ILIRIADA PORTAL

Korrupsioni, KLD ndeshkon 3 gjyqtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03112009

Mesazh 

Korrupsioni, KLD ndeshkon 3 gjyqtare




Tirane- Ulja e denimit me 5 vjet kundrejt pageses prej 3 milione lekesh te vjetra, i ka kushtuar karrieren profesionale gjyqtarit Qani Hasa, i cili eshte duke u hetuar per korrupsion pasiv. Keshilli i Larte i Drejtesise, ka vendosur dje heqjen e imunitetit per gjyqtarin e Elbasanit, pas propozimit te kryer nga Prokuroria e Pergjithshme, per t'i hapur rruge hetimeve gjyqesore. Sipas te dhenave te derguara nga organi i akuzes mesohet se Hasa, duket se ka abuzuar ne nje ceshtje gjyqesore qe lidhet me procesin e nje akuzuari per veper penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" ne Elbasan. Mesohet se organi i prokurorise, mbi bazen e materialit kallezues te nje shtetasi, ka kryer te gjitha veprimet e mundshme hetimore ne drejtim te fakteve te prezantuara, si dhe te identifikimin e personave te perfshire ne te. Hetimet e deritanishme te kryera prej njesise Task-Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, kane hedhur drite mbi nje veprim korruptiv te ketij gjyqtari, nga familjari i te nje te pandehuri te arrestuar, ne kembim te nje denimi me te bute ne raport me ate te kerkuar prej prokurorit te ceshtjes. Burimet bejne te ditur se per te pandehurin e akuzuar per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike", ishte kerkuar 10 vjet burgim, ndersa gjyqtari i ka dhene atij vetem 5 vjet burg. Prokuroria ka disa prova ne lidhje me krimin e kryer nga ana e gjyqtarit, mes te cilave edhe nje kasete filmike, ku gjyqtari rezulton te jete regjistruar duke bere pazaret. Prokuroria e Tiranes nuk ka mundur dot te kryeje kontrollin e baneses se gjyqtarit, per arsye se KLD-ja nuk kishte vendosur heqjen e imunitetit te tij. Pas vendimit te marre dje nga ana e KLD-se, prokurorise i eshte hapur rruge per gjetjen e provave te tjera hetimore ndaj tij, te akuzuar per vepren penale te "korrupsioni pasiv i gjyqtareve, prokuroreve dhe i funksionareve te tjere te drejtesise". Gjate mbledhjes se djeshme Keshilli i Larte i Drejtesise, vendosi dy masa disiplinore "verejtje me paralajmerim" ndaj gjyqtarit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, Rasim Doda dhe "verejtje" ndaj gjyqtares se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, Anila Capo, te cilet jane kapur me shkelje pas inspektimit. Ne rend te dites anetaret kane diskutuar dhe vendosen fillimin e nje inspektimi tematik ndaj pese gjykatave te shkalles se pare, ne veprimtarine gjyqesore te te cilave, evidentohen nje numer i konsiderueshem ceshtjesh gjyqesore, per vepra penale me kriminalitet te larte. Nevoja per verifikimin e shkaqeve qe kane cuar ne tejzgjatje te disa proceseve gjyqesore penale, nje pjese e te cilave mbartin edhe ndjeshmeri ne publik dhe media, ka qene objekt diskutimi ne dy mbledhje te njepasnjeshme te Keshillit, dhe u finalizua me vendimin per kete inspektim tematik te perbashket midis dy Inspektorateve te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise. Objekti i inspektimit do te jene ceshtjet gjyqesore penale gjate viteve 2007-2008 te sjella ne Gjykatat e Rretheve Gjyqesore Tirane, Durres, Shkoder, Vlore dhe ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane.

Vepra penale

Keshilli i Larte i Drejtesise do te inspektoje dosjet penale me te pandehur qe kane kryer shtate lloje te veprave penale, si vrasja me paramendim dhe ne rrethana cilesuese, trafikimi i narkotikeve, shperdorimi i detyres, si dhe veprat qe lidhen me korrupsionin pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike, apo te funksionareve te larte shteterore.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Korrupsioni, KLD ndeshkon 3 gjyqtare :: Komentet

Mesazh prej Wed Nov 04, 2009 12:14 pm nga lidabica

shyqyr qe po leviz per mire kjo pune, se kane shoke shume keta lapangjoze-gjykatesa

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi