ILIRIADA PORTAL

Edhe bundestagu gjerman kundėr bojkotit tė Ramės. Thirrje opozitė pėr tė marrė pjesė nė kuvend

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16102009

Mesazh 

Edhe bundestagu gjerman kundėr bojkotit tė Ramės. Thirrje opozitė pėr tė marrė pjesė nė kuvend




Parlamentarja gjermane Margaret Vetzel u shpreh sot nė Tiranė se pjesėmarrja e opozitės nė Kuvend ėshtė e rėndėsishme pėr realizimin e reformave nė vend. "Pjesėmarrja e opozitės dhe mbledhja e parlamentit nė numrin e tij tė plotė ėshtė tejet e rėndėsishme. Edhe Progres Raporti i KE-sė, i publikuar sė fundi, kėrkon realizimin e reformave tė rėndėsishme pėr vendin, gjė qė e bėn tė domosdoshme mbledhjen e parlamentit nė numrin e tij tė plotė", iu pėrgjigj znj. Vetzel pyetjes sė gazetarėve, gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp qė pati me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Parlamentarja Vetzel, e cila ndodhet nė Tiranė nė krye tė njė delegacioni tė Bundestagut gjerman, pėr tė ofruar njė projekt pėr trajnimin e administratės sė Kuvendit, nėnvizoi se "ne kėrkojmė qė tė qėndrojmė larg debateve tė brendshme tė njė vendi lidhur me pjesėmarrjen e opozitės nė parlament, pasi nuk kemi qėnė nė momente tė caktuara tė kėtij debati dhe kėrkojmė tė mbetemi jashtė kėtyre pozitave vlerėsuese pėr tė". Por, pohoi ajo, "pjesėmarrja e opozitės nė parlament ėshtė tejet e rėndėsishme pasi mund tė merren vendime pėr tė ardhmen e vendit". Lidhur me kėrkesėn e bėrė nga Shqipėria pėr statusin e vendit kandidat nė BE, deputetja Vetzel tha se "ėshtė nė dorėn e gjithėsecilit prej vendeve tė vlerėsojnė momentin, se kur duhet tė bėjnė kėrkesėn pėr anėtar tė BE-sė. Mendoj se Shqipėria, deri sa tė pranohet anėtare e saj, duhet tė ecė dhe tė bėjė progrese tė caktuara. Ajo ėshtė nė rrugėn e duhur pėr kėtė. Ne e respektojmė kėrkesėn e Shqipėrisė dhe e mbėshtesim nė rrugėn drejt integrimit". Ndėrkaq, Partia Socialiste e opozitės vijon tė refuzojė hyrjen nė parlament, pasi kėmbėngul pėr hetim dhe transparencė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit, duke kėrkuar hapjen e kutive tė votimit.

55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi