ILIRIADA PORTAL

Standardet e Ramės dhe standardet e zgjedhjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01112009

Mesazh 

Standardet e Ramės dhe standardet e zgjedhjeve




Dr. Luēiano Boēi *

Edi Rama vazhdon bojkotin e Parlamentit, ndėrsa ata shqiptarė qė dhanė votėn pėr deputetėt e PS-sė mbeten tė papėrfaqėsuar nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ai bėrtet se standardet e zgjedhjeve tė 28 qershorit nuk u plotėsuan, ndėrsa pėrkundėr kėsaj tė gjitha raportet theksojnė e bardha mbi tė zezė se ato ishin mė tė mira se tė gjitha tė kaluarat dhe tepėr tė pranueshme. Nė asnjė rresht tė raporteve (certifikuesve tė zgjedhjeve) nuk shkruhet se zgjedhjet nuk patėn suksesin e pritshėm.
Edi Rama vazhdon tė ketė jo vetėm dy standarde, por njėkohėsisht manipulon dhe spekulon duke shkėputur pjesė tė veēanta nga teksti dhe konteksti. Vazhdimisht para kamerave lexon dhe rilexon njė fjali tė raportit tė OSBE-ODIHR-it, sipas tė cilės nė 22 KZAZ numėrimi u bė keq ose shumė keq, duke shmangur qartazi fjalitė pasardhėse, tė cilat shpjegojnė saktėsisht pėrmbajtjen e tė parės dhe argumentojnė se ky lloj konkludimi ka ardhur jo pėr shkak tė keqnumėrimit me dashje tė pėrkatėsisė sė votave nga anėtarėt e GNV-ve, por sepse, siē shprehet mot-a-mot raporti, “u vunė re mangėsi procedurale, tė cilat dukej se ishin pjesėrisht pasojė e trajnimit dhe udhėzimeve tė pamjaftueshme” (Raporti nė shqip i botuar nė faqen zyrtare tė OSCE http://www.osce.org/odihr-elections/documents.html?lsi=true&limit=10&grp=207, f.4, fjalia pas), pra si rezultat i mangėsive tekniko-procedurale.
Ndėrkohė, pėrpos kėsaj, zoti Rama bėn sikur harron se nė paragrafin pasardhės nxirret pėrfundimi se, “Nuk pati asnjė provė tė numėrimit tė parregullt ose tė manipulimit tė rezultateve, dhe, pėrveē bllokimit tė numėrimit nė disa prej VNV-ve, nuk pati as ndonjė parregullsi tė madhe nė VNV” (Raporti nė shqip i botuar nė faqen zyrtare tė OSCE http://www.osce.org/odihr-elections/documents.html?lsi=true&limit=10&grp=207, f.4, paragrafi i dytė).
Madje ai injoron njė tjetėr konkluzion fshikullues, pėr pozicionin viktimizues qė kėrkon tė marrė, sipas tė cilit: “Nga KZAZ-tė nė kėto VNV, 12 kishin shumicėn e anėtarėve tė caktuar nga opozita dhe 10 kishin shumicėn e anėtarėve tė caktuar nga partitė qeverisėse” (Raporti nė shqip i botuar nė faqen zyrtare tė OSCE http://www.osce.org/odihr-elections/documents.html?lsi=true&limit=10&grp=207, f.25, paragrafi i parė). Shkurt dhe po tė nisemi nga logjika e vetė Edi Ramės, qė flet pėr vjedhje e shtrembėrim, kjo i pėrngjet fabulės ku hajduti thėrret me tė madhe “kapeni hajdutin”.
Pėrkundėr gjithė kėsaj tautologjie zgjedhore, sa herė qė Edi Ramės i kėrkohet llogari pse ai nuk zbatoi nenin e statutit tė cilin e shkroi vetė nė partinė e tij, ai sugjeron me megalomani: “tė mos merremi me njė nen, sepse thelbi ėshtė tjetėrkund”. Kėtu ai nuk heziton tė ndryshojė standard, sepse nė fund tė fundit kjo i shėrben qėllimit tė tij tė zgjatjes sė dominimit partiak.
Gjatė tė gjitha ligjėratave dhe monologėve tė tij, lidershipi i PS nuk pushon sė pėrmenduri klishenė qė ne jemi vend anėtar i NATO-s dhe nuk kemi bėrė zgjedhje me standarde tė tilla. Nėn efektin e kėsaj deklarate, aspak tė papranueshme pėr pjesėn e dytė tė saj, unė nė mėnyrė retorike e pyes zotin Rama nėse, ai me kėtė formė tė vepruari (si revolucionar “nėn rrethim”) ėshtė i denjė si kryetar i njė partie politike, vendi i sė cilės ėshtė anėtar i NATO-s?
Unė dua tė ritheksoj se Shqipėria ėshtė anėtare e denjė e NATO-s (dhe nė aspektin zgjedhor) dhe PS njė parti politike qė ka dhėnė kontributin e saj nė kėtė proces, ndėrsa fatkeqėsisht, kryetari i saj ka mbetur nostalgjik i njė kohe jo shumė tė largėt pėr shqiptarėt. Kėtu nuk duhet harruar dhe njė fakt “i vogėl” qė qėllimisht ngatėrrohet: PS ka dhėnė kontribut pėr anėtarėsimin e vendit nė NATO, gjatė kohės qė Rama nuk drejtonte kėtė parti. Nėse nė kėtė vazhdė analizojmė sjelljen e tij para, ditėn e zgjedhjeve dhe pas daljes sė rezultatit, do tė shohim njė njeri, ngjyrat dhe format e tė cilit ndryshojnė shpesh. Ditėn e votimit ai pėrgėzoi Policinė e Shtetit pėr detyrėn e ushtruar konform ligjit dhe njėkohėsisht vlerėsoi dhe procesin si normal dhe tė rregullt brenda tė gjitha normave tė paracaktuara, pra nuk kishte pasur kėrcėnime, kanosje, manipulime dhe blerje tė komisionerėve tė tij. Sapo nisi tė qartėsohej rezultati dhe tė shfaqej nė horizont maxhoranca parlamentare, zoti Rama ndėrroi qėndrim, sipas parimit “kur unė nuk fitoj, vidhen votat”. Madje ky qėndrim patologjik, shkoi deri nė thirrje pėr veprime paramilitare, si “tė rrethojmė KQZ-nė” apo “tė mblidhet i madh dhe i vogėl qė nga Vermoshi deri nė Konispol nė Fier” se unė nuk po fitoj. Pas legalizimit tė rezultatit nga Kolegji Zgjedhor (gjykata), Edi Rama nisi vetėgjyqėsinė, kundėrshtimin nė rrugė tė vendimit tė saj. Imagjinoni ēfarė shteti do tė ekzistonte sikur ēdo qytetar, qė emocionalisht nuk ėshtė dakord me vendimin e gjykatės, tė dalė nė rrugė dhe tė zhveshė e dhunojė gjyqtarin, i cili zbaton atė qė ėshtė shkruar nė ligj. Ky “kalorės” i ēartur duhet t’i thėrrasė pak kujtesės dhe tė hidhet jo shumė, por dy vite mė pas, nė marsin e 2007, nė rastin e zgjedhjeve lokale, kur me kohortėn e tij marshoi rrugėve tė Elbasanit pėr tė mbrojtur atė qė ai e quajti vendim tė njė organi tė shenjtė, dhe qė sot e pėrsėndyt-vendimin e Kolegjit Zgjedhor, megjithėse hajnisht kishte rrėmbyer njė mandat. Mė e moralshme do tė ishte qė Rama tė “ndėshkojė” ligjbėrėsit e tij (hartuesit e Kodit, tė cilėt i akuzoi si shkaktarė tė humbjes) para se t’ia kėrkojė kusuret kundėrshtarit politik, i cili hyri nė njė garė me tė dhe fitoi. Por Edi Rama nuk pati as kurajon t’ia kėrkojė bojkotin kongresit tė partisė sė tij. Dhunshėm e vendosi atė me “besnikėt” e tij, pėrvoja dhe kontributi i tė cilėve nuk e tejkalon atė tė Partisė sė Punės. Madje nė rizgjedhjen e tij pėr kryetar, Rama bėri sikur nuk kuptoi qė mori njė “Jo bojkotit” nga 43 pėr qind e anėtarėsisė sė PS-sė, e cila nuk shkoi nė votim, shto kėtu dhe 7 pėr qind tė votave qė mori kandidati tjetėr, Maqo Lakrorit, i cili edhe vetė ishte kundėr bojkotit. Nė deklaratat e fundit tė zotit Rama, spekulimisht sjell si shembuj analogė, pėr tė argumentuar kėrkesėn absurde tė tij, numėrimin e votave nė Greqi dhe pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Afganistan. Shqiptarėt lexojnė dhe i ndjekin ngjarjet politike me kujdes dhe nuk mund tė mashtrohen, pasi e dinė mirė se Greqia ėshtė nė proces ankimimi pėr zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, pėrsėri zoti Rama anashkalon dhe nuk guxon tė pėrmendė njė fakt domethėnės, tė denjė pėr njė kryetar partie, vendi i tė cilit ėshtė nė NATO, faktin se, ende pa mbaruar i gjithė numėrimi i votave, kryeministri Karamanlis uroi kundėrshtarin e tij politik, Papandreu pėr fitoren dhe dha menjėherė burrėrisht dhe sipas nenit tė statutit tė partisė sė tij (sikurse neni nė statutin e PS) dorėheqjen pas humbjes.
Ndėrkohė heqja e paraleleve me Afganistanin ėshtė sa demagogjike aq dhe fyese pėr elektoratin e majtė nė radhė tė parė. I gjithė rruzulli pėrmes mediave televizive panė masakrime pėr veshė dhe hundė tė prera ndaj tė gjithė atyre qė shkonin pėr tė votuar, por dhe fakte pėr mbushje kutish. Njė gjė tė tillė e konfirmuan dhe raportet certifikuese ndėrkombėtare. Pikat e takimit nuk ekzistojnė gjėkundi. Atėherė pėrse bėhen kėto krahasime, kur faktet e “manipulimeve” ndodhen vetėm nė kokėn e Ramės, tė cilat e dhanė efektin e tyre pėr rizgjedhjen e tij nė krye tė PS-sė.
Unė ripyes, a ėshtė zoti Rama i denjė pėr kryetar tė njė partie politike, vendi i sė cilės ėshtė anėtar i NATO-s?
Politika e re e Edi Ramės ka busull orientuese qėndrime dhe veprime tė modeleve qė i kanė sjellė njerėzimit ditė tė errėta. Bojkoti i Edi Ramės mban erė myk i dalė nga sirtarėt e vjetėr tė selisė ku qėndron. Njė shembull i javėve tė fundit, tregon qartė se sa larg ėshtė Edi Rama nga politika perėndimore, me tė cilėn ai propagandon se do udhėheqė vendin, nė rast tė njė fitoreje qė pėr shkak tė tij dhe mentalitetit tė tij as konturet nuk ka nė horizont. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, danezi Rasmussen nė vizitėn e tij tė parė sapo mori detyrėn, vizitoi Turqinė, vendin qė kundėrshtoi pėr njė kohė tė gjatė kandidaturėn e tij pėr kėtė post, pėr shkak tė karikaturave tė Profetit Muhamed, tė botuara nė vitin 2006 nė njė gazetė daneze. Duke mos ndenjur nė tė njėjtin pozicion refuzues, Rasmussen tregoi se i pėrket atyre parimeve dhe normave demokratike, ku ēdo njeri luan rolin e tij konstruktiv. Gjatė qėndrimit nė Ankara, ai mori pjesė bashkė me udhėheqėsit turq nė Iftarin e organizuar me rastin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit. Ky ėshtė realisht dimension i asaj qė kushdo do ta etiketonte politikė e re, ose mentalitet i ri. Largėsia e Ramės ndaj kėtyre vlerave, qė rritet nė mėnyrė progresive, ėshtė ankthndjellėse dhe kobndjellėse pėr fatet e sė majtės progresiste, sepse pikat e mbėshtetjes sė saj nuk janė standardet evropiane tė mėnyrės sė ndėrtimit tė demokracisė liberale, por standardet qė Rama i vendos dhe i zhvendos sipas pikės sė rėndesės sė pushtetit tė tij tė dyshimtė personal. Dhe unė pėrsėri bėj pyetjen retorike, a ėshtė zoti Rama i denjė pėr kryetar tė njė partie politike, vendi i sė cilės ėshtė anėtar i NATO-s?
* Deputet i PD

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Standardet e Ramės dhe standardet e zgjedhjeve :: Komentet

Mesazh prej Thu Nov 05, 2009 4:31 pm nga lidabica

Standartet e Rames-standarte te 1 psiqiku...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi