ILIRIADA PORTAL

"Opozita te hyje ne Parlament"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13102009

Mesazh 

"Opozita te hyje ne Parlament"




Rozeta Rapushi
Opozita po ndeshet me nje presion ne rritje nderkombetar, qe gjykon se debati zhvillohet ne Kuvend dhe jo jashte dyerve te tij. Per ta shprehur me mire kete qendrim, Kryetari i Senatit te Kanadase, Noel Kinsela eshte ndalur pikerisht tek kuptimi ne frengjisht i fjales Parlament. "Ne perdorim fjalen Parlament, e cila vjen nga gjuha frenge "parlč", qe do te thote "me fol". Nje nga kushtet per te folur eshte prania ne Parlament. Si kryetar Parlamenti, une inkurajoj te gjithe anetaret e tij te vine dhe te flasin ne Parlament", ka qene deklarata e djeshme e Kryetari i Senatit te Kanadase, Kinsela, duke e keshilluar opoziten ne Shqiperi, qe t'i rikthehet aktivitetit parlamentar. Nderkohe qe dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi dje opoziten te vije ne Kuvend. Pas takimit me Kryetarin e Senatit te Kanadase, Noel Kinsela, Topalli i sugjeroi te majtes, te vije ne Parlament dhe te ushtroje rolin per te cilen u votua ne 28 qershor, duke e siguruar opoziten se do te kete te gjitha hapesirat qe lejon Kushtetuta, ligji dhe gjithe fleksibilitetin e saj, per t'i respektuar ne detyren e tyre. "Padyshim qe cdo iniciative kushtetuese, do te shqyrtohet ne Parlament. Ju e dini qe ne baze te Kushtetutes dhe te ligjit, nuk ka nevoje qe t'i lodhin fare shqiptaret. Mjafton iniciativa e nje deputeti per t'u shqyrtuar ne Parlament. Rruget kushtetuese, rruget ligjore respektohen ne Parlament", theksoi Topalli, duke komentuar mbi kerkesen e socialisteve per ngritjen e nje hetimi parlamentar mbi rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Topalli theksoi, se pret qe opozita te vije ne Parlament dhe qe deputetet e zgjedhur nga shqiptaret, qe i kane ngarkuar detyren e rendesishme, te bejne misionin e opozitarit, pra te jene te pranishem ne Parlament. Ne takimin e zhvilluar me Kryetarin e Senatit te Kanadase, Kinsela, u nenshkrua edhe nje memorandum mirekuptimi per vendosjen e marredhenieve te ngushta ekonomike mes dy paleve. Sipas Topallit, mes dy shteteve do te shihen me shume vemendje si dhe do te konsiderohen te rendesishme fushat e bashkepunimit per naften, gazin, bankat, telekomunikacionin, infrastrukturen dhe edukimin. "Ne jemi shume te interesuar per te intensifikuar marredheniet mes porteve te Kanadase dhe te Shqiperise. Deshirojme te perdorim ato unaza lidhese, pjese e korridoreve te transportit evropian. Ne kete bote qe po ndryshon, kemi vene re qe transporti, ne te gjitha format e tij, eshte gjithnje e me i rendesishem", u shpreh Kinsela. Kryetari i Senatit, u prit edhe nga Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit, e njohu me disa prej zhvillimeve me te rendesishme te Shqiperise ne fushen ekonomike, politike dhe te infrastruktures. Ne kete kuader, kryetari i shtetit ftoi investitoret dhe bizneset kanadeze per investime te metejshme ne Shqiperi.

koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi