ILIRIADA PORTAL

Greqi, zhduket ne mister adoleshentja shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05102009

Mesazh 

Greqi, zhduket ne mister adoleshentja shqiptare




Nje vajze shqiptare, emigrante prej vitesh ne Greqi, eshte zhdukur ne rrethana te mistershme dhe familja e alarmuar ka lajmeruar policine e cila tha se ka nisur kerkimet. Behet fjale per vajzen 15-vjecare Esmeralda Balka nga Shqiperia, banore ne Vrilisia, lokalitet grek ku jeton me familjen e saj, emigrante te rregullt nga Shqiperia.

"Esmeralda Balka, shtetase shqiptare, 15 vjece, u denoncua nga familja e saj si e zhdukur qe ne daten 12 shtator 2009, ne oren 20.00 nga zona e Vrilisias", konfirmoi nje burim zyrtar ne Policine e Athines. Esmeralda eshte e gjate 1 meter e 55 centimetra. Ajo peshon 55 kilograme, ka floke ngjyre geshtenje. Diten qe u zhduk, kishte te veshura nje pale pantallona xhins, nje xhup te holle ngjyre lejla dhe kepuce te zeza me taka te larta.

Per vete natyren delikate te zhdukjes, familja dhe policia kane apeluar per te ndihmuar ne gjetjen e vajzes duke vene ne dispozicion dhe numrin e telefonit 116000 (pa pagese).

Nderkohe, familja nuk eshte mjaftuar me lajmerimin e policise dhe kerkimet e veta por ka kerkuar edhe ndihmen e emisionit te specializuar televiziv "Fos sto tunel" (Drite ne tunel", nje program i perjavshem qe transmetohet ne "Alter Channel". Ne emision, prinderit e adoleshentes kane apeluar per gjetjen e saj duke kerkuar ndihmen e opinionit publik.

Zhdukjet e shtetasve shqiptare ne Greqi, jane shoqeruar vazhdimisht me mister dhe ketu vecohen rastet ende te pazgjidhura te djalit nga Elbasanit, Artur Carja dhe te voglit nga Tirana, Mateo Dullia. Vogelushi Mateo Dullia u zhduk me 7 shtator 2008 dhe prej me shume se nje viti, ende asgje nuk dihet per fatin e tij. Familja e tij, disa here ka bere apel qe femija te gjendet, por ende nuk ka sinjale jete per te.

Mateo, asgje e re per vogelushin e rrembyer nga 34-vjecari sirian

Femija Mateo Dullia, iu rrembye nga krahet nenes se tij Albana Dullia, emigrante e rregullt ne Greqi, nga nje shtetas sirian, i identifikuar nga policia me emrin Hajsan Kajrimo, 34 vjec, i shpallur ne kerkim nderkombetar. I lindur me 7 shtator 2008, Mateo Dullia ka sy te gjelber dhe floke ngjyre geshtenje. Ai u rrembye ne oren 18.30 te dates 7 shtator 2008 ne lokalitetin Kukaki te Athines. Ai ne momentin e rrembimit, ishte i gjate 75 centimetra dhe peshonte 10 kilograme. Kurse mbante veshur nje bluze me ngjyra portokalli dhe te gjelber si dhe pantallona ngjyre bezhe dhe kepuce ngjyre portokalli.

Nderkohe, i dyshuari i rrembimit, eshte Hajsan Karimo, 34 vjecar nga Siria, emigrant i paligjshem ne Greqi, i shpallur ne kerkim nderkombetar.

Hajsan Karimo sic duket dhe ne foto, eshte i gjate 1.67 m, peshon rreth 60 kilograme dhe konsiderohet nga policia greke si ideator dhe rrembyes i femijes qe ishte fryt i lidhjes se tij te dikurshme me Albana Dulline, te cilen e braktisi pak muaj pasi ishte shtatzene.

MISTERI

Arturi, femija nga Elbasani qe u zhduk ne treg

Rasti i Artur Cares per vete kohen e gjate te mbetur ne terr, eshte edhe me i rende.

I mitur nga Elbasani, i cili nese jeton duhet te jete 14 vjec, u zhduk me 9 korrik 2004 ne mesdite, ne tregun e qytetit te Elbasanit ndersa shiste qese ne perpjekje per te ndihmuar ne ekonomine e rrenuar te familjes se tij.

Persona te cilet ende mbeten te panjohur e futen ne nje makine jashte tregut dhe qe atehere, asgje nuk dihet per fatin e tij, megjithe perpjekjet e shumta per ta gjetur.

Artur Carja (e shihni ne foto), eshte nje meter e 30 centimetra i gjate, i lindur ne Elbasan me 12 gusht 1995, me sy ngjyre kafe te erret, i dobet, me floke ngjyre geshtenje.

Policia greke e cila ka shpallur ne kerkim te voglin, duke iu referuar dhe te dhenave nga Shqiperia (Elbasan) ku jeton familja e tij, ka hedhur dyshime te forta se i mituri eshte rrembyer dhe gjendet ne Greqi, ku shfrytezohet nga tutore shqiptare.

ZHDUKJET

Zhdukjet e shtetasve shqiptare ne Greqi, jane shoqeruar vazhdimisht me mister dhe ketu vecohen rastet ende te pazgjidhura te djalit nga Elbasanit, Artur Carja dhe te voglit nga Tirana, Mateo Dullia.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi