ILIRIADA PORTAL

Harasani: S'djeg mandatin per Ramen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25102009

Mesazh 

Harasani: S'djeg mandatin per Ramen





Denis Dedej
Sekretari per Programin ne Partine Socialiste, Andis Harasani, deklaroi dje qendrimin e tij per t'u rikthyer ne Kuvend, kunder vendimit te kryetarit te selise roze, Edi Rama. Ne nje prononcim per televizionin Klan, i pyetur nese do te djege mandatin e fituar nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, zyrtari socialist thote se sigurisht qe nuk do ta djege. "Sigurisht qe jo, dhe i pari qe s'do me kerkoje kete gje eshte kryetari ne detyre Rama, pasi vete ai s'po e djeg mandatin e kryetarit te bashkise. Anetaret e PS-se qe akoma s'kane bere betimin e deputetit, s'duhet te djegin mandatin per trillet e kryetarit.

Keshtu qe s'mund te me kerkoje mua dicka qe s'e ben vete", deklaroi Harasani. Ai thote gjithashtu se te njejtin mendim ndajne edhe mjaft deputete te tjere socialiste. Si rrjedhoje, deputeti socialist u drejtoi ftesen atyre qe kete ide ta artikulojne publikisht, ne forumet e partise. "Ne kete faze qe eshte PS s'kane rendesi numrat, numrat jo gjithmone shprehin anen e te se vertetes. Pasi shumica e anetareve te PS-se, qe akoma s'kane bere betimin e deputetit s'duhet te djegin mandatin per trillet e disa kryetareve partish qe nuk jane ne Parlament", deklaroi Andis Harasani. Sipas tij, shume kandidate per deputete i thone keto neper kafene dhe ende si thone ne asamble. Te njejtin qendrimi shprehu pak dite me pare themeluesi i Levizjes se Mendimit Ndryshe, Ben Blushi, njeheresh deputet i PS dhe anetar i Kryesise, deklaroi ne emisionin Opinioni te gazetarit Blend Fevziu, se do te hyje ne parlament nese PS nuk hyne ne pafundi. "Kufiri i fundi eshte kufiri Kushtetutes, atehere brenda gjashte muajsh nese mandati do te digjet, une nuk do te lejoj qe kjo gje te ndodhe. Une nuk do te lejoj qe mandati im te digjet", deklaroi Blushi. Sipas tij, ky mendim eshte nje i pothuajse gjysmes se grupit parlamentar. Te cilat, ben te ditur ai, shpesh u thone qe te flase se keshtu shpeton edhe te tjeret. Zyrtari socialist tha se PS po e toleron Edi Ramen dhe i dha nje shans, e kane misheruar me kete votim dhe me sjelljen qe po bejne. "Me e rendesishme eshte ajo cfare them une dhe cfare thone shume te tjere. Ajo qe me jep mua motiv, nuk eshte se po them ndonje sakrilegj, Evropa i thote qe te kthehet ne Parlament se nuk ka rruge tjeter", beri te ditur Ben Blushi. Qendrimi i anetareve te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS, vjen pas thirrjeve te vazhdueshme te nderkombetareve drejtuar kesaj partie, per t'i dhene fund bojkotit, ne menyre qe te behen pjese e reformave integruese dhe e debatit politik. Ne te njejten kohe, ata nuk kane reshtur se kerkuari futjen ne Kuvend dhe per aresye te marreveshjes se kufirit me Greqine.



KUFIRI

"Kufiri i fundi eshte kufiri kushtetues, atehere brenda gjashte muajsh, nese mandati do te digjet, une nuk do te lejoj qe kjo gje te ndodhe. Une s'do te lejoj qe mandati im te digjet", deklaroi per afatin e fundit, kur do te hyje ne Kuvend, Ben Blushi.

koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Harasani: S'djeg mandatin per Ramen :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Oct 26, 2009 3:55 pm nga lidabica

eh po mjaft ,ishalla ju vijne trute ne vend ketyre e te shkojne ne parlament....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Oct 26, 2009 8:49 pm nga nardlushnja

Interesi personal....
Nuk djeg mandatin......
Do te futem ne parlament.......
Ne cilin parlament????
Une personalisht nuk mendoj se keta lloj deputetesh i sherbejne kombit.Keta jane morra qe mendojne vetem per vete,per mandatin e tyre .
lamasher ,cakej dhe bira bushtrash.Le te futen ne parlament dhe te bashkohen me shoket e tyre te gerdecit dhe votes se vjedhur .Te bashkohen me Ilir Meten peden e politikes shqiptare.Sali berisha dhe Ilir meta deri dje shaheshin deri ne vdekje dhe sot puthen buze me buze.
Shkoni dhe ju o bir pushtrash te levizjes ndryshe te plotesohet numri dhe te shisni trojet tona grekut

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Oct 27, 2009 4:01 pm nga lidabica

per hir te interesave te votuesve,mendoj se duhet vajtur ne parlament dhe te gjithe luften e tyre politike ta bejne aty aty ku degjohet fjala ,aty ku vendoset ligji dhe them(mendimi im),se shume mire me kete koalicion qe te punohet mire se asnjeri nuk ka me nerva te ndjeke kete apo ate politikan neper rruge,njerzia eshte lodhur tashme me sherre e shamata dhe duan cdo gje aty ne parlament dhe ta ngrene fort zerin bile opozita,n.q.s e di veten per opozite.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Oct 28, 2009 4:50 pm nga nardlushnja

lidabica shkruajti:aty ku vendoset ligji
I ke rene pikes.Ligjet e xhungles

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Oct 29, 2009 11:01 am nga lidabica

epo,meqe thua ti keshtu ,keshtu duhet te jete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi