ILIRIADA PORTAL

Debati Shqipėri-Indi pėr eshtrat e Nėnė Terezės, lajm edhe nė CNN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18102009

Mesazh 

Debati Shqipėri-Indi pėr eshtrat e Nėnė Terezės, lajm edhe nė CNN




"Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetėsia, indiane, nga besimi jam katolike, por pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė ndihmėn time, i pėrkas gjithė botės". Me kėto fjalė tė Nėnė Terezės hapet njė kronikė e televizionit CNN pėr debatin e fundit mes Shqipėrisė dhe Indisė lidhur me kėrkesėn pėr kthimin e eshtrave tė saj nė vendin tonė.
Nė faqen online tė televizionit shkruhet se qeveria shqiptare dhe ajo indiane janė pėrfshirė nė njė debat lidhur me kėtė kėrkesė, pasi Tirana kėrkon qė tė riatdhesojė eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit tė lindjes, qė pėrkon vitin tjetėr.
"Fjalėt e thėna prej saj ndoshta do tė shėrbejnė pak pėr tė zgjidhur njė grindje diplomatike rreth saj"- thotė CNN.
CNN citon kryeministrin shqiptar, duke nėnvizuar deklaratat e vetė Nėnė Terezės. "Ajo lutej pėrditė pėr familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo ėshtė arsyeja pse unė mendoj se tė dy qeveritė duhet tė flasin rreth kėsaj ēėshtjeje pėr tė gjetur njė zgjidhje," citon CNN Berishėn.
Mė tej, vijon deklarata zyrtare e qeverisė indiane, pėrmes zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme, sipas tė cilit Nėnė Tereza ėshtė shtetase indiane dhe po prehet nė vendin e saj, nė tokėn e saj.


AFP, India: Nėnė Tereza, shtetase indiane. Nuk i kthejmė eshtrat
Nju-Delhi - India ėshtė shprehur kategorikisht kundėr kėrkesės sė qeverisė shqiptare pėr kthimin e eshtrave tė Nėnė Terezės nė Shqipėri. Lajmi ėshtė raportuar nga agjensia AFP, sipas tė cilės murgesha ka marrė shtetėsinė indiane nė vitin 1951.
"Nėnė Tereza ėshtė shtetase indiane dhe ajo po pushon nė tokėn e saj, nė vendin e saj"- ka thėnė zėdhėnėsi i ministrisė sė Jashtme nė Nju Delhi, Vishnu Prakash.
Pas vdekjes sė saj, mė 5 shtator, 1997, Nėnė Tereza u varros nė selinė e Misionarėve tė Bamirėsisė nė Kolkata, vend qė tashmė ėshtė shndėrruar nė vend pelegrinazhi.
Reagimi zyrtar i Indisė erdhi pas kėrkesės sė kryeministrit shqiptar Sali Berisha pėr tė diskutuar rreth mundėsisė sė kthimit tė eshtrave tė saj.
AFP-ja citon Berishėn, duke nėnvizuar se ai ka deklaruar se pavarėsisht kundėrshtimit tė Indisė kjo ēėshtje mbetet e hapur. "Qeveritė e dy shteteve duhet tė flasim pėr kėtė nė njė tė ardhme tė afėrt," tha ai.

Shekulli
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi