ILIRIADA PORTAL

Arben Qirjako ka aq lidhje familjare me Alba Qirjakon, sa mund tė ketė Edi Rama me Ina Ramėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31102009

Mesazh 

Arben Qirjako ka aq lidhje familjare me Alba Qirjakon, sa mund tė ketė Edi Rama me Ina Ramėn





Mediat e kontrolluara nga kryesocialisti i dėshpėruar, pėr tė cilat ėshtė caktuar si brigadier njė industrialist i shpifjes po kėrkojnė skandal edhe atje ku nuk ka, sipas logjikės se shpifja do lėrė diku ndonjė njollė

Mediat e kontrolluara prej kohėsh nga Edi Rama, apo edhe tė tjera qė e kanė lėnė veten nė pėrdorim tė Edi Ramės, nė emėr tė Edi Ramės dhe pėr llogari tė Edi Ramės, mund tė bėjnė tė pabėrėn, biles..., biles deri atje sa mund tė lėnė edhe meshkuj me barrė. Tė kuptohemi, pa u hyrė nė hise ligjeve tė natyrės, kjo nuk mund tė ndodhė. Por gjithsesi, pėr gazetat e kontrolluara nga Edi Rama, kjo nuk do tė thotė asgjė, sepse pėr ato “mjafton filli se ēorap e bėjnė vetė pastaj”...
Nė kėtė kontekst, jo mė larg se dje, mediat e kontrolluara prej Edi Ramės, nė misionin e tyre tė sforcuar tė tipit “shpif, shpif se diēka do tė mbetet”, kishin marrė pėrsipėr qė “skandalin e Orikumit”, ta zhvendosnin edhe atje ku nuk ka asnjė mundėsit ėt ndodhė, nė Tiranė.
Pėr pasojė, si gjithmonė, pa informacione tė konfirmuara, por thjesht dhe nė nivelin e aludimeve dhe hamendėsive, pasi kishin konsumuar “argumentin” e Rrahman Selmanllarit pronar, ishin rrekur ti shtonin nė farefis, Arben Qirjakos, Kryeregjistruesit tė Republikės sė Shqipėrisė, njė bashkėpronare tė tokės sė “skandalit tė Orikumit”, vetėm se ajo Alba, pėr koincidencė, mban mbiemrin Qirjako. Me pak fjalė, Arben Qirjako, do s’do, qė prej ditės sė djeshme ka nė inventarin e familjarėve dhe farefisit tė vet edhe Alba Qirjakon, sepse kėtė “e thonė gazetat”.
Dhe kur kėto gazetat kontrollohen nga Edi Rama, shanset pėr ta besuar rriten, sepse nė njė moment tė caktuar, nė qoftė se Edi Rama, do t’i mbushte mendjen vetes, se nė emėr tė shprehjes sė famshme “nuk bėhet gjaku ujė”, e ka nė farefis Kryeprokuroren Ina Rama, kėto gazeta tė njėjta, nuk do ta vinin aspak nė dyshim, vetėm pse edhe kėtė do ta thoshte, gjithmonė, Edi Rama...
Larg paralelizmave, kur pėr shkak tė mbiemrave tė njėjtė, shembujt pėr bashkėngjitje nė farefis, nuk mungojnė dhe se drejtuesve apo edhe botuesve tė gazetave tė kontrolluara nga Edi Rama, mund t’ju gjenden e bashkėngjiten nė farefiset respektivė, tė gjithė personat, qė mbajnė mbiemrat respektivė me kėta drejtues e botues gazetash... dhe pastaj edhe ai fshatari qė tregojnė atė fabulėn, do tė besonte se gjithė gomerėt buzėbardhė nė fshat, ishin tė tijtė, sepse i tillė ishte edhe gomari qė ai kishte blerė nė pazar.


Kryeregjistruesi i Republikės sė Shqipėrisė Arben Qirjako, mohon tė ketė lidhje farefisnore me ndonjė pronar toke nė Orikum

“Aludimet dhe hamendėsimet i konsideroj tė qėllimshme, tendencioze dhe dashakeqėse”


“Pėr sa i pėrket aludimeve tė bėra nė dy gazeta tė pėrditshme ‘Gazeta Shqiptare’ dhe gazeta ‘Tema’ nė numrat e tyre respektivė tė datės 30. 10. 2009, pėr lidhjet e supozuara, qė unė Arben Lefter Qirjako, Kryeregjistruesi i Republikės sė Shqipėrisė, kam me shtetasen Alba Besim Sinanaliaj (Qirjako), deklaroj se as unė, por edhe asnjė pjesėtar i familjes sime, nuk kemi lidhje farefisnore me kėtė shtetase.
Saktėsojmė gjithashtu, se lidhje farefisnore nuk kam as me bashkėshortin e saj.
Me kėtė rast, vėmė nė dukje se aludime dhe hamendėsime tė tilla, qė kanė pėr qėllim dėmtimin e imazhit tim dhe tė institucionit qė unė drejtoj, konsiderohen, tė qėllimshme, tendencioze dhe dashakeqėse”.


Rrahman Selmanllari, padi nė gjykatė pėr shpifje

“Tokėn e kam blerė konform rregullave, ajo ėshtė jashtė kufijve tė konfliktit nė Orikum”[/size]


“Sot nė disa tė pėrditshme tė kontrolluara dhe financuara nga opozita u publikuan
disa shpifje sipas tė cilave Rrahman Selmanllari ka vjedhur, zaptuar apo zbuar
njerėz nga tokat e tyre.
Pa dashur tė polemizoj me mediat nė fjale dua tė sqaroj publikun se unė njėlloj si pronarėt e mediave qė mė sulmojnė kam blerė tokė tė certifikuar si tė lirė e tė rregullt nė hipotekė, e pėr tė cilėn brenda ligjit kam paguar paratė si dhe kam lėshuar apartamente nė Tirane nė pėrfitim tė pronarėve tė tokės.
Toka qė unė kam blerė brenda tė gjitha rregullave ėshtė e ndarė dhe e pėrcaktuar me kufij tė qartė nga pronat e pronarėve tė tjerė nė zonė. Ndryshe nga sa pretendohet unė nuk kam ndėrtuar asnjė metėr katror nė Orikum por njėlloj si shumė pronarė tė tjerė ja kam dhėnė pronėn e blere, me pėrqindje njė kompanie tė njohur ndėrtimi.
Qė nga momenti qė unė e kam blerė pronėn nė fjalė e deri tani ku aty ka
pėrfunduar ndėrtimi (i referohem pronės time) askush nuk mė ka kontaktuar apo
ngritur pretendimin as nė rruge ligjore e as nė forma tė tjera qoftė dhe pėr njė
metėr katror tė pronės qė unė zotėroj.
Nėse ju si media gjeni qoftė dhe njė person qė pretendon se ka qoftė dhe njė
centimetėr tokė nė pėrdorim brenda pronės time unė jam i gatshėm tė
ballafaqohem me tė me letra dhe dokumente.
Qėllimi dhe dėshira pėr tė pėrfshirė emrin dhe pronėn time nė njė histori konflikti ndėrkohė qė ajo zhvillohet jashtė tokės dhe interesave tė mia janė dhe mbeten manovra politike tė mediave mercenare, pronarėt e tė cilėve janė nė fakt zotėruesit mė tė mėdhenj tė pronės nė bregdet!
Gjithashtu ju bėj me dije se ditėn e hėnė do tė bėj njė padi nė Gjykate pėr kėtė problem”.

55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi