ILIRIADA PORTAL

SHBA, aleance me Athinen: Shqiperia ne BE, me 2014

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01112009

Mesazh 

SHBA, aleance me Athinen: Shqiperia ne BE, me 2014




Shtetet e Bashkuara dhe Greqia po punojne se bashku per te bere te mundur integrimin e Ballkanit Perendimor, perfshire dhe Shqiperine, ne Bashkimin Evropian brenda vitit 2014. Keshtu shkruan e perditshmja serbe "Danas", e cila duke cituar burime nga institucione nderkombetare dhe qeveria e Beogradit, shprehet se amerikanet kerkojne qe ceshtja e vendeve te Ballkanit te mbyllet sa me shpejt te jete e mundur, ne menyre qe ne rajon te sigurohet perfundimisht paqja dhe stabiliteti. SHBA duket se per te arritur kete synim, i cili po keshtu eshte nje prioritet per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, ka gjetur nje aleat te forte sic eshte Athina zyrtare, e cila ka marredhenie te ngushta si me amerikanet ashtu edhe me vendet e Ballkanit. Madje "Danas" shkon edhe me tej duke shkruar se data e caktuar per integrimin e Ballkanit ne BE eshte 28 qershori i 2014-es, pikerisht ne pervjetorin e 100-te Luftes se I Boterore. SHBA ka ne plan qe ta mbylle perfundimisht ceshtjen e Ballkanit dhe po punon fuqimisht ne kete drejtim. SHBA ka nje plan te quajtur "Harte Rruge", qe eshte paraqitur nga Athina, ku thuhet se gjithe Ballkani Perendimor duhet te hyje ne BE, ne vitin 2014 edhe pse kjo date duket shume e pamundur nga kendveshtrimi i lidereve aktuale te 27 vendeve anetare te BE. E perditshmja "Danas" thote se SHBA ka gjetur nje aleat te fort Greqine, per ta mbyllur kapitullin e dhunshem te Ballkanit dhe per ta integruar perfundimisht. Per diplomatet e Malit te Zi, eshte logjike qe SHBA te mbeshtesin kete plan, sepse ka te beje me integrimin evropian te Ballkanit, zgjidhja me e mire e te gjitha problemeve ne rajon. Aleksandra Joksimovic, ish-shefe e diplomacise shprehet se "Integrimi evropian i rajonit do te ule tensionet dhe do te vendose pika strategjike, te cilat kane nje rendesi kyce per amerikanet, sic jane Bosnja dhe Kosova. Duhet te merret ne konsiderate se nje iniciative e tille mund te propozohet formalisht nga vete BE dhe jo nga SHBA. Por ka edhe nje mundesi, qe te jete nje propozim i shteteve te vogla te bllokut, jo nga fuqite e medha, sepse do te hapte problemin e dominimit ne BE. Greqia eshte vendi perfekt qe ka profilin e duhur". Sipas saj, kjo iniciative mund te beje te mundur qe te gjitha vendet e Ballkanit te hyjne ne BE ne te njejten kohe, cka mund te kerkoje edhe nje marreveshje brenda grupit. Plani i Uashingtonit doli ne drite nga deklarata e kryeministrit Jorgos Papandreu, i cili gjate vizites se tij ne Turqi propozoi ne menyre te qarte, qe te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor te hyjne ne BE ne 100-vjetorin e fillimit te Luftes se Pare Boterore, nje deklarate kjo, qe u diskutua edhe ne takimin e Papandreut me ministrin e Jashtem serb Jeremic. Nje date e tille eshte permendur edhe nga ministri i Jashtem shqiptar, Meta ne Tirane pak dite me pare. Arsyeja pse SHBA eshte perfshire ne pergatitjen e nje plani te tille eshte se Uashingtoni e sheh hyrjen e Ballkanit ne BE, si zgjidhjen me te mire per gjithe problemet rajonale.



Propozimi

Jorgos Papandreu, gjate vizites se tij ne Turqi propozoi ne menyre te qarte qe te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor te hyjne ne BE ne 100-vjetorin e fillimit te Luftes se Pare Boterore. Ai e diskutoi dhe me ministrin e Jashtem serb, Jeremic. Nje date e tille eshte permendur edhe ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta ne Tirane.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi