ILIRIADA PORTAL

“Ja detajet e projektit nga Bulqiza nė Tiranė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11102009

Mesazh 

“Ja detajet e projektit nga Bulqiza nė Tiranė”




Pyetje: Rruga e Arbėrit nė aspektin e projektimit mund tė konsiderohet e pėrfunduar?

Projekti i lotit mė tė vėshtirė tė kėsaj rruge qė nis nga Ura e Vashės nė Klos deri nė dalje tė tunelit nė malėsinė e Tiranės ėshtė disenjuar plotėsisht dhe ka kaluar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve. Me konkretisht ē’mund tė thoni pėr kėtė projekt?

- Ashtu ėshtė. Projekt-idea ėshtė dorėzuar nė D P tė Rrugėve dhe pritet tė shqyrtohet shumė shpejt nga ky organizėm. Ka qenė njė projekt shume i vėshtirė pėr zgjidhje, pasi pothuaj mungonin alternativat, ndėrsa luginat kanė njė zhvillim, qė nuk pėrputhej me ato ē’ka kėrkohen nga rrugė tė kėtyre standardeve. Megjithatė, zgjidhjet pėrfundimtare janė gjetur dhe tani pritet tė miratohen, pėr t’u materializuar nė projekt zbatimin e rrugės dhe menjėherė me procesin e ndėrtimit tė saj. Sidoqoftė, ka qenė e nevojshme qė tė kapėrcehet Qafa e Murrizės me njė tunel rreth 3.5 kilometra tė gjatė dhe mė pas njė tunel nė afėrsi tė Gurit tė Bardhė me gjatėsi rreth 0.6 kilometra. Por nuk ka qenė vetėm kjo vėshtirėsi. Nė njė pjesė ė konsiderueshme pranė Urės sė Vashės, terreni nė luginėn e lumit Mat ėshtė tejet i aksidentuar, i thyer. Kjo na ka detyruar tė kalojmė me gėrmime tė mėdha, me mure dhe ndoshta kur tė merren tė gjitha detajet e terrenit, pasi tė pėrcaktohet varianti pėrfundimtar, edhe me ndonjė tunel tjetėr. Vėshtirėsia tjetėr mė e madhe ka qenė kapėrcimi i Luginės sė Matit me urė, pranė Urės sė vjetėr tė Vashės. Edhe pėr kėtė janė bėrė me dhjetėra tentativa dhe sė fundi ėshtė pėrgatitur ajo qė e mendojmė si zgjidhja mė e mirė: njė urė e njė tipi tė veēantė, e pandėrtuar ndonjėherė nė vendin tonė, me gjatėsi rreth 300 metra, me tre hapėsira, ku hapėsira mė e madhe ėshtė 140 metra. Ky tip, qė nė teknikėn botėrore quhet “me konsola” apo “kantilever”, do tė pėrdoret pėr herė
tė parė. E veēantė ėshtė se lartėsia e urės ėshtė rreth 133 metra, pra mė shumė se tre herė lartėsia e hotelit
nė qendėr tė Tiranės ose rreth 50 metra mė e lartė se ura mė e lartė nė aksin Rrėshen-Kalimash. Rruga do tė ketė edhe njė serė veprash tė tjera, ndėr tė cilat spikasin tre viadukte me lartėsi mbi 20-25 metra secili,dhjetėra ura tė tjera tė shumta mė tė vogla, mure nė formėn e “terra armata”, njė teknologji e veēantė kjo pėr urat e
kėtyre madhėsive e tė tjerė vepra mė tė vogla. Do tė lėvizin rreth 2 milionė e 300 mijė metra kub dhera, pjesa mė e madhe shkėmbore. Rruga do tė jetė e asfaltuar me gjerėsi 9 metra tė asfaltit dhe dy bankina tė paasfaltuara nga 1 metra, pra gjithsej 11.0 metra. Parametrat gjeometrike janė tė tillė qė do tė lejojnė njė lėvizje me shpejtėsi 80 deri 100 kilometra nė orė pa probleme, pasi e gjithė rruga do tė shoqėrohet me njė sinjalistikė moderne bashkėkohore. Rruga do tė shoqėrohet me sinjalistikė dhe masa inxhinjerike pėr njė siguri tė lartė dhe komode nė lėvizje. Rruga do tė ketė dhe njė lidhje tė veēantė me rrugėn nacionale Burrel- Klos -Bulqizė, e cila nga Klosi tek Ura e re e Vashės do tė jete 3 kilometra e gjatė. Nė kėtė mėnyrė edhe Burreli do tė lidhet me Tiranėn nė njė distancė prej vetėm 57 kilometra, ndėrsa Klosi me vetėm 40 kilometra.


Pjese e Rrugės sė Arbėrit ėshtė njė tunel rreth 3.3 kilometra, qė siē keni deklaruar ne “Alsat TV” ėshtė nė pėrfundim nė fazėn e projekt-idesė dhe pritet vetėm hartimi nė detaj pėr inspektimet si dhe miratimi dhe kėshillat teknike. A mund te jepni detaje te kėsaj projektideje?

- Siē e pėrmenda dhe mė lart projekti pėrfshin dhe njė tunel me gjatėsi
3.3 kilometra, qė mund tė jetė dhe alternativa fituese, pasi janė paraqitur edhe dy variante tė tjerė me tunele
me gjatėsi 3.6 dhe 4.2 kilometra. Tuneli ėshtė me tė vėrtetė njė vepėr shumė e vėshtirė. Ai krijon mundėsinė
e kapėrcimit tė Qafės sė Murrizit me kuote rreth 1320 metra, qė ndan malėsinė e Tiranės me atė tė Matit. Tuneli ėshtė projektuar tė kalojė nė kuotė 800-820 metra, qė bėn tė mundur kushte mė tė favorshme nga pikėpamja e dėborės dhe faktorėve tė tjerė atmosferikė. Ulja nė kuota mė tė ulta ka qenė pothuaj e pamundur pasi do tė duhej tė zgjatej nė mėnyrė tė jashtėzakonshme ky tunel, dhe sigurisht ėshtė kostoja e tij dhe vėshtirėsia.
Megjithatė, mund tė themi se kjo pjesė rruge dhe nė pėrgjithėsi rruga e Arbėrit, kanė njė kosto tejet tė lartė,
rezultat ky i terrenit ku kalon. Vetėm tuneli i Murrizit, kushton rreth 90 milionė euro. Vėshtirėsia e tij shtohet
po tė kemi parasysh kushtet gjeologjike ku kalon ky tunel, tė cilat janė nga mė tė dobėtat. Pėr tė pėrcaktuar
pozicionin mė tė pėrshtatshėm tė tij janė bėrė tentativa tė shumta dhe grupi i inxhinerėve ėshtė i besimit se ka gjetur pozicionin mė tė pėrshtatshėm.Tuneli fillon nė shtėpitė e sipėrme tė fshatit Murrizė nga krahu i Tiranės
dhe del nė grykėn e lumit tė Mashnorit, pranė shtėpive tė fshatit Xibėr, poshtė shkollės sė kėtij fshati, nė
kuota rreth 820 metra mbi nivelin e detit. Afati i ndėrtimit tė tij, nė njė farė mėnyre do tė kondicionojė edhe
afatin e ndėrtimit tė tė gjithė rrugės, por pėrderisa Kryeministri Berisha ka deklaruar njė afat rreth 2 vjeēar,
mendoj se kjo do tė realizohet plotėsisht.

Ē’mund tė thoni pėr ecurinė ederitanishme dhe cilat do tė jenė avantazhet e ndėrtimit tė kėsaj
rruge?


- Deri tani kanė pėrfunduar ose janė nė pėrfundim 4 nga 5 Lote tė rrugės sė Arbėrit. Loti i 5 ėshtė njė lot i shkurtėr rreth 5 kilometra, jo i vėshtirė, por qė kėrkon dhe marrjen
e miratimin nga pala maqedonase pėr pikėn e kalimit tė kufirit. Pra, mund tė themi se projekti ėshtė ēėshtje
e mbyllur. Ndėrkohe, pothuaj ka pėrfunduar njė lot (nga Bulqiza nė Urėn e Cerenecit) dhe ka filluar puna nė lotin paraardhės nga Bulqiza nė Klos (Ura Vashės). Menjėherė me dorėzimin e projekt-zbatimit tė dy loteve tė tjerė Tiranė (Ura Brarit) - Tunel Qaf Murrizė dhe Tunel Qaf Murrizė - Ura Vashės (Klos) do tė fillojnė punimet. Madje, ne si projektues po na kėrkohet ky projekt sa mė parė tė jetė e mundur, pėr tė filluar ndėrtimin e saj. Ndėrtimi, dhe veēanėrisht vėnia nė shfrytėzim e kėsaj rruge do tė ketė njė impakt tė jashtėzakonshėm, jo vetėm pėr Dibrėn, por edhe pėr trevat e banuara nga shqiptarėt nė Maqedoni, pėr zonėn e Matit pa pėrjashtim(pavarėsisht skepticizmit tė disa personave), por pse jo edhe pėr Tiranėn, Durrėsin e tė gjithė vendin. Pasuritė e jashtėzakonshme tė trevave tė Dibrės andej dhe kėtej kufirit do tė vihen nė lėvizje si kurrė mė parė. Madje edhe njė kuriozitet: Sofja, kryeqendra e Bullgarisė, me rrugėn e Arbėrit bėhet me afėr me Durrėsin, pra me detin
Adriatik se sa me Detin e Zi. Nė kushtet e njė Europe tė bashkuar dhe pa kufij, kjo ėshtė shumė domethėnėse.
Por, nga tė gjithė trevat ato qė janė mė pranė rrugės do tė kenė edhe pėrfitimet mė tė mėdha. Dhe kjo ėshtė
e natyrshme. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse dibranėt mezi e presin kėtė vepėr tė rėndėsishme rrugore, tė mirat
e cilės do t’i shijojnė tė gjithė shqiptarėt. Rruga e Arbėrit duke patur kėto cilėsi ėshtė edhe njė alternativė shumė tėrheqėse e Korridorit tė 8-ė Paneuropian dhe si e tillė do tė jetė tėrheqėse pėr njė transport
shumė mė tė gjerė se ai qė pėrmendėm deri kėtu. Personalisht uroj qė tė pėrfundojė sa mė parė tė jetė e mundur, pėr tė mbyllur njė epokė tė vėshtirė transporti dhe pėr tė hapur njė epokė tė re. “
Via vita est
“ thonin romakėt dhe pėr Dibrėn kjo shprehje ėshtė mėse domethėnėse dhe kuptimplotė.

Flet Dr. Ing.Faruk Kaba
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi