ILIRIADA PORTAL

Gjata: Si i dogjėm kutitė nga frika e zgjedhjeve tė parakohshme, kur u zgjodh Topi President

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13102009

Mesazh 

Gjata: Si i dogjėm kutitė nga frika e zgjedhjeve tė parakohshme, kur u zgjodh Topi President




BLEDAR HOTI

Ish-kreu i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, nė intervistėn e tij shprehet se opozita nuk e gėzon tė drejtėn tė bllokojė procesin e djegies sė fletėve tė votimit, pasi njė gjė tė tillė e vendos vetėm Parlamenti me anė tė ndryshimit tė dispozitave tė Kodit Zgjedhor. Ai thekson se kur e gjithė vėmendja e opinionit publik ishte tė pėrqendrohej te zgjedhja e kreut tė ri tė shtetit, nė korrik tė 2007, KQZ-ja mori vendimin pėr djegien e fletėve tė votimit, zbrazjen e kutive, pasi vendi rrezikonte tė shkonte nė zgjedhje tė parakohshme.
Z. Gjata, kohėt e fundit politika ėshtė pėrfshirė nė debatin pėr djegien e fletėve tė votimit. Si e konsideroni ju debatin. A ka tė drejtė KQZ-sė tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė?
Ka ardhur njė moment qė edhe politika dhe opinioni publik duhet ta kuptojnė se njė gjė qė ėshtė e zgjidhur me ligj dhe qė ka nė dorė njė institucion shtetėror pėr ta zgjidhur, s’ka nevojė pėr debat. Duhet t’ju them se kjo procedurė ka qenė e parashikuar nė tė gjitha kodet zgjedhore. Politika nuk ka pse bėn shumė zhurmė pėr asgjė, madje kjo procedurė ka eksituar edhe para viteve ’90. Kėtė e ka ligji, kėtė nuk e vendos njėri krah i politikės apo krahu tjetėr. Madje kjo nuk ėshtė diēka qė thuhet, qė ligji ėshtė arritur me konsensus, opozita ka dhėnė vulėn e saj nė ligj, nuk ėshtė e nevojshme t’i hyhet kėtyre debateve. Nė tė gjitha kohėrat kjo ka ndodhur.
Si ėshtė proceduar me djegiet e fletėve tė votimit ndėr vite?
Mund t’ju shpjegoj njė specifikė, nė vitin 2005. Kur unė isha anėtar i KQZ-sė, u ngrit njė komision hetimor parlamentar, qė nuk mori asnjė masė pėr hapjen e kutive tė votimit, rinumėrimin apo hetimin e tyre. Ne si KQZ e shtymė vendimin pėr asgjėsimin e fletėve tė votimit, derisa tė mbaronte punėn ky komision hetimor. Ndėrsa nė vitin 2007, kemi shpallur njė specifikė tė veēantė nė lidhje me fletėt. Rezultati i fletėve tė votimit tė zgjedhjeve vendore u shpall mė 8 qershor, ndėrsa nė fillim tė korrikut filluan procedurat pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Kaluan dy-tre raunde pa u zgjedhur presidenti dhe atėherė u fol se mund tė shkohet nė zgjedhje tė parakohshme, pas dėshtimit tė kėtyre raundeve dhe ne si KQZ u angazhuam pėr tė marrė vendimin pėr asgjėsimin e kutive tė votimit, pasi zgjedhjet e parakohshme realizohen brenda 45 ditėve. Dhe gjithė KQZ u ngrit nė alarm, sepse po tė shkonim nė zgjedhjet e parakohshme, ne nuk kishim asnjė kuti gati. U sigurua fondi, u ngrit komisioni i posaēėm, KQZ-ja me njė tė punė tė jashtėzakonshme brenda 10 ditėve arriti qė tė asgjėsonte fletėt e votimit. Por zgjedhjet e parakohshme nuk u bėnė, falė konsensusit qė u arrit pėr zgjedhjen e Presidentit.
Nė atė kohė, ju kishit ndonjė kėrkesė nga qeveria pėr tė bėrė gati bazėn materiale?
Absolutisht jo, kurrė s’kemi pasur, s’di tė ketė pasur njė kėrkesė tė tillė. Gjithmonė KQZ-ja e ka ēmuar vetė situatėn. Kemi parė njė situatė tė tillė, kemi marrė masa. Shikoni nėse KQZ-ja, jo vetėm pėr kėtė rast, por gjithmonė kur ka zgjedhje nuk merr masat e veta pėrpara se tė dalė data e zgjedhjeve, atėherė nuk do tė realizohen kurrė zgjedhjet. Sidomos nė votimet lokale tė 2007-ės, po tė mos merrnim masa ne si KQZ qė nė vitin 2006, atėherė nuk do tė realizoheshin kurrė zgjedhjet pėr tre javė mė pas.
Opozita kėrkon qė tė hapen kutitė dhe tė rinumėrohen fletėt e votimit. Si e konsideroni ju kėtė dhe sa ligjore ėshtė njė gjė e tillė?
E kam dėgjuar kėrkesėn pėr hapjen e kutive pėr disa qarqe. Institucionet, kanė dalė apo jo nga politika, kanė pėrbėrje politike ose jo, janė institucione. Detyrimi i tyre primar ėshtė tė zbatojnė ligj. Ky ėshtė raporti bazė, ligji. Ai e ka nė ligj qė tė asgjėsojė fletėt e votimit. Ndėrsa kėrkesa e opozitės, e dhėnė nėpėrmjet medias, nuk pėrbėn kurrfarė obligimi pėr institucionin. Prandaj e vetmja zgjidhje ėshtė qė tė ndryshojė, ligji, Kodi Zgjedhor. E para, duhet tė ketė kujdes kur tė ndryshojė kjo dispozitė, nėse ajo ka njė fuqi prapavepruese. E dyta, duhet tė vendoset me njė nen tė posaēėm, apo me njė dispozitė kalimtare derisa tė realizohet njė gjė e tillė. Pra Parlamenti e zgjidh me dispozitė prapavepruese ose kalimtare qė ta pezullojė kėtė veprim tė KQZ-sė, derisa politika tė zgjidhė problemet e veta. Tė njėjtėn kėrkesė mund tė bėjė edhe qeveria pėr hapjen e kutive nė qark tė caktuar. Absolutisht institucioni, KQZ-ja nuk ka asnjė detyrim qė ta pranojė njė kėrkesė e tillė. I vetmi propozim, zgjidhje vjen nga Parlamenti.
Ndėrsa kjo kėrkesė e opozitės vjen nė njė kohė kur ėshtė mbyllur procesi i 28 qershorit, kur kanė kaluar tė gjitha hallkat dhe nuk ka pasur kontestime. A mund tė ketė ndonjė parti politike qė tė dalė mbi vendimet e gjykatave nė Shqipėri?
Unė mendoj se jo. Prandaj dhe them absolutisht jo. Nė Shqipėri kemi pasur shumė precedentė tė kundėr, po themi ka ardhur nga politika nė kėto 18 vite tė pluralizmit. Shpesh politika nuk ka pyetur edhe pėr vendimet e Gjykata ka marrė vendime tė veta, por tė paktėn nėpėrmjet Parlamentit. Diku kam dėgjuar se mund tė shpallė edhe luftė, se kujt mund t’i shpallė unė nuk e di. Kėtu ēėshtja ėshtė se procesi zgjedhor ka kaluar njė procedurė ligjore sipas Kodit Zgjedhor. Po marrim ankimet, nga KQZ-ja ato kanė kaluar nė Kolegj Zgjedhor. E ka shqyrtuar KQZ-ja e ka rrėzuar, por kėshtu ka vepruar edhe Kolegji, kėtu ēėshtja mbyllet. Ligji thotė se vendimi i Kolegjit ėshtė pėrfundimtar dhe i formės sė prerė. Vetėm dy vendime janė tė kėtij lloji, i Kolegjit dhe Gjykatės Kushtetuese. Pra s’ka mė ankim, nuk e pret dot njeri atė vendim. Ka vendosur drejt apo gabim Kolegji, askush nuk ka tė drejtė tė gjykojė sot drejtėsinė e vendimit tė gjykatės. Pasi vendos Gjykata, tė gjithė duhet tė heshtin. Kėshtu qė nuk ka mė asnjė shkak ligjor sot, pėr tė vendosur apo pėr tė vepruar nė kundėrshtim me atė qė vendosi Gjykata. E thėnė mė shqip, sot nuk mund tė hapen kutitė e tė rinumėrohen fletėt e votimit pėr ato qarqe, kjo qoftė edhe pėr njė fletė tė kontestuar, pas njė vendimi qė ka dhėnė Gjykata. Se ēfarė bėn politika, qė mund ta bėjė me Parlament, me apo protesta, kėtu pastaj s’ka mė ligj, s’ka institucione. Nėse vendosim njė gjė tė tillė, nė tė kundėrt ėshtė antiligjore, pastaj duhet tė themi se a kemi apo nuk kemi Kushtetutė.

panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi