ILIRIADA PORTAL

Isuf Haluci, si reagoi Sigurimi i Shtetit pasi mėsoi grackėn me thesarin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28102009

Mesazh 

Isuf Haluci, si reagoi Sigurimi i Shtetit pasi mėsoi grackėn me thesarin




Ferdinand Dervishi
Nė numrin e djeshėm gazeta publikoi pjesėn e parė tė dėshmisė sė Skėnder Halucit, pėr historinė e papėrsėritshme tė djalit tė xhaxhait tė tij, Isuf Halucit, ish-tė dėnuarit me vdekje me pushkatim, qė nė vitin 1985 arriti tė fuste nė grackė krerėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe ata tė Sigurimit tė Shtetit, duke i bindur pėr njė thesar imagjinar, tė fshehur nė njė zgavėr tė lumit Valbonė, nė Tropojė. Njė thesar, vendndodhja e tė cilit do tė tregohej nga i dėnuari vetėm nėse shteti, drejtėsia, do tė ndryshonin fatin e jetės sė tij dhe tė djalit tė xhaxhait, tė dy tė bashkėdėnuar me vdekje nėn tė njėjtat akuza tė rėnda, si agjitacioni e propaganda, sabotimi, agjentura, tentativa e vrasjes sė Ramiz Alisė, tentativa e arratisjes jashtė vendit, shkuar deri te shkelja e dispozitave mbi arin e valutėn. Katėr ditė para dhėnies sė vendimit pėrfundimtar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, atij vendimi qė me shumė gjasa do t’i ēonte drejt vdekjes, njė skuadėr e zgjedhur policėsh qė kishin me vete Isuf Halucin tė lidhur kėmbė e duar, nisėn kėrkimet me palombarė nė shtratin e lumit pranė fshatit Bujan nė Tropojės, tė pėrfshirė nga ethet e gjetjes sė njė thesari.


...Me tė mbėrritur te vendi i thesarit, te gropa nė lumė, ku Isuf Haluci kishte treguar me gisht vendndodhjen e thesarit, njė polic, qė bėnte zanatin e palombarit, ishte zhveshur pėr t’u veshur me kostumin e zhytjes tė stilit tė vjetėr, tė pėrbėrė edhe nga njė skafandėr qė vendosej nė kokė. Pasi ishte bėrė gati, edhe pse uji ishte i ftohtė brisk, polici ishte zhytur.
“Kujtoj se Isufi u kishte thėnė se florinjtė, rreth 13 kilogramė, i kishte futur nė njė arkė metalike dhe se kėtė, gjatė kohės sė verės, kur niveli i ujit kishte rėnė, e kishte lidhur me kavo ēeliku pas njė shkėmbi nė fund tė shtratit tė lumit, nė njė tip zgavre. Mė pas kėtė shifrėn 13 kilogramė e kam peshuar shpesh nė mendje dhe gjithmonė rezultati mė ka dalė se duhet tė ketė pasur lidhje me 13 akuzat qė Sigurimi i Shtetit kishte montuar nė adresėn tonė. Njė profeci e zgjuar e Isufit. Por le tė kthehemi te kėrkimi i thesarit. Polici qė u fut nė ujė ishte nga mė tė zgjedhurit e mė tė fuqishmit e Repartit Special Nr. 326. E njihnin tė gjithė me emėr. Por u lodh shpejt duke u zhytur. Sepse lumi kishte pasur prurje tė mėdha pėr shkak tė shirave dhe pėr mė tepėr uji kishte qenė shumė i ftohtė. Pėr rrjedhojė polici nuk kishte mundur tė kėrkonte me kujdes, tė eksploronte qė tė gjitha zgavrat. Ndėrsa unė mendoj se zgjedhja e atij vendi pėr kėrkimin e thesarit, ishte sėrish pjesė e mendjes gjeniale tė Isufit. Pasi nė atė zonė tė Valbonės edhe nė verė, kur ka pak ujė, ėshtė e vėshtirė tė shkosh nė taban tė lumit dhe tė eksplorosh tė gjitha shpellat e nėnujshme”, vazhdon rrėfimin Skėnder Haluci.
Pas disa orėsh pėrpjekje polici palombar ishte dorėzuar. Por ishte dorėzuar pa u bindur se kishte eksploruar gjithė zonėn qė Isuf Haluci qarkonte me gisht diku nėn sipėrfaqen e ujit tė Valbonės. Pra ishte dorėzuar duke e lėnė sėrish enigmė tė vėrtetėn e thesarit. “Nė kėtė kohė Isufi u ishte lutur ta linin atė qė tė zhytej me qėllim qė tė nxirrte thesarin. Madje u ishte lutur disa herė. Por drejtuesit e kėtij operacioni nuk e kishin lejuar. Dhe bėnė mirė, pasi Isufi, i katandisur kockė e lėkurė nga torturat, nė pothuaj gjysmėn e peshės sė vet trupore, nuk do tė kishte dalė i gjallė qė andej. Sigurisht qė ai do tė tentonte tė ikte. Ma kishte thėnė qė nė momentin e parė qė mė tregoi pėr rrengun. Mė kishte thėnė se, sido qė tė vinte puna, sė paku do tė arrinte tė shihte Tropojėn pėr herė tė fundit”, pėrmbyll rrėfimin pėr kėrkimin e thesarit Skėnder Haluci.
Rezultati i rrengut
“Fati ndihmon njerėzit e pėrgatitur”, thotė batuta e njė filmi aksion tė Hollivudit. Edhe historia e rrengut tė Isuf Halucit nė vitin 1985, e rrengut tė florinjtė, e menduar me saktėsinė e njė mjeshtri, e ndihmoi atė dhe djalin e xhaxhait, Skėnderin, tė vazhdonin tė jetonin. Pika e fundit e planit, zgavra gjigande nė pikėtakimin e lumit Valbonė me pėrroin e Shydenicės, kishte qenė vėshtirėsisht e kontrollueshme jo vetėm gjatė sezonit tė shirave, por edhe gjatė verės. Kėshtu qė fjala e palombarit se nuk kishte mundur tė kontrollonte gjithė shpellat nė shtratin e lumit, sėrish nuk i kishte lėvizur drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme, vetė ministrin Hekuran Isai, por edhe Drejtorin e Sigurimit, Zylyftar Ramizi, nga bindja se Isuf Haluci nuk i kishte mashtruar. Shpejt ata kishin urdhėruar qė e gjithė zona qė qarkonte pikėtakimin e Valbonės me pėrroin e Shydenicės tė rrethohej me tela me gjemba e tė ruhej me roje tė armatosur. Tė njėjtėt ishin kujdesur gjithashtu tė shmangnin tė gjithė kuriozėt, duke varur nė disa pozicione tė gardhit rrethues tabela qė shkruanin se sipėrfaqja e rrethuar ishte ekonomi ndihmėse e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Tropojės.
“Pas katėr ditėsh nga kėrkimi nė Valbonė, mua mė nxorėn nga qelia dhe mė ēuan nė zyrėn e hetuesisė. Aty pashė se kishin ēuar edhe Isufin, djalin e xhaxhait dhe kuptova se diēka e madhe ishte duke ndodhur. Pasi ishte kthyer nga Tropoja, Isufi me anė tė kodit tonė mė kishte shkruar njė fjali tė vetme: ‘Mė duket se u’a futa!’. Prandaj kur e pashė aty, nė dhomėn e takimeve, tė them tė drejtėn u frikėsova. Mendova se Sigurimi i Shtetit mund tė kishte zbuluar dredhinė. Por isha gabuar. Pak ēaste mė pas nė dhomė u dha Ministri i Punėve tė Brendshme, Hekuran Isai. Ministri nxori paketėn e cigareve dhe na zgjati nga njė, mua dhe Isufit. Unė nuk e kam pirė kurrė dhe refuzova. Ai mė tha se unė kisha mbetur armik nė njė mėnyrė ku duhet tė ketė pasur edhe djallėzi, apo, pėr atė vetė, edhe humor. Por kur je i dėnuar me vdekje, kur jeta ėshtė nė fill tė perit, nuk e kupton, nuk e nuhat dot humorin e tė tjerėve, pėr mė tepėr tė xhelatit tėnd. Ishte edhe koha kur sapo kishim mėsuar se familjet tona, 18 frymė, i kishin internuar nė Kotė tė Vlorės. Ministri nisi tė na sillte rrotull me ca histori pa rėndėsi dhe nė fund na tha se Presidiumi i Kuvendit Popullor, Kryetar i tė cilit ishte Ramiz Alia, megjithėse ia kishim bėrė shumė borxh Partisė e shtetit, na kishte falur jetėn dhe se masa e dėnimit do tė ishte 25 vjet burg. Para se ne tė merrnim veten, ministri lėshoi edhe njė ‘por nuk e meritoni’ duke u larguar”, rrėfen njė nga momentet mė tė rėnda dhe njėkohėsisht mė lehtėsuese tė jetės sė vet komisioneri Haluci.
Fundi i grackės
Karremi i thesarit kishte bėrė punėn e vet. Dy tė dėnuarit me vdekje nga Bujani i Tropojės tashmė kishin shanse tė vazhdonin tė jetonin, madje falė moshės sė re, kishin shanse edhe tė jetonin si gjithė tė tjerėt, tė lirė. Mė 15 dhjetor 1985, sipas rrėfimit tė Skėnderit, atė vetė e kishin dėrguar nė burgun famėkeq tė Spaēit, ndėrsa Isufin, pak mė larg, nė burgun e Qafės sė Barit. Por ditėt pa tortura tė Skėnder Halucit kishin qenė fare pak. Njė tjetėr urdhėr kishte bėrė qė ai tė transferohej pas dy muajsh, mė 18 shkurt 1986, nė burgun e frikshėm tė Burrelit. “Burgu i Burrelit ishte mė i tmerrshmi. Kishte edhe njė tabelė nė hyrje ku shkruhej me bojė tė kuqe ‘Lavdi Marksizėm-Leninizmit. Kėtu i thonė Burrel, ku hyn e nuk del’. Por unė isha i ri dhe i fortė. Durova. Mė vonė e kam mbledhur nė mendje se mbyllja ime nė burgun e Burrelit duhet tė ishte vendosur dhe materializuar edhe si njėfarė presioni ndaj Isufit, qė tė mos u’a dridhte. Nga ana tjetėr Isufin nuk e lėvizėn nga burgu i Qafės sė Barit. Aty ai arriti ta merrte veten shpejt fizikisht. Madje nga 50 kilogramė peshė trupore qė kishte ardhur, kishte rifituar me shpejtėsi peshėn e zakonshme, por edhe i kishte ardhur zemra nė vend, guximi. Sepse, nė fillim tė verės sė vitit tjetėr, 1986, shpura e policėve ishte bėrė sėrish gati pėr tė nisur kėrkimet e thesarit nė zgavrėn qė krijohet nga bashkimi i Valbonės me pėrroin e Shydenicės. Sepse ėndrra, ajo ėndrra e florinjtė e ministrit Hekuran Isai dhe tė tjerėve vazhdonte”, rrėfen Skėnderi duke buzėqeshur pėr herė tė parė.
Nė burgun e Burrelit Skėnder Haluci kishte pasur kohė sa tė donte tė risillte nė mendje historitė e burgosjes, dėnimit me vdekje dhe faljes pėr shkak tė thesarit imagjinar qė djali i xhaxhait, Isufi, shpiku pėr t’i shpėtuar kėtij dėnimi.
“Ėshtė e vėrtetė qė ne tė dy pėrfituam nga rrengu qė Isufi thuri pėr Ministrin Hekuran Isai dhe krerėt e tjerė tė Ministrisė dhe Sigurimit tė Shtetit. Por pas lirimit, nė qershor 1991, nė vigjilje tė vizitės nė Tiranė tė Sekretarit Amerikan tė Shtetit, Xhejms Bejker, unė kam mėsuar edhe pėr njė tjetėr rrethanė qė mendoj se ka ndikuar shumė te Ramiz Alia nė firmosjen e dekretit qė e ndryshoi dėnimin tonė, nga me vdekje me pushkatim, nė 25 vjet heqje lirie. Duhet tė ketė qenė pak a shumė kėshtu. Viti 1985 ishte njė vit i pėrgjakshėm, pasi ishin ekzekutuar me pushkatim disa tė dėnuar me vdekje nga veriu i vendit. Ishin pushkatuar dy tė rinj nga Has, si dhe dy tropojanė, Sokol Sokoli dhe Shkėlzen Doēi i biletave tė trenit. Pra ishin pushkatuar gjithsej katėr veriorė pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore. Sipas informacionit qė unė mėsova mė pas, pikėrisht kėto pushkatime tė shpeshta kishin detyruar ish-sekretarin e parė tė Komitetit tė Partisė sė Tropojės, qė ishte njėkohėsisht anėtar i Komitetit Qendror, tė takonte nė Tiranė Ramiz Alinė dhe t’i sqaronte se vrasjet nuk ishin mirėpritur nga masa e popullit, se duhet tė kishte njė masė tė pranueshme nė ndėshkime tė ngjashme dhe se mundėsisht ato duheshin ndėrprerė pėr njė periudhė tė pacaktuar. Prandaj unė mendoj se veē rrengut tė thesarit, nė faljen e jetėve tona ka ndikuar edhe fakti i pushkatimit nė tė njėjtėn periudhė i katėr fatkeqėve nga kjo zonė”, sqaron komisioneri i Avokatit tė Popullit.
Biseda e fundit pėr thesarin e Valbonės mes ideatorit tė tij, Isuf Haluci, dhe krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ishte zhvilluar nė verėn e vitit 1986 nė ambientet e burgut tė Qafės sė Barit.
“Dikush nga Ministria e Brendshme ishte paraqitur pėr tė biseduar me djalin e xhaxhait. I kishte thėnė Isufit se koha ishte ngrohur, se niveli i ujit tė Valbonės kishte rėnė dhe se ishte kishin planifikuar qė tė shkonin sėrish, njė nga ato ditė, tė kėrkonin pėr thesarin atje, te vendi... Por Isufi, qė e kishte marrė plotėsisht veten fizikisht, kishte bėrė sikur nuk kuptonte. Tjetri ishte detyruar t’i kujtonte se ai, Isuf Haluci, kishte lėnė njė bisedė pėrgjysmė me shokun Hekuran Isai... pėr atė punėn e thesarit. Por pėrgjigja e fundit e Isufit, batuta e tij ‘ik ore, se nuk e kam floririn pėr Hekuran Isain’ kujtohet pothuaj me eufori nga tė gjithė tė dėnuarit e burgut tė Qafės sė Barit. Mė tej Isufin e kishin rrahur keqaz pėr gati dy javė. Kujtoj se e sollėn nė Burrel tė masakruar. Por sėrish e mori veten shpejt. Sepse kėsaj radhe nuk ishte mė njė i dėnuar me vdekje nė pritje tė ekzekutimit”, pėrfundon Skėnder Haluci, me kėtė fragment tė fundit historinė e thesarit imagjinar tė Valbonės qė nė vitet 1985-1986, u futi ethet e floririt gjithė krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pa lėnė jashtė edhe ata tė Sigurimit tė Shtetit. Njė histori qė vetė xhelatėt e kohės e pranojnė duke e veēuar djalin e shkathėt nga Tropoja, Isuf Halucin, si tė vetmin e tė vetmėve qė arriti tė fuste nė lojė Sigurimin e Shtetit, atė folenė e grerėzave qė gatuante fatin e tė gjithė shqiptarėve tė rrethuar me gjemba, padallim, qofshin krejt tė bindur ndaj regjimit, qofshin pak apo aspak, me pėrjashtim tė gjallesės ekstreme nė majė tė kupolės.

ferdinanddervishi@yahoo.com
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi