ILIRIADA PORTAL

Tani shpėrndaje PS!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19102009

Mesazh 

Tani shpėrndaje PS!




Edmond Arizaj

Pėr herė tė parė nė gati 20 vjet pluralizėm, “problemi shqiptar” nuk qėndron ...tek Partia Demokratike dhe lideri i saj, por te Partia Socialiste dhe kryetari i saj. Ky ėshtė njė tjetėr “nder” qė Edi Rama, me dashje, apo pa dashje i bėn Sali Berishės. Sot pėr sot Berisha vetėm teorikisht ėshtė dhemihėsi i vendit, apo mė saktė, e kaluara e tij me ditėt mė tė frikshme qė kanė pėrshkruar vendin, ende nuk ėshtė zbehur nga “Berisha i ri”, i shfaqur pas 2004. Por pėr kėtė po kujdeset me sa mundet dhe si mundet, Edi Rama me partinė e tij, qė ende quhet Partia Socialiste.
Sė pari, ankesa qė tash e parė bėn Rama dhe ramėzat se pse mediat nė shumicė merren me opozitėn dhe jo me qeverinė ėshtė qesharake. Nuk ka ndodhur asnjėherė nė kėto 20 vjet qė lideri i njė opozite tė madhe, t’i tregojė rrugėn “institucionale” mediave dhe gazetarėve, kur vetė kanė zgjedhur rrugėn e rrugės, aq mė pak tė pėrpiqen t’i largojnė mediat nga vetja me kėtė ankesė, kur zėri i vetėm i tyre (pas rrugės sė bojkotit qė kanė zgjedhur) janė mediat, qofshin pėr nota pozitive, apo negative. Pėr mė tepėr kur sjellja e Ramės me gazetarėt ėshtė pak tė thuash harbute. Mediat dhe gazetarėt, opozitėn nuk mund ta bėjnė vetėm nė oborrin me lule tė PS-sė, apo nė miniprotesta tė organizuar nga pionierė politikė. Detyra e tyre ėshtė tė informojnė publikun se ē’ndodh me tė zgjedhurit e tyre nė detyrėn ku i kanė mandatuar dhe jo nė bulevardet e Tiranės. Media dhe gazetarėt e kanė pasur pėrherė opozitėn aleat, e edhe sot kėrkojnė aleat pėr opozicionin e tyre historik ndaj pushtetit. Por ndoshta Rama ėshtė i trembur se me hyrjen nė Kuvend, ai vetė do tė kalojė nė plan tė dytė, apo tė tretė. Berisha nuk e ka pasur asnjėherė kėtė ngėrē dhe megjithėse edhe ai si Rama, e ka “ves” kėshillimin e mediave, nuk tregon ndonjėherė se me kė duhet tė merren ato; tė paktėn publikisht respekton lirinė e tyre. Dhe kėtu Rama ia kalon Berishės, duke i hequr pikė tė dikurshmes Parti Socialiste.
Sė dyti, Edi Rama detyron 65 (tani 64) tė zgjedhur nga populli shqiptar me votė tė lirė, tė mos marrin detyrėn e deputetit, por tė rrinė e tė sillen vėrdallė si tė papunė zyrave tė PS-sė, e tė bėjnė opozitė netėve tė vona nė emisione televizive, apo pas kangjellave tė ministrive si dikur nė lėvizjet rinore. Sėrish nė krahasim me Partinė Demokratike dhe Sali Berishėn, Edi Rama i heq pikė partisė sė tij (me emrin e partisė sė vjetėr); nė 1997 dhe 2001, demokratėt nisėn protestat menjėherė pas zgjedhjeve, ndėrsa Rama dhe partia e tij tre muaj mė vonė, madje me njė dyshim shumė tė madh nė mes, pas rizgjedhjes antistatutore tė tij si kryetar i PS-sė. Berisha arrinte t’i karikonte njerėzit deri nė atė masė sa ata t’ia vėshtirėsonin “jetėn” qeverive socialiste, e me kėtė rast edhe tė bėhej shpeshherė si kėrkonin demokratėt opozitarė (tek e fundit ky ėshtė qėllimi i protestės). Berisha pėrherė tundte nė dorė njė dosje tė madhe blu (bosh apo plot, kėtė vetėm ai e di) ku deklaronte se ato ishin faktet e vjedhjes sė votės dhe me ato “fakte” nisej i ndėrkryer rrugėve tė Europės e Amerikės dhe kthehej i buzėqeshur, duke dhėnė nė mitingun e radhės sihariqin se bota i mėsoi paudhėsitė e grabitjes sė votės. Rama dhe partia e tij nuk kanė bėrė asgjė nga kėto. Madje nuk kanė arritur tė bėjnė as njė tė qindtėn e tė dikurshmes Parti Socialiste, nė 28 maj 1996. Madje mė keq se kaq, vendimin e Ramės pėr bojkot s’e ka mbėshtetur askush dhe akoma mė keq, pėr dhimbje tė Ramės, kanė uruar fitoren e Berishės. E mbi tė gjitha, ėshtė prishur ekuilibri “magjik” nė raportet me ndėrkombėtarėt, qė kanė qenė pėrherė njė mbėshtetje e fortė pėr Partinė e dikurshme Socialiste. Sot ajo ėshtė kthyer nė pikėn e nisjes, para 20 viteve, kur hidhte poshtė “me pėrbuzje” ēdo kėshillė e sugjerim tė ardhur nga jashtė kufirit. Pikė tė tjera, tė shumta, qė i hiqen tė dikurshmes Parti Socialiste.
Sė treti, Rama ndėrmerr njė prej vendimeve mė arrogante dhe qė cenon direkt ekzistencėn e partisė e tij, bojkotimin e zgjedhjeve tė pjesshme. Berisha nuk e ka ēuar kurrė nė mendje njė iniciativė tė tillė, tė mėnjanojė partinė nga qėllimi pėr tė cilin ėshtė krijuar; pjesėmarrjen nė zgjedhje. Rama ia hoqi partisė sė tij kėtė tė drejtė themelore. Ai nuk guxoi tė tregojė se bojkoti i tij ėshtė i drejtė, sepse njė fitore bindėse nė zgjedhjet e pjesshme do ta tregonte kėtė nė njė farė mase. (Dhe sigurisht, ata qė do tė numėronin votat as do ta ēonin nė mendje “tė shisnin” sėrish “votat e Ramės”). Kėto janė tė tjera pikė tė shumta (por qė duket se s’do jenė tė fundit) qė Rama i heq tė dikurshmes Parti Socialiste, duke e kthyer atė nė njė parti vetjake tė bojkotit. Tashmė nuk duket se i ka mbetur tjetėr gjė, veēse tė shpallė shpėrndarjen e partisė sė vjetėr dhe krijimin e partisė sė re, duke i qėndruar kėshtu fjalės sė 20 viteve mė parė.

panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tani shpėrndaje PS! :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Oct 19, 2009 2:05 pm nga emigranti

Tani shpėrndaje PS!
ku rro ti o mond arizaj??????
PS i ka met vetem emri. Jo se na u dogj xhani per PS se mender nje m... kan qene dhe ata, kurse kta jan m.. i m...
o po prapa diellit perfundofshin ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi