ILIRIADA PORTAL

Infeksionet spitalore, 33 % e pacienteve te prekur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17102009

Mesazh 

Infeksionet spitalore, 33 % e pacienteve te prekur




Sonila Isaku
Pacientet qe shtrohen ne spitalet e vendit jane te rrezikuar te dalin me nje infeksion pas kryerjes se nje nderhyrjeje kirurgjikale. Te dhenat me te fundit tregojne se 33 per qind e pacienteve te cilet operohen, dalin nga spitali me plage te infektuara ose kane marre nje lloj infeksioni. Qendra Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit ka bere publike shifrat, ku nder te tjera thuhet se infeksionet spitalore jane dhe 1 ne 4 shkaktaret e vdekshmerise se pacienteve ne spitale.

Infeksionet

Rreth 33 per qind e pacienteve qe kurohen ne QSUT marrin te pakten nje infeksion spitalor perpos semundjes qe kane. Mjeke shqiptare dhe italiane jane mbledhur per te pare mundesite e zvogelimit te marrjes se infeksioneve ne spitalet shqiptare. "aktualisht kemi ne permiresim te ndjeshem te perqindjes se infeksioneve, te krahasuar me vite me perpara. Nese kemi pasur 50 per qind, pra nje ne dy te semure infektohen sot, ato kalojne nga 2 deri ne 33 per qind. Per sa i perket pavijoneve me te rrezikuara ato jane reanimacioni dhe djegie plastika per shkak edhe te rasteve te renda qe ata trajtojne" ka pohuar kirurgu Arben Gjata. Sipas tij, mjeket duhet te jene te ndergjegjshem per rrezikun e infeksioneve spitalore dhe per shmangien e ketyre rreziqeve. E ndersa per QSUT-ne jane te dhenat per infeksionet spitalore, ne rrethe nuk dihet se sa eshte kjo per qeindje, por nga studimet e deritanishme mesohet se ne kater vdekje nje mund te kete shkak infektimin ne ambientet e spitalit.

Shkaktaret

Mungesa e higjienes ne pavijone, mungesa e sterilizimit te pajisjeve te operacionit dhe ngarkesa e larte me mikrobe ne sallat operacionit shton rrezikun qe nje pacientet te kthehen ne bartes te nje tjeter infeksioni. Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili tha se parandalimi i infeksioneve shendetesore eshte nje pune e veshtire, ndaj ne fillim te 2010 do te hartohet nje plan masash, i cili do te shoqerohet edhe me buxhet. "Do te bejme te pamunduren qe ne fillim te 2010 te kemi planin e detajuar per te patur nje perballim te perditshem te luftes kunder infeksioneve spitalore. Eshte beteje e veshtire, po duhet perballuar" ka nenvizuar Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, nje tjeter vater e infeksioneve spitalore eshte edhe hyrja pa kriter te personave ne keto mjedise, perfshire ketu shoqeruesit e pacienteve
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi