ILIRIADA PORTAL

Intervistė me Altin Goxhaj, Drejtor i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04112009

Mesazh 

Intervistė me Altin Goxhaj, Drejtor i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve




ZMK-ja: Mijėra ankesa pėr kompanitė celulare

Nuk janė tė paktė sektorėt problematikė nė vend ku konsumatorėt vendas kanė nisur njė lum ankesash pranė Zyrės sė Mbrojtjes sė konsumatorėve. Tregu mė problematik mbetet ai i telefonisė sė lėvizshme, karburanteve si dhe mjaft ente tė tjera shtetėrore. Nė njė intervistė pėr “Telegraf”, Drejtori i Zyrės sė Mbrojtjes sė Konsumatorėve Altin Goxhaj ka komentuar gjithė sektorėt publik dhe privat nė vend ku janė drejtuar njė lum ankesash nga konsumatori shqiptar.



Cilėt janė sektorėt mė problematik nė vend, aty ku dhe janė drejtuar ankesat mė tė shumta?

Sektorėt mė problematikė kanė tė bėjnė me sigurinė e jetės, qė nė shumicėn dėrrmuese i pėrkasin sigurisė ushqimore. Sot Shqipėria ėshtė njė treg i hapur pėr produktet e importit, por po ashtu edhe pėr prodhimet lokale dhe siē dihet siguria ushqimore ka tė bėjė jo thjesht me mėnyrėn se si prodhohet njė produkt nė kushte fabrike por nė radhė tė parė me vetė origjinėn e kėtij produkti. Sepse siē dihet vetė cilėsia e produktit nė origjinė pėrcakton nė mėnyrė dominante edhe vlerat e tij ushqyese, por edhe rrezikun pėr jetėn. Produktet me mė shumė probleme tė sigurisė ushqimore janė produktet dhe nėnproduktet me bazė shtazore si: mishi, sallameria, qumėshti, etj., sepse ėshtė shumė e vėshtirė qė nė kushtet e Shqipėrisė tė kontrollosh origjinėn e kafshėve nga tė cilat janė marrė kėto produkte. Dihet se nė Shqipėri ka njė pandemi tė aftės episodike apo siē e quan populli, plasja! Ka shumė kafshė tė infektuara tė cilat nė mungesė tė kontrollit veterinar para se tė hidhen nė treg, tė cilat janė burim sėmundjesh tė shumta pėr konsumatorėt por kėto sėmundje pėrgjithėsisht nuk shfaqen menjėherė ēka e bėn tė pamundur pėr tė gjetur gjurmėt dhe burimin. Por tė mos harrojmė kėtu edhe produktet ushqimore me bazė bimore, kur dihet shumė mirė se nė Shqipėri pėrdoren esenca tė caktuara kineze qė manipulojnė vajin vegjetal duke e prezantuar nė treg si vaj ulliri, apo kur dihet se shumė perime manipulohen me kimikate, tė cilat realizojnė njė pjekje false shumė tė dėmshme pėr shėndetin. Kėto janė probleme shumė shqetėsuese pėr konsumatorėt por parandalimi i kėtyre problemeve ėshtė shumė i vėshtirė pasi kėrkohet njė sistem mė i fortė mbikėqyrjeje, i cili ėshtė nė nivele modeste. Autoriteti i Ushqimit, i cili ka pėr detyrė qė tė garantojė sigurinė ushqimore nė treg ėshtė ende nė proces stabilizimi dhe reformimi ndėrkohė qė konsumatorėt ushqehen pėrditė dhe nuk mund tė presin ecjen e ngadaltė dhe nė kėto ritme tė vetė kontrollit shtetėror.



Ka pasur ankesa pėr tregun e telefonisė celulare, pėr cilat kompani ? Po, pėr Albtelecom ka pasur ankesa dhe nė drejtim janė kėto ankesa?



Nėse ka sektorė qė kanė prodhuar ankesa me shumicė janė tregu i ujit tė pijshėm, tregu i energjisė elektrike, tregu i telefonisė sė lėvizshme, i telefonisė fikse, internetit, etj. Arsyeja pse kėto tregje kanė prodhuar kaq shumė ankesa ka tė bėjė me faktin se kėto janė tregje qė dominohet kryesisht nga disa operatorė monopolistik qė ose menaxhohen keq ose luajnė keq nė treg. Ndėrsa pėr energjinė dhe ujin mund tė thuhet me plot gojėn se menaxhohen keq, pėr telefoninė dhe internetit mund tė thuhet me po aq siguri se luhet keq nė treg. Kompanitė celulare deri vonė mbanin rekordin pėr ēmimet mė tė larta nė tregun europian ndėrkohė qė fitimi i tyre ishte i jashtėzakonshėm. Ato duke pasur pozita dominante nė treg, dhe duke realizuar njė lloj marrėveshje tė mirėqenė me njėra -tjetrėn kanė fiksuar ēmime tė larta pėr tė rritur fitimet nė shuma marramendėse dhe vazhdimisht kanė imponuar lojėra gjoja me ulje ēmimesh tė cilat nė fakt kanė qenė tė vėrteta. Ndėrkohė qė shėrbimet publike pasi janė privatizuar kanė lėnė njė shije tė keqe nė treg pėr hir tė performancės sė dobėt apo reduktimit tė mundėsive pėr konsumatorėt. E tillė ėshtė loja qė luajti Albtelekom qė pas privatizimit hoqi njė shėrbim jetik pėr konsumatorėt siē ishte informimi i drejtpėrdrejtė dhe nė ēast pėr koston e telefonatave, shėrbim qė favorizonte nė mėnyrė tė veēantė konsumatorėt e varfėr tė cilėt e pėrdornin kėtė shėrbim pėr tė kontrolluar shpenzimet e tyre. Ndėrkohė qė mund tė themi me plot gojėn se reklamat e internetit kanė mashtruar nė mėnyrė masive konsumatorėt pėr hir tė parametrave tė paarrirė. Kompanitė e internetit pretendojnė se japin shėrbime tė cilėsisė sė lartė, por nė fakt ato rrallė japin aq internet pėr aq sa paguajnė konsumatorėt.





Tregu i karburanteve si ju duket, gjithmonė duke iu referuar ankesave nga konsumatorėt?

Tregu i karburanteve ėshtė nė gjendje tė mjerueshme prej shumė vitesh nė Shqipėri dhe kėtė na e thonė makinat tona pėrditė pasi cilėsia ėshtė shumė e keqe pasi nafta pėrzihet me ujė pėr ta rritur nė peshė apo nafta ka cilėsi shumė tė keqe. Kontrolli i fundit i Ministrisė sė Ekonomisė ndaj pikave tė karburanteve i ka dhėnė frytet e veta pasi ka njė tendencė tė re nė mbikėqyrjen e tregut frymė, e cila duhet ruajtur. Ajo qė ka nevojė tregu tashmė ėshtė qė tė kalohet nga qėndrimi i rreptė i Inspektoriatit Qendror Teknik nė varėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė, nė ēėshtje civile pėr dėmshpėrblim tė konsumatorėve pėr dėmet e pallogaritshme qė u janė bėrė automjeteve tė tyre dhe vetė mjedisit. Vetėm nėse tregtuesit e pandershėm do tė hasen me kėtė situatė tė re dėmshpėrblimi atėherė do tė krijohet edhe pėrgjegjshmėria e detyruar e ofertuesve tė karburanteve.



Cilėt do tė veēonit si entin me problematik, e kam fjalėn pėr entet shtetėrore, ku dhe numri i ankesave ėshtė mė i madh?

Nr.1 mbetet gjithmonė ERE (Enti Rregullator i Energjisė) pasi edhe faturat e kripura tė OSSH do tė kėrkonin mė rol mė tė favorshėm tė kėtij enti ndaj konsumatorėve. Nė kėtė ent vijnė ēdo ditė ankesa nga e gjithė Shqipėria dhe vetė enti ka shumė pak mundėsi nė trajtimin e tyre dhe marrjen e masave pėrkatėse. Rritja e ēmimit tė energjisė nga njė ent rregullator publik nė favor tė njė biznesi privat nė dėm tė konsumatorėve tė varfėr shqiptarė ėshtė njė akt absurd dhe i papranueshėm dhe nė kundėrshtim me rolin qė duhet tė luajė shteti nė treg. Entet rregullatore duhet te kujdesen pėr interesin publik te popullsisė dhe jo pėr interesin privat tė njė kompanie private duke dėmtuar financiarisht konsumatorėt shqiptarė.





Bizneset ndihmė nga shteti deri nė 200 mijė euro



Shuma e lejuar deri nė 200 mijė euro. Kushtet qė parashikohen nė ligj pėr bizneset pėrfituese





Ndihma pėr ndėrmarrjet e vogla, tė sapokrijuara, tė cilat janė regjistruar, pėr herė tė parė, pranė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit nė 12 muajt e fundit, mund tė pėrfitojė njė ndihmė nga shteti deri nė 200 mijė euro. Vlera vjetore nuk duhet tė kalojė 33 pėr qind tė vlerės sė ndihmės sė parashikuar, si dhe intensiteti i ndihmės nuk duhet tė kalojė 40 pėr qind tė kostove tė pranueshme pėr 3 vitet e para pas krijimit tė ndėrmarrjes dhe 30 pėr qind nė dy vitet pasardhėse. Njėkohėsisht nė projektligj parashikohen ndihma tė tjera pėr punonjėsit me aftėsi tė kufizuar, si dhe pėr kapitalin. Kompanitė nė fushėn e mjedisit financohen nga shteti pėr tė ulur ndotjen dhe prishjen e mjedisit. Pas janė miratuar nga Komisioni i Ekonomisė ndryshimet nė ligjin pėr ndihmėn shtetėrore ndodhen tashmė nė Kuvend pėr tė marrė formėn pėrfundimtare nė seancėn parlamentare tė radhės. Nė ndryshimet qė po bėhen nė skemėn e financimeve tė bizneseve pėrcaktohen kriteret pėr ndihmėn financiare nga shteti pėr ndėrmarrjet e sapokrijuara. Kėshtu sipas kėtij projektligji ndėrmarrjet e vogla mund tė pėrfitojnė si ndihmė financiare nga shteti deri nė 200 mijė euro, pėr kostot qė kanė nė krijimin e tyre, kostot administrative, ligjore, kėshillimore qė lidhen direkt me krijimin e tyre dhe koston e tyre operacionale pėr 5 vitet e para pas krijimit tė ndėrmarrjes. TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin nuk quhen kosto tė pranueshme. Nga kjo ndihmė do tė pėrfitojnė ndėrmarrjet e vogla qė kanė mė pak se 50 punonjės, qė bėjnė njė xhiro vjetore mė tė vogėl se 400 mijė euro nė vit. Amendimet e parashikuara nė ligj pėrfshijnė edhe ndihmėn deri nė 75 pėr qind tė pagės sė punonjėsve me aftėsi tė kufizuara.




Kushtet pėr tė marrė ndihmė financiare shtetėrore



1 - Vlera e ndihmės nuk kalon masėn 200.000 euro.

2 - Vlera vjetore nuk duhet tė kalojė 33 pėr qind tė vlerės sė ndihmės sė parashikuar.

3 - Intensiteti i ndihmės nuk duhet tė kalojė 40 pėr qind tė kostove tė pranueshme pėr 3 vitet e para pas krijimit tė ndėrmarrjes dhe 30 pėr qind nė dy vitet pasardhėse.

4 - Kostot e pranueshme do tė jenė kostot administrative, ligjore dhe kėshillimore, qė lidhen drejtpėrdrejt me krijimin e ndėrmarrjeve tė vogla, si dhe kostot operacionale pėr 5 vitet e para pas krijimit tė ndėrmarrjes. TVSH-ja dhe tatimi mbi tė ardhurat e biznesit nuk pėrfshihen nė kostot e pranueshme.

5 - Ndėrmarrjet e vogla, tė kontrolluara nga aksionarė tė ndėrmarrjeve, qė janė mbyllur gjatė 12 muajve tė mėparshėm, nuk mund tė pėrfitojnė ndihmė nė rast se ndėrmarrjet e lartpėrmendura janė aktive nė tregun pėrkatės apo nė tregje, tė lidhura me tė.



telegraf

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi