ILIRIADA PORTAL

Kufiri, Topi: Besoni te shteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01112009

Mesazh 

Kufiri, Topi: Besoni te shteti




ADI SHKEMBI

Nė prag tė diskutimit nė Parlament, Presidenti Bamir Topi flet pėr herė tė parė pėr marrėveshjen me Greqinė pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun e tij hungarez, Lazlo Solyom, kreu i shtetit i bėri thirrje qytetarėve tė kenė besim tek institucionet shtetėrore, por shtoi se mė parė duhet tė flasin Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti. “Si President ju bėj thirrje qė brenda kėsaj ndjeshmėrie duhet tė keni besim tek institucionet e shtetit shqiptar, sepse ato do tė dinė tė pėrmbushin me shumė luajalitet misionin e tyre, i cili nė kontekste tė tilla konsiderohet si njė mision historik. Unė nuk mund t’ju them diēka definitive sot, sepse ende ka njė proces qė nuk ėshtė finalizuar, ka dhe njė kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese nga opozita, por ka edhe njė procedurė nė vazhdim qė ėshtė nė Parlamentin shqiptar”, u shpreh Topi. Por ndėrsa bėri thirrje pėr qetėsi, kreu i shtetit premtoi se marrėveshja do tė monitorohet nė ēdo detaj tė saj, teksa shtoi se ēdo lėshim nė kėtė drejtim do tė ishte pėrgjegjėsi historike. “Sot ka kaluar edhe ajo mendėsi arkaike pėr tė matur me metėr. Kush mė shumė sesa vendet e NATO-s kanė teknologjinė mė tė lartė tė pėrcaktimit edhe me milimetra? Do tė jetė njė proces i monitoruar me imtėsi. Dhe i siguroj tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė qė tė jenė tė qetė nė tė gjitha zgjidhjet institucionale, sepse do tė jenė zgjidhje shumė korrekte qė edhe nė versionin mė tė papranueshėm ndokush do tė merrte mbi supe pėrgjegjėsi historike”, vijoi mė tej kreu i shtetit. Nė tė njėjtėn kohė kreu i shtetit tha se megjithė besimin te institucionet duhet tė ketė transparencė tė plotė mbi kėtė marrėveshje. “Pėrtej besimit duhet tė ketė njė marrėdhėnie transparence tė plotė me marrjen nė konsideratė tė ekspertizave nė institucione, duke na bėrė qė tė jemi tė qetė qė nė aktin final ne tė jemi plotėsisht me tė drejtat tona, konform rregullave, tė cilat janė ratifikuar dhe nga Parlamenti shqiptar pėrsa i pėrket marrėdhėnieve ndėrkombėtar qė kanė tė bėjnė dhe me ligjet e detit”, u shpreh mė tej Topi. Ekspertėt e qeverisė kanė sqaruar javėt e fundit detajet e marrėveshjes, duke iu pėrgjigjur pretendimeve tė njė koloneli nė rezervė, i cili pretendonte se palės greke i janė bėrė lėshime.

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kufiri, Topi: Besoni te shteti :: Komentet

Mesazh prej Thu Nov 05, 2009 4:33 pm nga lidabica

po sigurisht qe une besoj tek shteti im ,o Presidenti Topi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi