta si detyrim ndaj vendit tim, pasi besoj qe nje PS moderne dhe jo radikale, e suksesshme dhe jo e deshtuar, eshte nje domosdoshmeri per demokracine e vendit tim. Kontraten politike si pergjegjesi, e kam me anetaresine e PS-se. Kontraten morale te vlerave me te cilat mund t'i sherbej vendit tim ne mandatet politike, e kam me gjithe shqiptaret. Nje kontrate politike thjesht me kryetarin e radhes dhe pa vlerat e nevojshme morale, eshte me shume biznes individual, se sa sherbim publik. Ndersa cdo kontrate e bazuar ne vlerat morale te ben te vlefshem dhe te dobishem edhe ne kontratat politike me forcen tende politike.

koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi