ILIRIADA PORTAL

I penduari i bandės sė Durrėsit: Aleksandėr Keka i PDK, korrier droge i Lul Berishės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14102009

Mesazh 

I penduari i bandės sė Durrėsit: Aleksandėr Keka i PDK, korrier droge i Lul Berishės




Armand Bajrami
Fakte tė panjohura mė parė u bėnė prezent dje nga i penduari Adriatik Coli, gjatė dėshmisė nė seancėn e "bandės sė Durrėsit" nė Gjykatėn pėr Krimet e Rėnda. I penduari Adriatik Coli ka befasuar dje teksa ka pėrmendur emrin e Aleksandėr Kekės, ish-kryetarit tė PDK-sė sė Malėsisė sė Madhe, tė vdekur pas shpėrthimit nė makinėn e tij nė qershor tė kėtij viti. Coli ka thėnė se Keka ishte njė nga korrierėt e drogės pėr llogari tė "bandės sė Durrėsit". Mė tej Adriatik Coli pėrmendi emrin e djalit tė njė avokati tė mirėnjohur, si "ndihmės" tė bandės sė Durrėsit. Sipas tė penduarit, anėtarėt e bandės ishin lajmėruar nga djali i avokatit pėr ardhjen e Erion Lames, i cili mė pas u ekzekutua me armė zjarri nė njė pritė tė armatosur. Faktet e reja ndezėn debatet mes palėve nė proces. Avokatėt kanė pohuar se, "nėse Prokuroria ishte nė dijeni tė implikimit tė ish-kryetarit tė PDK-sė sė Malėsisė sė Madhe duhet ta kishte marrė tė pandehur si anėtar tė bandės". Gjykata pėr Krimet e Rėnda ka vijuar dje dėgjimin e dėshmisė sė tė penduarit Adriatik Coli. Seanca me dyer tė mbyllura pėr mediat ka zgjatur 7 orė, deri nė pėrfundim tė orarit zyrtar tė punės nė gjykatė. Burime brenda seancės pohuan se Coli dėshmoi mbi episodet e vrasjes sė Erion Lames, Klodian Sadikut, si dhe konflikteve qė ēuan nė ndarjen nė dy pjesė tė "bandės sė Durrėsit".
Deshmia per Keken
Ndėrsa togat e zeza prisnin dje tė dėgjonin nga Adriatik Coli vazhdimin e dėshmisė nė "linjėn" e deklarimeve tė dhėna mė parė nė prokurori, situata "ka marrė kthesė" kur Coli ka shqiptuar emrin e ish-kryetarit tė PDK-sė sė Malėsisė sė Madhe, Aleksandėr Keka. Burime brenda seancės thanė se Coli gjatė deklarimeve ka pohuar pėrfshirje tė ish-kryetarit tė PDK-sė tė vrarė me njė shpėrthim eksplozivi nė makinėn e tij, nė trafikun e drogės. "E njihnim Aleksandėr Kekėn. Ai ka transportuar disa ngarkesa lėnde narkotike drejt Italisė", ėshtė shprehur Coli. Sipas tė penduarit, Keka ka kryer rolin e "korrierit" tė drogės pėr llogari tė bandės. Po sipas tij, Keka realizonte trafikimin e heroinės drejt Italisė nė rrugė tokėsore, duke kaluar drejt Malit tė Zi e mė pas nė vijim nė Kroaci, Slloveni e deri nė Itali. "Unė, Endrit Dokle, Lulėzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Klod Saliu, disa herė kemi qenė edhe nė shtėpinė e Aleksandėr Kekės nė Koplik", ėshtė shprehur Coli. Sikur tė mos mjaftonte vetėm kaq, Coli dje ka pėrmendur edhe emrin e djalit tė njė avokati tė dhomės sė avokatisė Durrės. "Teksa po prisnim pėr tė vrarė Erion Lamen, ka qenė djali i avokatit A.H. qė lajmėroi Indrit Doklen pėr lokalin ku kishte parė Erion Lamen", ka pohuar Coli.
I menjėhershėm ka qenė dje reagimi i avokatėve mbrojtės tė tė pandehurve ndaj deklaratave tė Colit. Dalja nė skenė e emrit tė Aleksandėr Kekės ka shkaktuar debat tė ashpėr nė sallė. "Revolta" e avokatėve ka qenė e pėrqendruar nė faktin qė, nėse Prokuroria ka pasur dijeni pėr pėrfshirjen e tij nė trafik, duhet tė kishte nisur njė procedim penal. "Nėse organi i akuzės kishte dijeni mbi pėrfshirje tė Aleksandėr Kekės nė trafikun e heroinės pėr llogari tė bandės, duhet tė kishte hapur procedim penal ndaj tij dhe ta merrte tė pandehur si anėtar tė bandės", mėsohet tė jenė shprehur avokatėt. Ndėrsa u vra nė njė atentat mafioz nė qershor tė kėtij viti afėr fshatit Grilė nė Shkodėr, Prokuroria dy javė pas ngjarjes pezulloi hetimet dhe riktheu dosjen nė polici pėr mungesė autori. Adriatik Coli shėnoi dje seancėn e tretė "maratonė" tė tij, ku pėr orė tė tėra ai i pėrgjigjet pyetjeve tė Prokurorisė mbi episodet kriminale pėr tė cilat akuzohen anėtarėt e "bandės sė Durrėsit".
VRASJA E LAMES
Disa muaj para se tė dilte Klodi nga burgu, mbaj mend se ka qenė dimėr dhe vija re se Erion Lame ishte fuqizuar shumė. Ai kishte bėrė shumė lekė dhe kishte blerė "Benz" katėr fenerėsh. Erion Lame nė atė kohė punonte me Ben Shabanin, Festen dhe Artur Labin, tė cilėt merreshin me drogė. Tur Labi kishte njė anije 2500 tonėsh. Di qė Ben Shabanin e kanė arrestuar pasi policia gjeti njė laborator droge te shtėpia e tij nė Shkozet. Unė kur shkėmbehesha me Erion Lamen mė shikonte shtrembėr. Njė ditė, Indrit Dokle mė tha qė e kishte marrė nė telefon Erion Lame dhe i kishte thėnė qė kur do pimė njė kafe, se me Indrit Taullain kam pirė njė kafe dhe jam sqaruar. Indrit Dokle i kishte thėnė qė nuk pi kafe me njeri. Erioni i ishte pėrgjigjur qė "po mirė, kush t'i kėpusi kokėn njėri-tjetrit". Pas kėsaj, unė i thashė shkojmė e i kėpusim kokėn. E ruajtėm tė dy Erion Lamen pėr rreth tre muaj rresht, po nuk po na dilte nė shteg. Pastaj njė ditė, Indritin e mori nė telefon njė shoku i tij dhe i tha Erionin e ke te klubi i N.M., qė ėshtė afėr me Bashkinė. Indriti erdhi te shtėpia ime. Unė mora pistoletė, kurse Indriti mori "skorpionsin", tė cilin e kishte nė shtėpinė e tij. U nisėm dhe zumė pritė te rruga poshtė bashkisė dhe po pritnim Eronin. Ai ishte i detyruar tė vinte te rruga ku ishim ne, pasi rrugė tjetėr nuk kishte. Ndenjėm rreth gjysmė ore, derisa Indriti pa makinėn e Erion Lames. Unė nuk e njihja makinėn e tij. Pak metra para se tė vinte tek ne, ai ndaloi makinėn dhe po bisedonte me dikė. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe pastaj Erioni erdhi nė drejtimin tonė. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, Indriti e qėlloi me "skorpions". Makina doli anės rrugės dhe goditi shtyllėn elektrike. Unė u mundova tė hapja derėn e pasagjerit, pasi pashė se Erioni ishte shtrirė. Nuk e hapa dot derėn se ishte nė siguresė. Kapėrceva makinėn dhe dola nga ana e Erionit. Ai nė kėtė kohė lėvizi dhe donte tė hapte derėn e tij. Unė nė ēast e qėllova me pistoletė dy herė. Njė herė nė gjoks dhe njėherė nė bark. Pastaj ai hapi derėn dhe ra. Ne u larguam me kėmbė me vrap nė drejtim tė magazinave tė birrės dhe armėt i hodhėm pėrballė ambulancės, ku po ndėrtohej njė pallat i madh nė atė kohė. Pastaj u ndamė dhe secili shkoi te shtėpia e tij. Nė darkė erdhi dhe mė shoqėroi policia dhe mė pyeti rreth vrasjes sė Erionit, por unė nuk tregova. Mėsova se edhe Indritin e shoqėroi policia dhe e pyeti pėr kėtė problem. Nė polici mėsova se Erion Lame kishte vdekur tashmė nga goditjet qė i kishim bėrė ne.
Ndarja e bandes
Gjatė kohės qė ka qenė Klodi nė burg, unė me Indrit Doklen gradualisht u ftohėm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit fillonte tė bėnte pisllėqe tė vogla, si p.sh., fuste tė tjerė me vjedhė etj., qė ne s'e pėrqeshim. Unė po filloja tė rrija me Indrit Doklen. Nė kėtė kohė kisha parė se Indrit Taullai rrinte me Plarentin dhe Julian Meēen. Nja dy muaj pas vrasjes sė Erion Lames doli nga burgu Luli. Unė me Indrit Doklen shkuam pėr vizitė nė shtėpinė e re qė ndėrtoi pėrballė Plarentit. Te shtėpia ishte Luli dhe Mond Ēekici. Vizita ishte e thjeshtė dhe ne u larguam. Pas rreth 20 ditėsh nga ardhja e Lulit doli Klodi nga burg. Atė ditė qė doli nga burgu unė e takova Klodin pėr pak kohė se kishte shumė njerėz pėr vizitė. Tė nesėrmen po bėja xhiro me njė fuoristradė tė Verit, qė nuk mė kujtohet si e ka emrin gjatė. Gjatė xhiros pashė Lulin qė po shkonte me Plarentin te shtėpia e Klodit nė Spitallė. Pas dy ditėsh mė thirri Klodi dhe unė shkova nė Spitallė. Ai mė tha qė njerėz me tė afėrt kam ty dhe Indritin. Me Lulin nuk kam mė punė, meqė kur isha nė ditė tė zeza, nuk mė pa njeri. Pas tre-katėr ditėsh, Klodi me Shkėlqimin, tė vėllain shkoi tė shtėpia e Lulit pėr t'i kthyer vizitėn. Unė e pashė vetė kėtė, pasi nė atė kohė isha te shtėpia e Klodit. Unė mesa mė kujtohet pritėm me gjithė Indritin jashtė shtėpisė sė Lulit me dy makina dhe i pritėm derisa u kthyen pas gjysmė ore, qė nga ajo ditė Klodi nuk ėshtė takuar asnjėherė me Lulin. Mbas takimit Klodi u shpreh: "Kishim ēa kishim me Lulin, i pashė pisllėqet e tij dhe nuk mė ka ndihmuar, tani ai nė punėn e tij, unė nė punėn time. Kemi qenė shokė deri dje, ruajtėm ēa kishim pėr tė ruajtur, tani nuk jemi armiq dhe tė shikojė ēdo njėri punėn e vet". Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok tė ngushtė Indrit Doklen dhe pastaj mua. Nė atė kohė filloi tė afrohej dhe Altin Begu, qė ishte ēun i lagjes. Altini i rrinte nė shėrbim me makinė Shkėlqimit, vėllait tė Klodit, kur bridhte pėr punėn e Klodit kur ishte nė burg. Pas njė muaji, nga mesi i vitit 2002, Klodi shiti njė tokė qė kishte te Plepat nė Durrės njė tiranasi dhe mori nja 70 mijė dollarė qė i futi nė punė. Klodi na tha: "ēuna, ju m'u gjendėt nė ditė tė zeza dhe ju me kismet tė na eci puna do t'u ndihmoj dhe do tė rregullohemi tė gjithė". Klodi filloi tė blinte drogė, heroinė tė pastėr. Unė nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumė i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogėn. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinė, ndonjėherė 12 kg dhe e sillte te shtėpia e vjetėr dhe pėr kėtė nuk dinte gjė njeri.

panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi