ILIRIADA PORTAL

Zbulohen mesazhet online tė Artan Kristos

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18102009

Mesazh 

Zbulohen mesazhet online tė Artan Kristos




TIRANĖ- "Xhihadi ėshtė lufta e shenjtė dhe ėshtė obligim dhe detyrim pėr ēdo mysliman jo vetėm tė vritet, por edhe tė vrasim qafirėt qė janė bėrė pengesė e vendosjes sė shtetit islam, urojmė qė kjo ditė tė vijė shumė shpejt". Me kėto fjalė dhe tė tjera tė kėsaj natyre, qė prej organit tė akuzės janė cilėsuar si nxitėse pėr akte terroriste, i arrestuari Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, i ka ftuar "vėllezėrit" e tjerė myslimanė tė pėrgatiten pėr ditėn kur do tė fillojė "Lufta e Shenjtė", Xhihadi. Kėto dhe fjalėt e tjera nxitėse, tė thėna e tė shkruara nga Kristo nė tri faqe tė ndryshme interneti (forume myslimane) janė mbledhur dhe renditur nga pėrfaqėsuesit e akuzės, duke i pėrdorur para Gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe duke e bindur kėtė tė fundit tė caktojė masėn e sigurisė "arrest me burg" ndaj Kristos. Pėrveē vendimit tė masės sė sigurisė, togat e zeza vendosėn gjithashtu qė dosja penale nė ngarkim tė Kristos t'i kalojė pėr kompetencė prokurorisė dhe Gjykatės sė Durrėsit si dhe janė urdhėruar oficerėt e policisė gjyqėsore tė kryejnė kontrollin e banesės dhe klinikės mjekėsore tė pėrdorur nga i arrestuari nė qytetin bregdetar. Sipas vendimit tė togave tė zeza tė firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha, ky i fundit ka lejuar oficerėt e policisė tė kryejnė kontrollin e imtėsishėm nė ambientet e banesės tre katesh qė ndodhet nė lagjen "Troplini" nė fshatin Rrashbull tė Durrėsit dhe nė klinikėn mjekėsore qė ndodhet nė banesėn dy katesh nė rrugicėn e Gjykatės sė Apelit Durrės, konkretisht rruga "Bajram Curri", lagjia 14 Shkozet, qė pėrdorej nga i arrestuari Kristo. Sipas kėtij vendimi qė mban nr. 1534, kanė qenė agjentėt e Shėrbimit Informativ Shtetėror (SHISH) qė kanė hasur kėshillat dhe propagandėn e "imamit" Abdulla Al Albani (Artan Kristo) nė faqet e internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjithashtu, pėrveē kėshillave dhe propagandės pėr tė kryer vepra me qėllime terroriste, sipas akuzės, i arrestuari Kristo nėpėrmjet komunikimit nė rrugė telefonike dhe elektronike nė faqen e internetit tė moderuar nga ai vetė www.albselefet.net shfaqet duke synuar mbėshtetjen ose kryerjen e veprave pėr qėllime terroriste. "Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, ka rezultuar se kallėzimi penal nė prokurori ka ardhur me datė 10 qershor 2009 nga Shėrbimi Informativ Shtetėror, ku edhe ėshtė regjistruar procedimi penal me nr. 2915, viti 2009, qė bėn fjalė pėr veprėn penale tė "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandės pėr kryerjen e veprave penale me qėllime terroriste" nga i arrestuari Artan Kristo"-thuhet nė vendimin e gjykatės. Sipas kėtij vendimi, "imami" Abdulla Al Albani ka pėrfunduar arsimin e lartė fetar nė Libi, ėshtė i martuar me dy gra dhe ka disa fėmijė, rritjen dhe ushqimin e tė cilėve e siguron duke ushtruar profesionin e "mjekut popullor" dhe predikuesit tė fesė islame nėpėrmjet komunikimit tė drejtpėrdrejt me njerėzit, nė rrugė telefonike dhe elektronike. "Artan Kristo prej njė kohe tė gjatė bėn propagandė radikale islamike tė llojit salafit-tekfirist, me njė grup tė vogėl tė rinjsh, nė Rrashbull dhe Golem tė Durrėsit, duke dhėnė kėshilla radikale islamike. Kėto kėshilla dhe kėtė propagande Kristo e realizon edhe nėpėrmjet faqeve tė internetit me frymė islame. Nisur nga pėrmbajtja e kėtyre pamjeve filmike, kėshillave dhe propagandės, organi i akuzės pretendon se i arrestuari Kristo nxit urrejtje fetare, e cila rrezikon pėrēarjen sociale nė familjet shqiptare dhe mirėkuptimin e bashkėjetesės brenda komunitetit mysliman dhe mė gjėrė"-thuhet nė vendimin e gjykatės. Gjithashtu, mėsohet se nė rrugė operative dhe me metoda specifike, prokuroria ka mundur tė siguroi biseda tė ndryshme tė kryera nga katėr numrat telefonikė, nga njė adresė elektronike interneti si dhe tre faqet zyrtare tė forumeve islamike qė pėrdoreshin nga vetė i arrestuari, nė komunikim me personat e tjerė. Sipas akuzės, i arrestuari Kristo dyshohet se nėpėrmjet kėtyre komunikimeve me persona tė tjerė dyshohet se ka kryer veprėn penale tė "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandės pėr kryerjen e veprave me qėllime terroriste".
****


Arrestimi, zhduken postimet nga forumi i Kristos
Pas arrestimit te Artan Kristos qe njihej ne rrethet e besimtareve me emrin Muhamed Abdullai, anetare te forumit Albselefet, ku ai dyshohet se kishte propoganduar kryerje te veprave me qellime terroriste, deklarojne se jane kunder cdo forme te terrorizmit.
Arrestimi i Kristos qe njihej si anetar i ketij forumi ka hapur edhe debatin mes anetareve Selefi te cilet hedhin poshte akuzat duke thene se vellai i tyre nuk ka bere ndonjehere thirrje per terrorizem.
Por ndersa kjo faqe aktualisht ndodhet nen survejim dhe prokuroria ka terhequr materialet nxitese te Kristos, vete forumi e ka fshire postimin e tij.
"Vallahi kjo eshte shpifje e vertete dhe shume shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se cfare metode te thirrjes kemi NE.Ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi eshte terrorrist, ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi ka bere thirrje ne kete forum per terrorrizem-te pakten na gjeni nje fjale", thuhet ne forum.
Por arrestimi i Artan Kristos ka risjelle edhe njehere ne kujtese pranine e nje rryme te re ne rrethet e besimtareve myslymane shqiptare.
Artan Kristo njihet per policine dhe prokurorine per shoqerimet e shumta gjate hetimeve per vrasjen e sekretarit te pergjithshem te komunitetit myslyman Salih Tivari.
Nderkohe qe prangosja e tij per thirrje nxitese u njoftua zyrtarisht nga prokuroria e pergjithshme. Edhe emisioni investigativ "Fiks Fare" denoncoi kete rast ne muajin maj, duke e prezantuar si mjek popullor mashtrues.


****


DURRES - Policia ka arrestuar sot Artan Kriston, tė akuzuar pėr "Nxitje, thirrje publike dhe propagandė pėr kryerjen e veprave me qėllim terroriste". Lajmi ėshtė bėrė i njohur nga Prokuroria, sipas tė cilės janė grumbulluar tė gjitha provat e nevojshme nė ngarkim tė kėtij shtetasi.
Hetimet e kėtij procedimi penal janė kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe pėr hetimin sa mė tė plotė tė ēėshtjes, janė shfrytėzuar njė numėr i madh mjetesh pėr kėrkimin e provės, pėrfshi dhe ato karakterit teknik.
"Deri nė kėtė fazė tė hetimit, nė njė analizė tė tė gjithė tė dhėnave tė grumbulluara, ėshtė konkluduar se ka tė dhėna tė mjaftueshme qė shtetasi Artan Kristo ka kryer veprėn penale tė mėsipėrme"-thanė tė njėjtat burime.
Nė kėto rrethana, mbi bazėn e kėrkesės sė Prokurorisė, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka caktuar masėn e sigurimit "Arrest nė burg", ndaj tė dyshuarit Artan Kristo. Hetimet nė kėtė procedim penal vazhdojnė.
Kristo ishte pėrfaqėsues i fondacionit "Al Haramain", i konsideruar si ndėr financuesit kryesorė tė terrorizmit ndėrkombėtar.

Shekulli
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24156
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zbulohen mesazhet online tė Artan Kristos :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Oct 18, 2009 1:19 pm nga ad

Ajo qe me duket interesante ne kete histori eshe fakti se nga mbiemri ky zoteria nuk duket as mysliman madje as katolik por ortodoks. Mos kemi te bejme ketu me ndonje skenar te qellimshem??????? Te pakten te gjithe ata qe njoh une dhe qe mbajne kete mbiemer jane ortodoks.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Oct 18, 2009 2:55 pm nga dini

Gjysmė-gjysmė janė mė tė rrezikshem!
Kristaq Rama (shkurtesa nga Ramadani)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Oct 18, 2009 6:25 pm nga bulqizaku

krist (krisht)
taqi (greqisht)
ramadani (arabisht)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Oct 18, 2009 9:08 pm nga neni 55

aq sa jan musliman ish komunistat qe na jan bo te gjith hoxhallar aq osht musliman ky krisraqi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi