ILIRIADA PORTAL

“Unaza e Tiranes, urgjent tenderi”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16102009

Mesazh 

“Unaza e Tiranes, urgjent tenderi”




Fatjona Mejdini
Zgjerohet gama e perplasjeve mes qeverise dhe bashkise se Tiranes, per Unazen e madhe te Tiranes, teksa Berisha ka kerkuar urgjent perzgjedhjen e firmes qe do ta ndertoje. Brenda ketij viti do te pergatitet tenderi nderkombetar, per dhenien me koncesion te ndertimit te Unazes se madhe te Tiranes. Kjo ishte kerkesa qe kryeministri Berisha i beri, Ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Kreu i ekzekutivit, ne menyre te prere ka bere te ditur se qeveria qe ai drejton, do te nise menjehere procedurat per kete veper infrastrukturore, teper te rendesishme per banoret e kryeqytetit dhe me gjere. Duke theksuar rendesine e madhe te kesaj unaze, kryeministri theksoi se gjate muajve te fundit, kompani te huaja nder me seriozet, kane treguar interes te madh per te marre pjese ne ndertimin e saj. Gjate detajimit te projektit ne mbledhjen e qeverise, Berisha theksoi se ndertimi i kesaj unaze eshte e domosdoshme, duke e pare ne perspektive, per shkak te ndertimit dhe te rruges se Arbrit, e cila tashme ka avancuar dukshem ne zgjatimin e saj drejt qytetit verior. “Krahu veriperendimor dhe perendimor i saj eshte jetik, edhe per faktin se ne dy vitet e ardhshme parashikohet te perfundoje rruga e Arbrit, e cila do te sjelle nje trafik te paparashikueshem, ashtu sic ndodhi me trafikun, me ndertimin e Korridorit te Kombit”, shpjegoi Berisha. Por sipas tij, rruga e re do t’i jape fund edhe trafikut te jashtezakonshem, qe haset ne rruget e kryeqytetit. Kryeministri theksoi se ky aks do te mbuloje problemet infrastrukturore te kryeqytetit, i cili vuan nga mungesa e siperfaqeve rrugore. “Ne qofte se standardi urbanistik eshte mbi 30 per qind siperfaqe rrugore per qytetin, kryeqyteti i vendit ka gjithsej 14 per qind siperfaqe rrugore. Cka shprehet me veshtiresi te jashtezakonshme ne trafik, shprehet me nje prej ndotjeve me te larta nga automjetet”, konstatoi Berisha. Po dje kreu i qeverise sqaroi se Unaza e re e kryeqytetit, do te kishte nje gjatesi prej 30 kilometrash dhe me tete korsi gjithsej. “Dy jane segmentet nevralgjike, ne te cilat punimet duhet te fillojne me se pari: Segmenti ura e Brarit-Kthesa e Kamzes ose ura e Limuthit, ku une mendoj se mund te shkohet tek ura e Limuthit, ne menyre qe qyteti i Kamzes te shmange perfundimisht cdo trafik kombetar dhe nderkombetar. Ndersa krahu tjeter, ne Sauk”, argumentoi Berisha. Sipas tij, ekspertet do te shikonin cdo mundesi per ta nxjerre kete aks ne zonat e pandertuara.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi