ILIRIADA PORTAL

Policia Bashkiake shkel Kushtetutėn dhe ligjet, duke marrė kompetencat e Policisė Rrugore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05112009

Mesazh 

Policia Bashkiake shkel Kushtetutėn dhe ligjet, duke marrė kompetencat e Policisė Rrugore




Tejkalimi i kompetencave nė kurriz tė qytetarėve, ligji nuk i lė hapėsira pėr kėtė veprimtari


Pėrplasjet e fundit mes Policisė Bashkiake dhe Policisė sė Shtetit nuk ishin tė rastėsishme as tė papritura. Ky ishte sinjali i parė i tejkalimit tė kompetencave nga disa organe qė synojnė tė jenė tė gjithė pushtetshėm. Pėr shkak se pėrplasja ishte mes Policisė Bashkiake dhe forcave tė rendit, ngjarja u bė publike madje tėrhoqi goxha vėmendjen e opinionit publik. Por tė tilla pėrplasje konstatohen ēdo ditė nga qytetarėt. Raste tė rralla janė kur ndonjė qytetar, kėrkon llogari pėr shkeljet qė bėhen nė kurriz tė tij, dhe kėtė veprim e bėnė kur ka dikė pas vetes apo siē thotė populli i ka “krahėt e ngrohtė”. Ndėrkaq, qytetarėt e tjerė qė nuk kanė mbėshtetje janė tė detyruar t’i binden urdhrave, kushdo qoftė ai qė e jep. Prej vitesh shohim makinat e Policisė Bashkiake qė lėvizin nė rrugėt e kryeqytetit, me synim dhe vizion tė qartė, por pa u bazuar nė ligje e shkresa. Mund t’i ndodhė kujtdo qė, njė ditė t’i bllokohet mjeti nga njė pajisje metalike dhe tė shohė nė xham njė pusullė, ku i kėrkohet pėr tė shlyer 3 mijė apo jo nė pak raste edhe 5 mijė lek tė reja. Mund tė jetė apo jo kundravajtės, shkelės i ligjit apo jo, kjo pak rėndėsi ka, kur mjeti i tij i ėshtė bllokuar nga individė qė nuk e kanė tė drejtėn ta kryejnė njė veprim tė tillė, pėr mė tepėr qė nuk kanė mbajtur njėherė nė dorė Kodin Rrugor (pėrveē rasteve kur kanė aplikuar pėr patentė). Policia Bashkiake ka tejkaluar tė gjitha kompetencat duke shkelur ligjet nė fuqi madje edhe Kushtetutėn. Tė kontaktuar nga gazeta, juristė tė ndryshėm por edhe punonjės tė Policisė sė Shtetit, kanė pohuar se Policia Bashkiake po abuzon me funksionin e saj dhe kjo gjithmonė nė kurriz tė qytetarėve.



Tejkalimi i kompetencave
Neni 1 i ligjit nr. 8335 i datės 23. 04. 1998 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Policisė Bashkiake…” thekson shprehimisht: “..Policia Bashkiake dhe e komunės ėshtė organ ekzekutiv qė ka pėr detyrė tė kryejė funksione nė shėrbim tė rendit, qetėsisė dhe mbarėvajtjes sė punėve publike brenda territorit tė bashkisė a tė komunės, nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji dhe qė nuk janė nė kompetencė tė autoriteteve tė tjera shtetėrore”. Nė kėtė paragraph tė kėtij neni, duket qartėsisht se Policia Bashkiake nuk mund tė kryej dot njė punė paralele me Policinė Rrugore. Nė shumė raste qytetarėt janė ankuar se u ėshtė bllokuar mjeti pa tė drejtė nė vendet ku kanė parkuar, edhe pse nė atė segment rrugor nuk ka pasur tabelė orientuese. Nė ligjin pėr Policinė Bashkiake janė parashikuar qartazi se kur ajo duhet tė ndėrhyjė dhe kush janė kompetencat e saj. Por nė realitet ndodhė e kundėrta, punonjėsit e Policisė Bashkiake, gjobisin mjete dhe i bllokojnė ato nė ēdo aks. Nėse qytetarėt janė nė kundravajtje ata duhen ndėshkuar, por kjo nuk do tė thotė qė ēdo kush mund ta kryej kėtė veprim, pasi nė tė kundėrt me fjalėn “shtet” do tė nėnkuptohej ēdo person qė mund tė merrte fuqi apo pushtet nga grupe tė caktuara apo institucione tė tjera, qofshin ato shtetėrore apo private. Kundravajtjet administrative qė kanė tė bėjnė me shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor, janė kompetenca tė shėrbimit tė Policisė Rrugore, qė funksionon brenda Policisė sė Shtetit.



Shkelja e Kodit Rrugor
Puna e Policisė Bashkiake nė asnjė rast nuk mund tė cilėsohet e ligjshme. E marrim tė mirėqenė rolin e policisė, si njė organizėm paralel me Policinė Rrugore, (qė s’ka gjasa tė ndodh ndonjėherė). Edhe nė kėtė rast kemi shkelje tepėr tė rėnda si tė ligjeve tė tjera por pėr mė tepėr tė Kodit Rrugor. Vendosja e unifikuar e gjobės, vetėm nė masėn 3000 apo 5000 lekė do tė thotė tė mos shqyrtosh rast pas rasti shkeljen dhe rėndėsinė e saj. Ligjvėnėsi nė pėrcaktimin e minimumit dhe maksimumit tė dėnimit, e parashikuar kjo nė Ligjin “Pėr Policinė Bashkiake” ashtu dhe nė Ligjin Nr.7697 date 7.04.1993 “Pėr kundravajtjet administrative”, ka pasur parasysh pikėrisht rrethanat lehtėsuese dhe specifikat e secilit rast, pasi nuk mund tė ketė dėnime tė njėjta pėr shkelje tė ndryshme. Duke anashkaluar shqyrtimin e kėtyre rrethanave rast pas rasti. Vetvetiu lind dyshimi pėr njė paragjykim nė vendosjen e kėsaj mase administrative, pavarėsisht nga shkelja dhe rėndėsia e saj. Nė Kodin Rrugor, respektivisht nė nenin 156 pika 2, germa “d” pėrcaktohet se: “Qėndrimi dhe pushimi nuk lejohet nė hapėsirat e rezervuara pėr stacionimin dhe qėndrimin e autobusėve… dhe aty ku ato nuk janė tė kufizuara me shenja, nė njė largėsi jo mė te vogėl se 15 m nga sinjali i stacionit si dhe ne hapėsirat e rezervuara pėr stacionimin e mjeteve tė shėrbimit taksi...”. Pėr tė gjitha kėto raste nėse konstatohen shkelje, kundavajtėsi ndėshkohet me masė administrative me gjobė nga 500-2000 lekė. Ndėrkaq Policia Bashkiake edhe pse jashtė ēdo kompetence, minimumin e gjobitjes e ka 3000 lekė, duke shkelur edhe njėherė Kodin Rrugor.


Policia Bashkiake shkelė Kushtetutėn
Penalizimet pėr qytetarėt kanė edhe njė tjetėr mangėsi edhe mė tė madhe. Policia Bashkiake nė ēdo rast tė gjobitjes sė mjetit shkel Kushtetutėn, pasi i privon qytetarėve tė drejtėn e ankimimit. Bllokimi i mjetit i kondicionuar deri nė likuidimin e gjobės, shtetasve u ėshtė mohuar e drejta e ankimit, njė e drejtė, e cila ėshtė e garantuar nga Kushtetuta dhe aktet e tjera ligjore dhe nėnligjore. Kjo e drejtė ėshtė e pėrcaktuar nė Ligjin Nr. 8335 datė 23.04.1998 “Pėr Policinė Bashkiake”, neni 13, nė Ligjin Nr. 7697 datė 7.04.1993 “Pėr kundravajtjet administrative”, neni 18, si dhe nė dispozitat e Kodit tė Procedurės Administrative, nė tė cilėn ėshtė parashikuar ushtrimi i kėsaj tė drejte pėr ēdo akt administrativ qė nxjerrin organet e administratės publike. Qytetarėt nuk mund tė marrin dot mjetin e tyre pa paguar mė parė gjobėn. Nė Ligjin pėr Policinė Bashkiake ėshtė parashikuar qė afati i pagimit tė gjobės ėshtė pesė ditė, ndėrsa pėr rastet e bllokimit tė mjeteve ky nen i kėtij ligji nuk zbatohet, paqsi qytetarėve u privohet e drejta e parashikuar nga ky ligj dhe pėr mė tepėr u privohet e drejta e ankimimit.



Romir Saraēi



Sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Policia Bashkiake shkel Kushtetutėn dhe ligjet, duke marrė kompetencat e Policisė Rrugore :: Komentet

Mesazh prej Thu Nov 05, 2009 2:57 pm nga lidabica

Po normale e shkel ligjin,si t'i ike gjithe ajo thele nga goja,kreut te bashkise se Tiranes,mbush bullēimet,me parate e grabitura te qytetareve te gjore......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Nov 06, 2009 10:57 pm nga nardlushnja

Nuk e di ,por ketu ku jetoj une Policia Bashkiake ka te drejten e vendosjes se gjobave ne qofte se ke parkuar ne sheshe,kryqezime ,kthesa qe pengojne hyrjen apo daljen nga institucione te rendesise pare,psh spitale,bashki,prefektuara etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 4:40 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi