ILIRIADA PORTAL

Zgjedhjet e pjesshme, Rama-Blushi sherr ne kryesi per bojkotin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14102009

Mesazh 

Zgjedhjet e pjesshme, Rama-Blushi sherr ne kryesi per bojkotin




Denis Dedej
Mes debatesh dhe arsyetimesh te kunderta, Kryesia e Partise Socialiste vendosi me shumice votash per mospjesemarrjen e socialisteve, ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit. Burime brenda mbledhjes bejne te ditur per "Koha Jone" se megjithese ka pasur zera pro hyrjes ne zgjedhje, keto nuk jane marre parasysh. Ndryshe nga heret e tjere, mesohet se kryetari Edi Rama nuk ka dashur te perballet me anetaret, te cilet njihen per mendimin kunder tij, duke evituar perplasjet dhe duke mos dhene pergjigje per pyetjet qe adresoheshin ne adrese te tij. Keshtu pra, Kastriot Islami, Saemira Pino, Eva Allushi, Andis Harasani, Arben Malaj, Ben Blushi jane shprehur per futjen e PS ne zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndersa, Edi Rama, Namik Dokle, Lindita Nikolli, Valentina Leskaj, Erion Brace, Fatmir Xhafaj, Arta Dade, jane shprehur per bojkotin e tyre. Pas rreth 2 ore debatesh, deputetja socialiste Arta Dade, permes nje komunikimi me mediat, ka bere publike vendimin e Kryesise per moshyrjen ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit. Ajo tha se shumica e anetareve te Kryesise jane te mendimit qe PS te mos marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme, qe do te mbahen ne 15 nentor. "Partia Socialiste e Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te behet pjese e nje tjeter procesi zgjedhor te manipuluar, jashte standardeve, qe shkel ligjin dhe deformon vullnetin e shqiptareve", u shpreh Dade. Pas diskutimit mbi pjesemarrjen ne zgjedhjet e pjesshme, eshte vijuar me diskutimet mbi axhenden politike te partise. Po eshte diskutuar dhe mbi organizimin e zgjedhjeve ne organizatat socialiste dhe ngritja e grupeve te punes per permiresime statutore. Nderkaq u vendos dhe thirrja e Asamblese Kombetare diten e shtune. Pas perfundimit te mbledhjes, kryesocialisti, Edi Rama deklaroi se vendimi i Kryesise per zgjedhjet eshte rruga e domosdoshmerise jetike te te gjithe popullit opozitar. "Ne kete rruge ne jemi shume te vendosur dhe ky eshte nje proces, i cili ka te beje ma fatet e nje demokracie te kapur peng dhe te futur ne krize ne te gjitha funksionet jetike te saj dhe nuk ka te beje me asnje lloj taktike apo cfaredoqofte tjeter, qe lidh interesat e PS", perfundoi fjalen e tij, Edi Rama.



BATUTAT BRENDA MBLEDHJES SE KRYESISE

Edi Rama: Zgjedhjet e pjesshme i shoh te lidhura me procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nuk do te hyjme ne zgjedhje. Bojkoti deri ne plotesimin e kushteve, eshte mundesia e vetme per te zbardhur te verteten e 28 qershorit.

Ben Blushi: Duhet te futemi ne zgjedhje. PS duhet te hyje ne zgjedhjet e pjesshme. Kushtet politike qe i kemi vene PD, lidhje me te shkuaren. PS duhet te shprehet per te ardhmen. Nje parti politike duhet te jete ne gare se po demotivojme njerezit tane.

Besnik Baraj: Meqe njerezit jane te merzitur, te mos hyme ne zgjedhje. Dihet qe zgjedhjet e pjesshme i fiton gjithmone partia ne pushtet, keshtu qe s'kemi pse te hyme. (Ne mbledhje qeshin te gjithe anetaret)

Ben Blushi: Po pse argument te duket ky?

Andis Harasani: Ka nje vendim te Asamblese per zgjedhje te parakohshme, kur s'hyjme ne zgjedhje si do te mund te shkojme ne zgjedhje te parakohshme? Kemi shanse per te fituar edhe duhet te mbrojme voten.

Kastriot Islami: Nuk duhet te vazhdojme bojkotin, pasi nuk na kuptojne dot anetaret.

Arben Malaj: Bojkot pas bojkoti. Duhet te hyjme ne zgjedhjet e pjesshme vendore. Per nje parti politike duhet te jete serioze, te jete ne Kuvend, te jete ne gare dhe te zbatoje ligjin.

Eva Allushi: Ketu nuk eshte ceshtje deshire, eshte ceshtje ligji, ligji na detyron te futemi. Eshte krijuar nje aksion politik nga Partia Socialiste, mendohet qe nuk kemi humbur por na kane vjedhur, qe do te thote se socialistet dhe te gjithe majtet kane arsye per te na votuar, te futemi ne gare dhe te fitojme garen.

koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi