ILIRIADA PORTAL

Meta: Socialistet, jo endrres se Rames

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13102009

Mesazh 

Meta: Socialistet, jo endrres se Rames




Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, vleresoi dje se socialistet bojkotuan endrren e Edi Rames, per te cuar vendin ne krize per interesat e tij personale. Gjate nje prononcimi te dhene dje per mediat, ai theksoi se manifestimi ishte i turpshem, ku nuk ishin te pranishem as 2 mije veta. "Nje force politike qe ka marre 600 apo 700 mije vota dhe nuk mbledh dot as 2 mije njerez, ne nje miting te organizuar me aq shume buje, kjo do te thote qe vertete te kesh ngelur peng i nje deshire, qe eshte jashte realitetit", komentoi mitingun e opozites, Ilir Meta. Sipas tij, manifestimi ishte i turpshem, ku u akuzuan mediat pse kane filmuar nga lart dhe pse nuk jepnin vetem pamjet e regjise se kontrolluar. Ai vleresoi se bojkoti i opozites, nuk ka krijuar krize parlamentare dhe se e vetmja krize eshte ajo e vete lidershipit socialist Rama, i cili sipas tij eshte njeriu i fundit qe duhet te kerkoje rinumerimin e votave. "E vetmja force politike qe nuk mund te kerkoje hapjen e kutive, eshte PS dhe PD, sepse ato kane pasur perfaqesimin e tyre njesoj, te balancuar kudo ku eshte administruar vota, ne cdo qender votimi dhe ne cdo qender numerimi. Dhe jo vetem kaq, ne cdo qender votimi votat kane qene te filmuara", komentoi ministri i Jashtem, kerkesat e opozites. Sipas Metes, te thuash pse te mos hapen kutite, kjo do te thote pse te mos behen zgjedhje te reja, meqenese nje pale ka ngelur e pakenaqur me kete gje, por vendi nuk mund te hyje ne precedent te tille kaosi dhe destabiliteti. Nderkohe, per sa i perket vendimeve te Kryesise se LSI-se, per largimin e disa ish-anetareve te kesaj force qe dolen kunder vendimit per bashkepunim me PD-ne, kryetari i kesaj partie vleresoi se ata ishin thjeshte njerez qe ishin futur ne parti per interesa personale, duke iu referuar konkretisht Ndre Legisit. "Ata qe kane ikur nuk jane disident, ata jane perfitues, njerez qe kane ardhur ne baze te nje lloj marreveshjeje qe do te ishin dhe deputet, per arsye sepse kur u krijua LSI-ja ne kishim nevoje per te pasur dhe nje grup parlamentar, nuk eshte problemi se kane pasur ideal, apo qellim fisnik", vleresoi Meta. Sepse, vijoi ai, rasti i Legisit eshte nje njeri qe me 150 vota ka dale deputet, pra ka perfituar kur mandati i tij vlente 25 mije vota dhe ne momentin qe e pa se nuk behej dot si atehere, zgjodhi ate rruge, le te behet pjese e "estrades se Ballshit".

Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi