ILIRIADA PORTAL

Kushtetuesja rrezon partite per kufirin: Na sillni statutin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01112009

Mesazh 

Kushtetuesja rrezon partite per kufirin: Na sillni statutin




Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese, u kthen mbrapsht gjashte partive politike, ankesen e bere per marreveshjen per kufirin detar mes Shqiperise dhe Greqise. Shkak per kthimin e ankeses se bere bujshem nga forcat politike me ne krye Partine Socialiste, eshte bere statuti i tyre. Kushtetuesja kerkon nga partite qe pretendojne se marreveshja per kufirin detar eshte antikushtetuese, qe ta kene te percaktuar ne statutin e tyre se si forca politike jane ne mbrojtje te integritetit detar te vendit. Ne te kundert, nese nje gje e tille nuk percaktohet ne statutin e tyre, atehere ato nuk kane asnje te drejte te ankohen ne Gjykate Kushtetuese per nje ceshtje te tille. Burime zyrtare nga Gjykata Kushtetuese, pohuan dje per gazeten "Koha Jone", se kthimi i ankeses se gjashte forcave politike eshte bere ne menyre administrative. Menjehere sapo ankesa u protokollua ne kete institucion, u konstatua se ajo eshte e paplote. Sipas kesaj gjykate, secila nga gjashte forcat politike qe i jane drejtuar ketij institucioni per te shpallur antikushtetuese marreveshjen, per kufijte detare me Greqine, tashme duhet te provoje se ne statutin e tyre, mbrojne nje ceshtje te tille. Ne te kundert, nese nuk percaktojne qarte ne statut se mbrojne si force politike integritetin kombetar detar, atehere nuk i lejohet te ankohen dhe padia e tyre behet e pavlefshme. Burimet nga ky institucion, pohuan se nuk mund te lejohet cdo kush qe te ankohet per nje projektligj apo marreveshje. Per rrjedhoje, tashme partive politike, u eshte lene kohe qe te provojne ne Kushtetuese nje gje te tille dhe te dorezojne statutet e tyre. Deri ne ate kohe, procesi mbetet i ngrire dhe Kushtetuesja nuk mund te marre ne shqyrtim nje kerkese te paplotesuar. Nese kerkesa e partive politike do te ishte e plote, atehere Gjykata Kushtetuese, do te ishte e detyruar te jepte nje vendim mbi ankesen e tyre, brenda dates 20 nentor. Me kthimin e ankeses per plotesim tek partite, gjykata do te marre vendim nje muaj pas ridorezimit nga forcat politike te ankeses se plotesuar. Nje procedure e tille, do te shtyje dhenien e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, gjithnje nese forcat politike, arrijne te dokumentojne, se statuti i tyre permban mbrojtjen e integritetit detar te vendit, nder te tjera. Gjashte forca politike dorezuan ne 20 tetor, ankesen e tyre kunder marreveshjes per kufijte detare Shqiperi-Greqi.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kushtetuesja rrezon partite per kufirin: Na sillni statutin :: Komentet

Mesazh prej Thu Nov 05, 2009 4:34 pm nga lidabica

mire ja u ka bere edhe Kushtetuesja,se keta i ka gjet 1 pune tani ,hajde te gjejme gjemba per kembe ,i thone kesaj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi