ILIRIADA PORTAL

Sejdiu i jep Berishės “Medaljen e Artė tė Lirisė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06102009

Mesazh 

Sejdiu i jep Berishės “Medaljen e Artė tė Lirisė”




[img(160px,91px):be59]http://gazetastart.com/fotolajm/berisha_-medalja_750[1]1.JPG[/img:be59]Prishtinė - Pėr kontributin e jashtėzakonshėm qė ka dhėnė pėr ēėshtjen shqiptare e nė veēanti pėr Kosovėn e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi tė martėn kryeministri e Shqipėrisė, Sali Berisha me “Medaljen e Artė tė Lirisė”, tė cilėn vetė Berisha e konsideroi si nderimin mė tė madh qė i bėhet atij.
Kryeministri Berisha e pranoi kėtė medalje pas njė fjalimi qė mbajti para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės nė njė seancė solemne. Ai tha se “Medalja e lirisė” pėrbėnė njė akt krenarie, pėr tė gjithė kontributin qė qytetarėt e Kosovės kanė dhėnė pėr lirinė e kombit, pėr lirinė e rajonit dhe mė gjerė.

“Pėrbėn pėr mua nderimin tė madh, sepse kėtu nė Kosovė u zhvilluan tė gjitha lėvizjet e mėdha pėr liri tė shqiptarėve, prandaj ndihem shumė krenar me kėtė medalje qė mė dhatė sot”, u shpreh i emocionuar Berisha, i cili mbajti njė fjalim inkurajues nė Kuvend.

Ai iu premtoi ligjvėnėsve kosovarė se Republika e Shqipėrisė do ta mbėshtesė Kosovėn nė tė gjitha sferat e funksionimit tė shtetit, me qėllim qė rruga e nisur mbarė tė vazhdojė mė tutje. Edhe nė kuvend, Berisha tha se bashkimi kombėtar i shqiptarėve do tė jetėsohet brenda strukturave tė Bashkimit Evropian.

Ndėrsa vetė prezencėn e tij nė Kuvendin e Kosovės, kryeministri shqiptar e pėrjetoi shumė emocianalisht, pėr faktin se siē tha, ėshtė hera e parė qė iu drejtohet ligjvėnėsve tė Kosovės sė pavarur. “E pėrjetoj kėtė moment si njė nga ngjarjet mė tė shėnuar tė jetės sime, sepse ju me sakrificėn tuaj e shndėrruat nė realitet ėndrrėn mė fisnike, mė tė bukur, mė sublime, ėndrrėn e lirisė”, u shpreh Berisha. Kosova nė 130 vjetėt e fundit, sipas tij, ka qenė gjithnjė djep i lėvizjes kombėtare shqiptare i Lidhjes sė Prizrenit dhe i shumė kryengritjeve tė mėdha, qė siē tha Berisha, sollėn pavarėsinė e Shqipėrisė. “Por Kosova e pavarur ėshtė faqja mė e ndritur e kombit”, tha ai.

Kryeministri Berisha nė kėtė seancė nuk harroi t’i pėrmendė dy figurat mė tė rėndėsishme tė historisė sė fundit tė Kosovės, presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, i cili sipas tij, nxori Kosovėn nga errėsira dhe me politikėn e tij vizionare e ngriti nė kancelaritė mė tė mėdha tė botės, si dhe komandantin legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, qė me sakrificėn e madhe ndezi dritėn e lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.

“Asnjė komb tjetėr nė Evropė nuk ka pas tė kaluar mė tė dhimbshme, mė dramatike dhe mė tė vėshtirė se shqiptarėt. Tė sillen fqinjėt pa mėshirshėm ndaj nesh, me spastrime njerėzore, copėtime tė dhimbshme, ksenofobi tė egra, duke marrė qindra e mijėra jetė njerėzish. Por, mė nė fund arritėm tė mbrojmė vokacionin perėndimor tė tė ardhmes evropiane”, tha Berisha.

Kryeministri i Shqipėrisė nė vazhdim tha se ato qė kemi pėrjetuar nuk duhet t’i harrojmė, por tha se nuk duhet tė na shėrbejnė si pengesė pėr tė ardhmen. “Integrimi mbetet ylli polar qė ndriēon tė ardhmen e rrugės sonė tė pėrbashkėt”, u shpreh ai. Nė fund, Berisha u shpreh shumė i kėnaqur me tė arriturat nė Kosovė nė 20 muajt e pas pavarėsisė. “Unė nuk di ndonjė vend tjetėr sikur qė ėshtė rasti me Kosovėn, qė ka arrit rezultate kaq tė mėdha nė mė pak se 2 vjet pavarėsi. Nė 20 muaj Kosova paraqitet si i ri i pjekur”, tha Berisha.
start
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24296
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi