ILIRIADA PORTAL

Atentati, Haluci u vra i veshur me pardesynė e Azem Hajdarit nga Feriz Kėrnaja nė 1992

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28102009

Mesazh 

Atentati, Haluci u vra i veshur me pardesynė e Azem Hajdarit nga Feriz Kėrnaja nė 1992




“U vra i veshur me pardesynė e Azem Hajdarit”. Kjo fjali ėshtė kultivuar e shtohet pothuaj nga tė gjithė menjėherė sapo kujtohet vrasja e Isuf Halucit, autorit tė rrengut tė florinjtė ndaj ish-Sigurimit tė Shtetit nė vitin 1985. Dėshimtė thonė se Isuf Haluci, atė ditė ishte vėrtet i veshur me njė pardesy tė bardhė, apo gri tė hapur, e ngjashme me atė qė nė ato kohėra pėrdorte edhe lideri i lėvizjes studentore tė Dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Ndėrsa ngjarja e fiksuar nė datėn 29 shkurt 1992, vendoset nė Tropojė, saktėsisht nė Dushaj, nė tragetin “Dardania”, qė sapo kishte mbėrritur nga Komani dhe po zbarkonte njerėzit e makinat. Isuf Haluci ishte nė shoqėrinė e disa prej drejtuesve tė lartė tė Partisė Demokratike, qė ktheheshin nga Tropoja pas takimeve elektorale nė funksion tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme qė do tė mbaheshin mė 22 mars 1992. Ndėrsa Azem Hajdari pritej tė vinte edhe ai nga ēasti nė ēast nga “Bajram Curri”, pėr t’u bashkuar me tė tjerėt nė kthim.
“Ishte koha kur nė traget u bė njė farė rrėmuje nga njerėzit qė zbrisnin dhe ata qė ngjiteshin”, rrėfen njė dėshmitar i drejtpėrdrejtė i ngjarjes. Sipas tė njėjtit, Isuf Haluci ishte ngjitur ndėr tė parėt bashkė me drejtuesit e Partisė Demokratike, por nuk ishte futur nė brendėsi, duke preferuar tė rrinte nė urėn e tragetit, nė tė majtė, me shpatulla nga ajo shtylla metalike qė mban kavot e urės. “Edhe sot po tė udhėtosh me kėtė traget do tė vėzhgosh vrimat e plumbave nė kėtė mbajtėsen metalike. Duket fishekėt ishin blindshpues”, rrėfen i njėjti dėshmitar. Teksa qėndronte nė kėtė pozicion, nė drejtim tė Isuf Halucit ishte avitur njė njeri i maskuar qė mbante nė duar njė armė. Njeriu i maskuar, qė kishte pritur kėtė moment i fshehur nė banjon e tragetit, ishte pikėrisht Feriz Kėrnaja, emri i tė cilit do tė bėhej i njohur mė pas pikėrisht pėr autorėsinė e vrasjes sė Halucit. Kėrnaja, pa e zgjatur, i drejton automatikun “Kallashnikov” Isuf Halucit, e thėrret nė emėr dhe kur tjetri kthen kokėn, e qėllon nga fare afėr pa e hequr gishtin nga kėmbėza. “Ishte aq e shpejtė e gjithė kjo, saqė tė gjithė dėgjuan vetėm njė ohhh... tė shkurtėr, tė dalė nga goja e Isuf Halucit dhe mė pas vetėm batarenė e fishekėve qė nuk pushonte. Pėr fat tė mirė drejtimi i qitjes dilte jashtė tragetit, nė mal, kėshtu qė pasi shpuan trupin e Halucit dhe mbajtėsen metalike tė urės, plumbat e shumtė fatmirėsisht nuk shkaktuan dėme tė tjera”, rrėfen dėshmitari. Tė gjithė ne, qė ishim nė traget, na kapi paniku. U shtrimė pėrtokė. Dikush u fsheh. Madje kam fiksuar edhe njė nga politikanėt qė po mundohej pa sukses tė futej poshtė njė autoveture. Nė kėtė kohė, njė polic, P. Gjyriēi, qė duhet tė ketė qenė nga ata qė shoqėronin tragetin, apo thjesht tė ngarkuar qė shoqėronin deri aty drejtuesit e lartė tė P. Demokratike, qėllon me pistoletė nė drejtim tė njeriut mė maskė duke e plagosur nė kėmbė. Tjetri nuk lėvizi. Por edhe nuk iu kundėrpėrgjigj policit, i cili ose kishte pak fishekė nė pistoletė, ose u tėrhoq nga iniciativa e vet kur pa njeriun me maskė tė treste nė ujė gjysmėn e fishekėve tė krėhėrit tė dytė tė automatikut. Mė pas mėsova se polici ishte nga i njėjti fis me Feriz Kėrnajėn, kushėri fare i afėrt, dhe se nuk e dinte qė ai ishte Ferizi. Nga ana tjetėr vrasėsi i Halucit e njohu dhe nuk e qėlloi, por duke e zbrazur armėn nė ujė u mundua ti komunikonte se diēka nuk shkonte”, rrėfen i njėjti dėshmitar. Duke qėlluar nė ajėr me armė, por edhe duke u munduar tė mos e tregonte se ishte i plagosur, Feriz Kėrnaja ishte larguar nė kėmbė nė drejtim tė malit. Tė nesėrmen ai do tė kapej pa bėrė rezistencė dhe pak muaj mė pas do tė dėnohej pėr kėtė vrasje.
I njėjti personazh, Feriz Kėrnaja, qė vrau Isuf Halucin nė tragetin “Dardania” ėshtė pėrfolur tė ketė qenė i pranishėm nė vrasjen e Azem Hajdarit nė Tiranė. Hetimi i vrasjes sė deputetit tė Partisė Demokratike nuk e ka vėrtetuar njė fakt tė tillė, ndėrkohė qė kritikė tė ndryshėm pretendojnė se njohin fakte bindėse se pėrse dhe si Kėrnaja ka qenė i pranishėm apo i implikuar nė kėtė ngjarje. Po kėshtu pohohet se seriali i vrasjeve tė iniciuara nga politika nė Tropojė ka nisur pikėrisht me vrasjen e Isuf Halucės, njė temė tė cilėn “Panorama” do mundohet ta shtjellojė nė njė cikėl tė afėrt shkrimesh. fe.de

panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi