ILIRIADA PORTAL

Arrestohet pėr terrorizėm i dyshuari pėr vrasjen e Sali Tivarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14102009

Mesazh 

Arrestohet pėr terrorizėm i dyshuari pėr vrasjen e Sali Tivarit




IRGIS HYSENAJ
Policia e Tiranės arrestoi njė person, i cili akuzohet nga prokuroria se ka publikuar materiale, tė cilat nxisin terrorizmin nė vend. Nė prangat e policisė ra Artan Kristo, i cili ka qenė njė prej personave tė arrestuar mė parė si i dyshuar pėr vrasjen e ndodhur nė vitin 2003 tė sekretarit tė Komunitetit Mysliman, Sali Tivari. I ndaluari u burgos disa kohė pėr kėtė ngjarje, ndėrkohė qė mė pas u la i lirė pėr mungesė provash. Por pas njė hetimi tė kryer nga Prokuroria e Tiranės, ai u vu sėrish nė pranga, kėtė radhė i akuzuar se nėpėrmjet materialeve tė publikuara ka bėrė thirrje pėr “luftė tė shenjtė”.

Hetimet

Prokuroria e rrethit nisi hetimet pėr Kriston, pas gjetjes sė disa materialeve tė dyshimta, tė cilat nxisnin terrorizmin nė faqen e internetit albselefet.net. Prej njė muaji u arrit qė tė mblidheshin materialet e nevojshme, tė cilat dokumentonin aktivitetin e tė ndaluarit. Sipas burimeve, materialet e hedhura nga Kristo bėnin thirrje pėr tė nisur “Luftėn e shenjtė” ose Xhihadin. I ndaluari pėrdorte njė pseudonim, gjatė postimit tė materialeve, i cili sipas prokurorisė, ishte Muhammed Abdullahi Ebu Umer El Albani.

Sipas burimeve zyrtare, pėr hetimin sa mė tė plotė tė ēėshtjes, janė shfrytėzuar njė numėr i madh mjetesh pėr kėrkimin e provės, pėrfshi edhe ato karakterit teknik. “Nė njė analizė tė tė gjitha tė dhėnave tė grumbulluara, ėshtė arritur pėrfundimi se ka tė dhėna tė mjaftueshme qė shtetasi Artan Kristo ka kryer veprėn penale tė “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandės pėr kryerjen e veprave me qėllime terroriste”. Nė kėto rrethana, mbi bazėn e kėrkesės sė Prokurorisė, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka caktuar masėn e sigurimit “arrest nė burg”, thuhet nė njė njoftim tė prokurorisė. I ndaluari ėshtė shoqėruar nė qelitė e paraburgimit, ndėrkohė qė vazhdojnė hetimet pėr persona tė tjerė tė pėrfshirė nė kėtė vepėr penale.

I ndaluari

Artan Kristo ėshtė njė prej personave tė dyshuar nga policia si autor i vrasjes sė sekretarit tė Komunitetit Mysliman, Sali Tivari. Ngjarja ka ndodhur nė vitin 2003, nė zyrėn e Tivarit. Kristo u ndalua dhe u lirua disa herė nga policia, pėr t’u lėnė mė pas i lirė pėrfundimisht pėr mungesė provash, ndėrsa ndaj tij nuk u ngrit asnjėherė akuza pėr kėtė krim. Nė njė intervistė tė hershme pėr gazetėn “standard” nė lidhje me kėtė ngjarje, ai ka thėnė: “Unė nuk kam qenė kėtu kur ėshtė qėlluar mbi Sali Tivarin. Kur ai ėshtė vrarė, unė jam ndodhur jashtė Shqipėrisė dhe gjithēka e kam mėsuar pėrmes medias, pikėrisht kėshtu, duke lexuar gazetat nė internet, mėsova edhe qė unė isha i dyshuar pėr kėtė vrasje. Qė nė atė moment kam kontaktuar me avokaten dhe nga ajo kam mėsuar se unė nuk isha i kėrkuar. Fatmirėsisht ekzistojnė shumė prova qė unė nuk kam qenė kėtu ato ditė”. Kristo ėshtė banues nė qytetin e Durrėsit, ku mė parė ka drejtuar njė fondacion, si dhe ka dhėnė mėsime teologjie. Ai lėvizte shpesh edhe nė Libi, ku thotė se kujdesej pėr studentėt shqiptarė qė shkonin aty pėr t’u shkolluar. Ai ka qenė i arrestuar mė parė nga policia, i akuzuar pėr plagosje me thikė.





Postime tė Artan Kristos nė faqen e uebit me pseudonimin Muhammed Abdullahi Ebu Umer El Albani. Nė postimet e publikuara mė poshtė nuk ka pėrmbajtje dhe thirrje pėr terrorizėm. Ato po botohen tė plota dhe pa ndryshime nga gazeta.



Imam Malik Rahimehullah thotė: Shikoje se nga kush e merr dijen, sepse ajo ėshtė feja jote, merre nga ata qė janė udhėzuar dhe jo nga ata qė janė devijuar.

Ndėrsa nė lidhje me pėrcaktimin e devijimit dhe tė udhėzimit, kjo ėshtė temė e gjatė, diēka qė nuk mund tė shtrohet nė kėtė bisedė.

Ndėrsa sa u pėrket personave nė fjalė ata kanė devijime nė udhėn qė ndjekin, dhe si tė tillė nuk bėn tė marrėsh mėsim nga ata pėr shkak se nuk ke siguri tek mėsimet.

Prej tyre kanė dalė kėto mendime dhe fetave tė vėrtetuara.



1- Marrje parash me kamat kur e ke tė domosdoshme. Ahmedi

2- Bin Ladeni ėshtė Muxhahid i madh. Ismaili

3- Mendon se Shejh Albani ka gabuar nė ēėshtjen e Imanit Ismaili.

4- Pėr hatrin e davetit mund tė bėhen disa harame. Ismaili & Ahmedi

5-Marrje pjesė nė Mevlud nė Shqipėri dhe pas deklarimit tė

pendimit tė rrejshėm dhe nė Turqi. Ahmedi

6- Hirja islame nėpėr spektakle televizive tė shoqėruara me harame. Ahmedi

7- Mospozicionimi nga thirresat e devijuar si Sadullah Bajrami.


standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi