ILIRIADA PORTAL

Studimi, 1 ne 4 shqiptare ka probleme mendore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08102009

Mesazh 

Studimi, 1 ne 4 shqiptare ka probleme mendore




Sonila Isaku
Studimi me i fundit i kryer nga Organizata Boterore e Shendetesise, tregon se 1 ne 4 persona rrezikon te preket nga semundjet e shendetit mendor dhe faktori kryesor mbetet stresi. Specialistet kane arritur ne perfundimin se stresi ne pune dhe ne familje, eshte faktori kryesor i depresionit, ndersa 20 per qind e adoleshenteve, nen moshen 18 vjecare, vuajne nga probleme te zhvillimit ose sjelljes dhe 1 ne 8 ka nje semundje mendore.

Studimi

Shkalla e depresionit rritet me kalimin e moshes, ky eshte nje nga perfundimet e nxjerra nga studimi i fundit. Sipas tij rezulton se depresioni prek 1/3 e popullates mbi 50 vjec. "OBSH ne shkalle globale, njeh qe 1 ne 4 persona ne nje moment apo ne nje tjeter te jetes se vet, do te pesoje nje problem te shendetit mendor. Per kete nuk jemi ne gjendje te themi sa jane shifrat me te sakta midis nje diagnoze dhe nje tjetre. Jane shume faktore, se pari jane faktoret gjenetike, stili i jeteses, sigurisht stresi ne pune, ne jete, eshte nje fakt qe mund te precipitoje semundjet mendore ne jeten e individit", u shpreh gjate takimit te djeshem perfaqesuesja e OBSH-se ne Shqiperi, Ledia Lazeri. Sipas saj, keto jane shifra alarmante dhe kerkohet hapja e qendrave te trajtimit te ketyre personave.

Mjekimi

Nje tjeter pike e rendesishme per kete kategori njerezish eshte edhe mjekimi i tyre. Instituti i Sigurimeve dhe i Kujdesit Shendetesor ne baze te medikamenteve te rimbursueshme qe tregtohen me teper, ka arritur ne perfundimin se depresioni dhe skizofrenia jane me te perhapurat. "Nga 30 kode diagnozash te listuara per keto semundje, rreth 82 per qind te semundshmerise e zene vetem 3 diagnoza, psikoza skizofrenike, gjendja depresive dhe psikoza aktive", ka pohuar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, ne listen e rimbursimit jane 68 barna qe perdoren per keto semundje. Vetem ne vitin 2009 jane shtuar 10 barna te reja per semundjet mendore.

Qendrat

Per te kuruar rastet e renda te personave te cilet kane probleme mendore, Ministria e Shendetesise ka vendosur te strehoje ne nje spital te vecante edhe te denuarit, te cilet gjate periudhes se burgut, shfaqin probleme mendore. Por, ne kete spital do te trajtohen edhe ata persona te cilet nuk jane ne burgje, por qe jane kontingjent i krimit.

"Te gjithe ata te semure mendore te cilet jane percaktuar dhe duhen trajtuar si te tille, ne do ta procedojme me tutje dhe me strukturat perkatese. Eshte nje spital ne proces te rikonstruktimit te tij, ku keta te semure do te trajtohen si te tille dhe jo thjesht si te denuar", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, ne kete spital do te trajtohen kryesisht ato raste te cilet kapen si te semure mendore dhe do te trajtohen jo si te denuar por si pacient. Ky spital do te jete edhe per te semuret mendore te cilet kane kryer dhe krime, por qe nuk jane denuar per shkak te shendetit te tyre, kjo situate nuk do te perseritet me pasi te gjithe keta persona do te trajtohen ne nje godine te vecante.

Kryeqytetasit "e rinj", perjetojne stres

Femijet e Natashes kane nisur studimet ne Tirane, fillimisht vajza dhe me pas djali. Kjo e ka detyruar familjen nga Gramshi qe te zhvendoset drejt Tiranes. Ditet e para te Natashes kane qene normale, por me pas situata ka qene e veshtire pasi ajo nuk mund te adoptohej dot me jeten qe behej ketu. Psikologja e nje prej qendrave komunitare ne kryeqytet, Arjana Reli, tregon se gruaja nga Gramshi e ka perjetuar shume kete situate. "Levizja e lire e popullsise ka bere qe ky fenomen te shoqerohet jo vetem me probleme sociale, financiare, ekonomike por edhe me probleme te shendetit dhe sidomos te shendetit mendor. Dhe gjate vizitave qe ne kryejne, shohim se kjo kategori eshte edhe me e prekura, ku personat shoqerohen me nje stres te vazhdueshem", pohon psikologja. Sipas saj, problemet e para qe shfaqen jane pagjumesia per dy apo tre dite me radhe, crregullime te sjelljes, oreksit dhe te humorit. Por ajo qe eshte me evidente ne keto raste, sipas specialisteve jane edhe shenjat e nervozizmit dhe ngritjet e zerit me shume se normalisht gjate bisedave. Keshtu ka ndodhur edhe me Natashen e cila eshte paraqitur tek ne me keto shqetesime. "Fillimisht mendoi se nuk ishte ky shkaku kryesor i gjendjes se saj shendetesore, por gjate bisedave tona doli se ajo nuk mund te perballonte dot kete stil jetese. Per te ka qene shume e veshtire te mesohej me oraret e vona te vajzes se saj, apo edhe netet kur nje prej femijeve dilte per nje fundjave", ka pohuar psikologja Rreli. Nderkohe vetmia, largimi nga familjaret apo edhe miqte perreth, qe u mungojne ketyre personave ndikojne ne jeten e tyre. Duke qene se numri i ketyre pacienteve rritet nga viti ne vit, psikologet japin keshillat e tyre. Specialistet keshillojne sensibilizimin e gjithe shoqerise qe keto problematika te kapen sa me heret, per te parandaluar kalimin ne stadet me te avancuara te semundjeve.

Mungesa e mjekeve, problem ne Shqiperi

Nuk jane vetem pacientet te cilet neglizhojne te kurohen por edhe mjeket specialiste dhe kjo jo per paaftesi, por per numrin e tyre te paket. Ne vendin tone shifrat e specialisteve paraqiten 3 apo kater here me pak se ne vendet e tjera fqinje. Kjo do te thote se nje mjek nuk mund te perballoje fluksin e madh te pacienteve dhe nuk mund te jape maksimumin per ta. "Nese do te kishte nje numer me te madh mjekesh dhe psikologesh, atehere ne do te jepnim maksimumin per ata paciente qe kurojme. Shume here na duhet te ndjekim shume raste dhe vete e kuptojme se nuk jemi ne gjendje t'i perballojme", pohon psikologja e qendres komunitare, Arjana Rreli. Nderkohe nga strategjia e Ministrise se Shendetesise priten edhe permiresime te trajtimit te pacienteve me probleme mendore.

Simptomat e semundjeve mendore

Pagjumesi

Ankth

Anoreksi

Nervozizem

Crregullim sjelljeje

Crregullim humori

koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Studimi, 1 ne 4 shqiptare ka probleme mendore :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Oct 09, 2009 8:35 pm nga bulqizaku

au sa pak qekan ... un kujtova se jan nja per nja e der per der tēmen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Oct 10, 2009 12:47 am nga dini

bulqizaku shkruajti:au sa pak qekan ... un kujtova se jan nja per nja e der per der tēmen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi