ILIRIADA PORTAL

Manjani: Futem ne Kuvend po u dorezuan dy mandatet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04112009

Mesazh 

Manjani: Futem ne Kuvend po u dorezuan dy mandatet




Kandidate per deputete socialiste, qe gjenden poshte "vijes" magjike per te hyre ne Kuvend, mendojne ta realizojne nje enderr te tille, nese bojkoti i PS vijon pa fund. I renditur i 3-ti ne listen e kandidateve per deputetet ne Qarkun e Dibres, ku Partia Socialiste arriti te fitoje vetem 2 mandate ne zgjedhjet e qershorit, juristi Ylli Manjani deklaron se "do te zbatoje Kushtetuten, duke shkuar ne Parlament ne rastin kur mandatet e dy kolegeve te tij, do te cilesohen si te pavlefshem", per shkak te bojkotit. Ai mbeshtet interpretimin qe juristet i bejne Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutes, duke i cilesuar se te pavlefshme mandatet e deputeteve te grupit parlamentar socialist. Ne nje interviste per Tv "Klan", Manjani thote se diten qe KQZ do ta njoftoje se ka marre vendim per t'i dhene mandatin si kandidat te radhes ne listen e PS, ai do te jete prezent ne Parlament, per te perfaqesuar votuesit dibrane. "Eshte nje shkelje e rende e Kushtetutes, se ata njerez qe nuk marrin persiper te kryejne detyren e perfaqesimit, sigurisht qe duhen ndeshkuar dhe kjo, eshte gjuha e Kushtetutes", deklaroi juristi socialist. Sipas tij, kete Kushtetute e kane shkruar per te parandaluar bojkotin politik "Ne keto kushte, nese do te duhet te deklarohet pavlefshmeria dhe do te thirren te tjeret ne liste, sigurisht qe une do te pajtohesha me cdo zgjidhje qe nuk shkel Kushtetuten. Per hir te se vertete, dy deputete e pare nuk po perfaqesojne popullin e majte te Dibres", deklaroi zyrtari socialist. Ai beson dhe eshte i mendimit se mandati i deputetit eshte i pavlefshem kur s'ben betimin. Pra, vijon anetari i Asamblese Kombetare te PS, mandati i deputeteve qe s'kane bere betimin, sipas Kushtetutes te Shqiperise eshte i pavlefshem. "Kjo qe po bejne ata qe i binden Rames, eshte shkelje e rende e Kushtetutes. Ata qe shprehen pro bojkotit, jane persona te pavotuar. Jam per hapjen e kutive, por kur presioni e kalon cakun ligjor, ai eshte i papranueshem. Ne kemi pergjegjesi politike te shkojme ne Parlament", vlereson Ylli Manjani. I pyetur nese ka parasysh ate qe parashikon statuti per shkelesit e vendimeve te forumeve te selise roze, ai thote se "tashme eshte i perjashtuar nga te gjithe veprimtarite politike te dites se Partise Socialiste". Sipas tij, ceshtja e perjashtimit eshte nje ceshtje qe nuk mund te kercenohet njeri me kete gje. "Anetaresimi ne nje parti politike eshte ceshtje vullneti dhe largimi, duhet te jete ceshtje vullneti dhe jo ceshtje bindjeje. Koha e bindjeve me shumice votash dhe me urdhrin e kryetarit, besoj se koha e fundit qe kam degjuar, ishte koha e Enver Hoxhes", deklaroi juristi Manjani. Duke folur per mundesine nese do te duhet qe te shkoje ne Parlament me zbritjen e listes, ai thote se do te perfaqesoje ata njerez te cilet votuan per rrezimin e kesaj qeverie. Pese deputetet e njohur si Levizja per Mendimin Ndryshe, ne deklarata te njepasnjeshme jane shprehur se do ta thyejne bojkotin, ne rast se rrezikohen qe mandati i tyre te behet i pavlefshem.
koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Manjani: Futem ne Kuvend po u dorezuan dy mandatet :: Komentet

Mesazh prej Wed Nov 04, 2009 12:00 pm nga lidabica

mire do beje ky,edhe ky bojkot kaq i zgjatur ,nuk ka sens

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 04, 2009 12:57 pm nga bulqizaku

ki nuk o ma i mejr se qert mener nji m... jan

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 04, 2009 7:07 pm nga nardlushnja

Sa terheqse eshte ajo karrige e shkret.
KY manjani me te vertete e dashka atdheun(karrigen)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Nov 12, 2009 3:26 am nga tefenexha

te shkretet ne qe nuk ja dime lezetin asaj karrige .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:07 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi