ILIRIADA PORTAL

Xhejms Belushit i jepet nėnshtetėsia shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10102009

Mesazh 

Xhejms Belushit i jepet nėnshtetėsia shqiptare




Tiranė - Aktori i famshėm hollivudian me origjinė shqiptare, Xhejms Belushi ėshtė nderuar mbrėmė nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, duke iu dhėnė nėnshtetėsia shqiptare.
Nė mbrėmjen gala tė organizuar nga kompania "Eagle Mobile" e cila e ka pėrzgjedhur aktorin e famshėm si imazhin e ri tė kompanisė, ishin tė ftuar politikanė, diplomatė, drejtues tė medias, etj.

“Njė njeri kaq i madh sa Xhejms Belushi kurrė nuk mund tė kėrkojė vlerėsim apo auto-vlerėsim. Kėshtu qė e vlerėsuam ne. E vlerėsoi i gjithė populli, miqtė e tij artistė, miqt e tij tė thjeshtė dhe natyrisht qė e nderojnė tė gjithė spektatorėt botėrorė. Por pėr ne ishte njė vlerėsim tepėr i veēantė, sepse gjithmonė kishim parė te Xhejms Belushi atė lloj emocioni kur thoshte: ‘Unė jam shqiptar.’ Prandaj ne krenohemi me tė, edhe sot pas njė viti, ju jeni krenaria e kombit tonė”, u shpreh Presidenti Topi.

Vetė aktori ėshtė shprehur i lumtur qė mė nė fund mund ta thotė me plot gojėn qė ėshtė shqiptar.

“Jam me tė vėrtetė i lumtur qė jam sonte kėtu me ju! Gjithmonė e them qė unė jam shqiptar, por sot jam me tė vėrtetė shqiptar! Jam shumė i lumtur pėr kėtė gjė! Sa herė qė takohem me Presidentin e Republikės, ai gjithmonė mė nderon me ndonjė dhuratė shumė tė bukur nga ky vend i mrekullueshėm. Sonte mė ėshtė rezervuar njė dhuratė tepėr e veēantė dhe tani qė jam zyrtarisht shqiptar, dhe ajo qė e bėn zyrtare nuk ėshtė thjesht kjo ceremoni, por kėtė vit do tė paguaj edhe taksat kėtu”, theksoi Belushi.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi