ILIRIADA PORTAL

Hemorragji e re nė PS...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18102009

Mesazh 

Hemorragji e re nė PS...




BLERINA GJOKA
PS-sė po i afrohet njė hemorragji e re, jo e papritur dhe ndoshta shumė e dhimbshme pėr tė ardhmen e saj, nėse nuk ndalet nė kohė. A do tė jetė kjo njė hemorragji e ngjashme me atė tė vitit 2004, kjo mbetet pėr t’u parė, por hapi i parė ėshtė hedhur dhe ėshtė deklarimi i 5 deputetėve se do tė shkojnė nė Kuvend, duke dalė hapur kundėr dhe me veprime ndaj linjės radikale qė po ndjek partia pas 28 qershorit. Mė tej, pritet ikja e njė ose dy deputetėve tė tjerė qė po tentojnė krijimin e njė partie tė re

Nė njė moment tė afėrt, 5 deputetėt kundėrshtarė tė Ramės janė gati tė hyjnė nė Kuvend, duke ēarė kėshtu pėrfundimisht gardhin, qė do tė hapė rrugėn dhe pėr tė tjerė deputetė qė po hezitojnė. Ndėrkaq, pėrgatitet lindja e njė partie tjetėr tė re nga deputetė socialistė pas PDU-sė, e cila po drejtohet nga deputeti i PS-sė nė Vlorė, Shpėtim Idrizi. Tė gjitha kėto lėvizje janė shenja tė dallueshme se jemi afėr njė ikjeje tė re nga oborri socialist, i cili ka provuar disa largime qė nga viti i fundit i pushtetit nė 2004 e mė pas nė 4 vitet e para tė opozitės. Largimet e reja nga grupi parlamentar dhe nga struktura tė tjera partiake janė ndoshta mė tė pėrligjura se kurrė qė pas ardhjes sė Edi Ramės nė krye tė kėsaj partie. Socialistėt janė nė opozitė pėr herė tė dytė, nė vend qė tė nisnin rrugėn e reformimit e ndryshimit, po bėhet veshi shurdh ndaj atyre qė mendojnė ndryshe dhe ndodhen nė njė situatė tė sikletshme dhe pa njė rrugėdalje tė qartė nė spiralen e njė bojkoti tė Kuvendit me kushte qė duken tė panegociueshme.



Thyerja e bojkotit dhe partia qė po ngjizet...



Pushteti e mban njė parti tė unifikuar, ndėrsa dalja nė opozitė e ēon nė reformim. Kjo ėshtė njė tezė e njohur dhe e zbatuar pothuajse nė tė gjitha rotacionet politike nė vendet demokratike. Pėrkundrazi, opozita shqiptare iu fut njė rruge mė tė koklavitur, tė mospranimit tė rezultatit, tė protestave e tė bojkotit tė Kuvendit, vendime kėto qė po e shkėpusin ēdo ditė e mė tepėr vėmendjen nga problemet e veta, nga nevoja pėr reformimin e partisė. Por, duket gati e pamundur qė PS t’i mbajė sytė mbyllur e tė mos shohė atė ēfarė po ndodh nė familjen socialiste.

Kryetari i kėsaj partie, pas fjalimeve pėr vjedhje votash nė protesta qė organizohen me autobusė qė vijnė nga bashkitė socialiste, ndoshta i duhet tė pyesė veten: “Pse iku Shpėtim Idrizi? Ē’do tė bėj unė kur 5 ose mė shumė deputetė tė marrin rrugėn drejt Kuvendit?” - duke e nxjerrė tė pavlefshėm bojkotin e vendosur prej tij. “Ē’do tė bėj kur njė ose dy deputetė tė mi tė krijojnė ndonjė tjetėr parti tė re, ashtu siē mė kanė ardhur fjalėt nė vesh?” Kėto pyetje kanė vetėm njė pėrgjigje... PS-sė po i afrohet njė hemorragji e re, jo e papritur dhe ndoshta shumė e dhimbshme pėr tė ardhmen e saj, nėse nuk ndalet nė kohė. A do tė jetė kjo njė hemorragji e ngjashme me atė tė vitit 2004, kjo mbetet pėr t’u parė, por hapi i parė ėshtė hedhur dhe ėshtė deklarimi i 5 deputetėve se do tė shkojnė nė Kuvend, duke dalė hapur kundėr dhe me veprime ndaj linjės radikale qė po ndjek partia pas 28 qershorit. Ata janė tė sigurt se ky hap ėshtė plotėsisht i justifikuar dhe do tė ndiqet nga tė tjerė kolegė, tė cilėt po hezitojnė tė zbatojnė njė vendim politik, i cili u mohon atyre detyrėn pėr tė cilėn kanė marrė mandatin nga zgjedhėsit. “Nėse ēahet gardhi, ėshtė me lehtė dhe pėr tė tjerėt”, - thotė njėri nga deputetėt kundėrshtarė tė Ramės pėr gazetėn “standard”, duke pohuar se ka shumė kolegė tė tij qė hezitojnė tė dalin hapur, por qė janė tė vendosur tė mos e djegin mandatin e deputetit, duke mbetur pėrfundimisht jashtė Kuvendit. Ndėrkohė qė njė prej drejtuesve tė lėvizjes pėr mendim ndryshe, Arben Malaj, e bėri tė qartė publikisht se “mendimi ndryshe do tė kthehet nė veprim ndryshe dhe deputetėt do tė shkojnė nė Kuvend pėr vendimmarrje qė janė nė interes tė vendit”. Malaj ishte i qartė, i prerė dhe i pėrgatitur edhe pėr pasojat e mundshme qė mund tė sjellė ky veprim, qė nė rastin mė tė keq do tė ishte pėrjashtimi nga partia. “Ai qė guxon tė na pėrjashtojė, do tė jetė nesėr mė i dobėt”, - perifrazon Malaj. Nė njė logjikė tė ftohtė duket pak paradoksale qė Edi Rama tė bėhet aq guximtar sa tė pėrjashtojė nga partia Ben Blushin, Arben Malajn, Kastriot Islamin, Marko Bellon e Andis Harasanin, tė cilėt i ka gjetur tė gjithė aty kur ka hapur derėn e zyrės sė kryetarit nė 2005-n. Tė tjerė deputetė qė po heshtin e po presin, pritet t’i ndjekin zėrat kundėr, jo vetėm pse janė kundėr linjės sė bojkotit, por ndoshta dhe pėr njė arsye tė thjeshtė, qė ka tė bėjė me humbjen e privilegjit tė pagės dhe tė qenit deputet pėr 4 vjet. Kjo mundėsi me rregullore u hiqet atyre deputetėve qė nuk shkojnė tė betohen e tė marrin mandatin e deputetit pėr 6 muaj. Vetėm me anė tė kėtyre procedurave ata bėhen deputetė de facto.

Kjo do tė jetė njė goditje e madhe dhe ndoshta do tė bėjė tė mundur tėrmetin qė do tė shembė vendosmėrinė e Ramės pėr tė dalė nė podiume me Spartak Ngjelėn, nė vend qė tė tentojė negociata me kolegėt e tij tė partisė. Por pėr njė parti nė opozitė me njė numėr deputetėsh qė ishte fillimisht 65 dhe tashmė ėshtė 64, qoftė dhe njė deputet i vetėm tė largohet, sėrish do tė ishte njė goditje. Sipas burimeve pranė selisė rozė, njė ose dy deputetė po pėrgatiten t’i lėnė lamtumirėn partisė qė i zgjodhi deputetė pėr tė krijuar njė parti tė re. Njė mėnyrė kjo e gjetur pėr tė hyrė nė Kuvend dhe ndoshta pėr t’u bėrė faktor nė njė moment kur s’ka hapėsira tė tjera lėvizjeje brenda partisė. Burimet saktėsojnė se bėhet fjalė pėr eksponentė tė PS-sė qė kanė pasur dhe mė parė eksperienca tė tilla, kapėrcimesh nga njė parti nė tjetrėn, duke e bėrė krejtėsisht tė besueshėm dhe tė mundshėm njė opsion tė tillė.



Eksode rozė



Qė pas ardhjes sė Ramės nė krye tė partisė, hemorragjia e socialistėve tė cilėt shpėrfilleshin, mėnjanoheshin nga partia, shiheshin si armiq pse ishin me Fatos Nanon, filloi tė kthehej nė njė rrugė tė vazhdueshme. Nuk bėhet fjalė vetėm pėr ikje tė figurave publike tė saj, por njė eksod i brendshėm, i thellė, i bazės sė partisė dhe i ish-drejtuesve tė saj qė nuk gjenin mė hapėsira pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė kėtė parti. Ish-figura e ish-drejtues qė u mėnjanuan nga strukturat, shihnin me dėshpėrim “pushtimin” e shtėpisė sė tyre politike nga tė rinjtė me kollaro e brilantinė tė sjellė nga Rama pėr dore nė partinė e tyre tė vjetėr. Shumė prej tyre i pamė tė firmosnin peticione pas 28 qershorit ku i kėrkonin Ramės tė mos rikandidonte, tė hapte rrugėn pėr reformim. Kjo bazė e zhgėnjyer, qė nuk po gjente vetveten nė shtėpinė e vjetėr me zotėr tė rinj ose mori rrugėn pėr tek fqinji tjetėr socialist, LSI, ose u mėnjanua nga partia. Njė pjesė e tyre patėn pak shpresė pėr njė angazhim tė ri me partinė qė krijoi Petro Koēi nė vitin 2007. Kjo parti qė u krijua si shkak i pakėnaqėsisė ndaj drejtimit tė Ramės e ndaj mbylljes sė rrugėve pėr tė pasur fraksione tė mendimit ndryshe nė parti, mblodhi rreth vetes njė numėr tė madh socialistėsh tė vjetėr. Socialistė qė dhe pse janė anėtarė tė njė partie tjetėr, duket se rrinė me sytė nga partia e parė, kur ajo do tė hapė rrugėt pėr t’i rikthyer. Nė tė kundėrt, me Ramėn nė krye duket se gjasat janė pėr tė hapur dyert qė tė ikin tė zhgėnjyerit e radhės.

Standart
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Hemorragji e re nė PS... :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Oct 19, 2009 10:45 pm nga lidabica

anemike kjo PS-ja ,na e shpifi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi