ILIRIADA PORTAL

Asambleja Socialiste, kritika tė forta Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18102009

Mesazh 

Asambleja Socialiste, kritika tė forta Ramės




Denis Dedej
Partia Socialiste do te vijoje te kerkoje me force, hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe do te vijoje pershkallezimin e protestave. Kjo eshte bere e ditur dje, nga kryetari i selise roze, Edi Rama, i cili theksoi se protestat e tyre do te pershkallezohen dhe me 20 nentor, ashtu sikunder doli spontanisht ne protesten e dy diteve me pare, ne qytetin e Beratit. "Ne do te rikthehemi perseri ne Tirane, ne nje manifestim akoma me te madh dhe me nje kembengulje akoma me te madhe, per te kerkuar me force te drejten tone dhe per te kerkuar me force, qe kerkesat tona, te cilat jane kerkesa elementare per nje demokraci funksionale te plotesohen, duke nenvizuar perdite dhe me me force se, cdo shmangie nga plotesimi i ketyre kerkesave, do te jete kostoja qe do ta paguaje Sali Berisha", u shpreh Rama gjate fjales se hapjes te mbajtur dje, ne Asamblene Kombetare. Sipas tij, fatin e kesaj beteje nuk e dikton dot nje pushtet i korruptuar dhe korruptues, qe buron nga vjedhja e votes se popullit dhe qe nuk e shmang dot perballjen me te verteten. Ai theksoi se fatin e kesaj beteje, do ta diktoje e drejta qe kemi me vete, e drejta qe ka populli per t'u ngritur ne kembe, kur ligji shkelet me kembe. Per kryesocialistin, fatin e kesaj beteje e ka e drejta qe ka njeriu ne demokraci, per te kerkuar me force lirine e votes se tij, e drejta qe ka sot ne vitin 2009, ne shekullin e 21-te cdo shqiptar dhe cdo shqiptare, per t'u bere barrikade njerezore perballe pushtetit te manipulimit dhe korrupsionit elektoral, nga ku pastaj buron i gjithe rrjeti i korrupsionit te shtrire ne cdo fushe te jetes tone. "Ne qofte se Sali Berisha do te kerkoje ta mbaje forcerisht mbyllur ne "burgun" e kutive te votimit vendimin sovran te shumices se popullit, ne do ta perballim Sali Berishen dhe pushtetin e hajduteve te votes, me pushtetin e sovranitetit te popullit", paralajmeroi lideri i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama. "Berisha me kot na fton ne Parlament. Nuk i hapim rruge. Kush shqetesohet nga mungesa jone ne Parlament, theksoj se boshllekun nuk e mbush, por e fsheh prania jone ne Parlament", tha Rama. Gjate Asamblese Kombetare, e cila u zhvillua me dyer te mbyllura, u moren vendime mbi ecurine politike te socialisteve. Po keshtu, u vendosen grupet e punes qe do te kontribuojne mbi statutin dhe per programin politik. Eshte vendosur qe deri me 25 tetor te dorezohen propozimet dhe me pas do te mblidhet Kryesia. Kryesia do te vendose gjithashtu mbi zgjedhjet e sekretarit. Programi politik i PS parashikon qe ne janar te mblidhet kryesia, ne shkurt do te zhvillohet Asambleja Kombetare dhe qe me pas do te zgjedhe Kongresin e Jashtezakonshem per ne muajin prill. Ndersa protesta e radhes do te zhvillohet ne qytetin e Shkodres.

Ruci: "Asambleja vendosi per mospjesemarrjen ne zgjedhjet e pjesshme, ne 5 njesi vendore

Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, beri te ditur pas perfundimit te mbledhjes se u vendos mosmarrja pjese ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit. "Asambleja miratoi propozimin e bere nga Kryesia e PSSH, qe Partia Socialiste nuk do te marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit 2009, per 4 komuna dhe 1 minibashki", beri te ditur Ruci. Sipas tij, ne vazhdim te qendrimit te saj politik, lidhur me kerkesat e parashtruara per mazhorancen, PS s'do te hape rruge per transparencen mbi hetimin e krimit elektoral. Duke vijuar me tej, ai sqaroi se Asambleja miratoi axhenden politike te subjektit te tyre politik, me nje ndryshim qe kjo axhende do te pasurohet duke bere te qarte te gjithe ate problematike qe ka paraqitur edhe progres- raporti i KE lidhur me vendin tone. "AK miratoi nenin lidhur me zgjedhjet e reja ne parti dhe organizatat e partise ne zbatim me normat statutore dhe miratoi pa ndryshime grupin e punes per permiresimet dhe ndryshimet ne Programin politik dhe ne Statutin e partise, si dhe nje projektvendim per organizimin e strukturave te PSSH, ne emigracion", sqaroi vendimet e Asamblese, Gramoz Ruci.

koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24156
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Asambleja Socialiste, kritika tė forta Ramės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Oct 18, 2009 1:02 pm nga ad

Debatet brenda Asamblese Kombetare
Artan Lame: Asambleja eshte kthyer ne nje teater qe nuk i vlen ta shohesh. Kur i takoj anetaret e Asamblese vec e vec, me thone qe nuk dime gje se cfare po behet, i di kryetari.

Ilir Beqja: Kam shume respekt per kohen time dhe nuk vij per teater sepse pergatitem.

Ylli Manjani: Ketu vijme kot se ketu nuk merret asnje vendim qe rrjedh nga debati, por thjesht votohet ajo qe vendos kryetari. Jemi bere me keq se Partia Demokratike. Nuk kemi pse kerkojme poshte e larte firma kur kemi 65 kokrra deputetesh. Firma mbledh nje OJQ qe s'ka mundesi te perfaqesohet ne Kuvend. Ne kete menyre po e bejme partine te pabesueshme per njerezit.

(Nderhyjne deputetet duke thene qe mos fyeje)

Ylli Manjani: E kam fjalen per 65 burra...

Ruci: Termat budallalleqe, terma pa tru per nje force politike jane te papranueshme ne nje forum partie.

Andis Harasani: Zoti Ruci, je bere me keq se Jozefina, replikon dhe nderpret cdo njeri qe flet.

(Ne ambientet e Asamblese xhiron nje kamera e Partise Socialiste)

Artan Lame: Nuk kam deshire te dal ne televizor.

Andis Harasani: Perse filmohet?

Gramoz Ruci: Kamera eshte e arkivit te PS.

Artan Lame: Shpresoj qe arkivi i PS-se te perfundoje te arkivi im pas shume vitesh.

Arben Ahmetaj: Mospjesemarrja ne zgjedhjet e pjesshme eshte per te rivendosur besimin te zgjedhjet e lira.

Arben Malaj: Per mua rezultati nuk eshte thelbesor. Ku eshte sot PS? Eshte ne opozite per te dyten here. Nga PS eshte larguar nje deputet, ka dhene doreheqjen kryetarja e Forumit te Gruas. Ka shume diversione mes nesh.

Viktor Doda: Te bojkotosh Parlamentin dhe te shkosh ne zgjedhjet vendore ne 5 njesi, kjo nuk eshte logjike, pasi duhet ndjekur rruga politika.

Edi Rama: Radikalizmi i kesaj beteje nuk eshte as dicka e fshehte dhe as e nenkuptuar. Do ta radikalizojme kete beteje deri ne fund. Ndryshe nuk ka zgjedhje me standarde ne Shqiperi.

Ben Blushi: Ky radikalizim ka ardhur pergjithesisht, per arsye te brendshme te PS-se. Shumica e vendimeve eshte i natyrshem per shkak te debatit brenda PS-se, ku Rama si kryetar i partise, per shkak te presionit qe duhet te mbante nje qendrim personal ne lidhje me humbjen e zgjedhjeve, duhet te vendoste.
Koha Jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Oct 19, 2009 10:36 pm nga lidabica

mor po he e kam thene ,me parruke i pafsha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi