ILIRIADA PORTAL

Rrėfehet ish-shefja e kabinetit: Moisiu gėnjen pėr kujtimet, dėshmoj si u vu nėn urdhrat e Nanos

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05112009

Mesazh 

Rrėfehet ish-shefja e kabinetit: Moisiu gėnjen pėr kujtimet, dėshmoj si u vu nėn urdhrat e Nanos




Iris Halili*

E nisur nga korrektėsia qė duhet tė shfaqė ēdo ish-funksionar shteti, nė shkuarjen e shėnimeve apo kujtimeve, por edhe duke njohur realitetin vullkanik shqiptar nė pėrballjen me tė vėrtetat, deri mė sot kisha vendosur tė heshtja pėr ngjarje dhe shėnime qė i takojnė periudhės kur kam kryer detyrėn e shefes sė Kabinetit pranė ish-Presidentit Moisiu, me bindjen se kėto shėnime do tė botohen nė ēastin e duhur. Kam qenė e bindur nė kėtė vendim timin, prej ēastit qė u largova nga presidenca nė maj 2005 e deri para disa ditėsh, kur pėrfundova sė lexuari librin me kujtime tė ish-Presidentit Alfred Moisiu “Mes Nanos dhe Berishės”. Ky vendim mbėshtetej sė pari dhe sė fundmi vetėm nė parimet e mia. Por situatat nė realitetin shqiptar, shpesh fluturojnė nė njė shfaqje tė tillė, sa tė heshtėsh, do tė thotė mė shumė dobėsi, sesa fisnikėri. Moisiu, Presidenti ish, e dedikon kėtė libėr “nė respekt tė qytetarėve shqiptarė”. Pikėrisht unė vlerėsoj se respekti mė i lartė ėshtė ndershmėria dhe ndershmėria mė e kulluar mbėshtetet tek vėrtetėsia. Ndaj dhe, nė respekt tė sė vėrtetės, unė sot po zbardh disa nga kėto shėnime korrekte, nė mėnyrė qė qytetarėt shqiptarė tė mos bien nė grackėn ku do t’i shtyjė Moisiu, ish-Presidenti, apo ndonjė ish President tjetėr E kam njohur Alfred Moisiun nė vitin 1996, kur mė propozoi tė drejtoja Forumin Rinor tė Shoqatės Shqiptare tė Atlantikut. Atėherė isha pedagoge e letėrsisė botėrore bashkėkohore ne Universitetin e Tiranės dhe ai Kryetar i Shoqatės. Ishte ai qė mė propozoi sėrish tė mbaj detyrėn e Shefes sė Kabinetit nė Presidencė, nė tetor tė vitit 2002, detyrė tė cilėn unė e prita me shumė mirėnjohje dhe e cilėsova si njė vlerėsim tė madh, pėr vetė moshėn time tė re nė atė kohė. Kjo ka qenė ndoshta edhe arsyeja se pėrse nuk e kam bėrė tė ditur kurrė arsyen e vėrtetė pėrse u largova nga ky institucion, pas 4 vjet e gjysmė pune. Padrejtėsitė personale jo gjithmonė duhet tė dalin nė shtyp. Duke gjykuar se ka shumė gjėra qė nuk kanė interes publik, i kam hedhur ngjarjet nė njė ditar, tė cilin e hap herė pas here pėr tė ballafaquar kujtesėn time me ato qė lexoj nė ndonjė rast.
Iu riktheva sėrish shėnimeve tė asaj kohe, pasi pėrfundova sė lexuari kujtimet e ish-Presidentit dhe pėr fat tė keq konstatova se shumė gjėra ishin ndryshe nga sa ishin shkruar nė shėnimet e mia. Ngjarje pėr tė cilat jam dėshmitare okulare janė deformuar dhe paraqitur nė mėnyrė tė njėanshme. Kam bindjen, ashtu sikur citon edhe Dr. Frojdi se “vetėm njė njohje e thellė e njeriut mund tė ēojė nė njė vlerėsim mė tė saktė tė bėmave tė tij”. Dhe unė e kam njohur Alfred Moisiun nė situata, tė cilat ai i risjell nė dritė tė rreme nė librin e tij me kujtime.
Nėse kishte njė gjė qė vlerėsoja nė atė kohė te Moisiu, ishte gjuha e matur nė luftėn e ndezur politike, qė e ngrinte mbi palėt dhe qė krijonte imazhin e njė politikani tė pjekur. Por njė tjetėr Moisi m’u shfaq nė faqet e librit, ku ndesha njė rrėmbim tė pabesueshėm pėr njė ish-President, mungesė vėrtetėsie dhe njė fjalor me etiketime qė nuk i shkojnė as njė politikani nė karrierė e jo mė njė ish-Presidenti nė moshė tė thyer. Duket naivisht sikur, pėrmes gjuhės sė ashpėr, Alfred Moisiu kėrkon tė na tregojė “muskujt” qė u ka demonstruar dy muskultjerėve tė politikės shqiptare, Fatos Nanos dhe Sali Berishės. Njė Moisi trim...qesharake. Nė faqet e kėtij libri vetė ish-Presidenti bie nė vorbullėn e pasionit, duke bėrė qė stili i tė shkruarit dhe ēlirimi i pavetėdijshėm i mendimeve tė shfaqen sinqerisht, duke treguar njėkohėsisht limitet e njė politikani tė mbėrthyer nė darėn e dy mjeshtrave tė politikės, i cili dikur dukej i menēėm pikėrisht sepse kontrollonte gjuhėn.
Nė fakt ėshtė e pafalshme qė njė ish-President tė bjerė nė pasionet e kujtimeve, sikur bėn Moisiu. Pėrgjithėsisht ata qė janė vėrtet burra shteti, kur shkruajnė kujtime kanė edhe profesionistė nė staf, qė tė mund tė redaktojnė pasionet qė mbart ritregimi i ngjarjeve ku kanė qenė protagonistė pėr mirė apo pėr keq…Kujtimet, sipas psikoanalizės, nuk bėjnė gjė tjetėr vetėm se vėrtiten rreth gjėrave qė kanė lėnė mbresa pozitive nė jetėn tonė. Vetė kujtimi ėshtė mekanizmi bazė pėr rikthim nė kėnaqėsinė e provuar….E thėnė shkurt, vėshtirė se nga njė vėllim me kujtime tė mund tė kemi tė vėrtetėn e raporteve tė Moisiut me Nanon dhe Berishėn. Do tė mund tė kemi vetėm ato ngjarje qė kėnaqin vetė Moisiun.
Asnjė histori apo studiues serioz nuk merret sė pari ēfarė shkruajnė ish-zyrtarėt politikė pėr veten, aq mė tepėr kur vetė ata u referohen si kujtime. Pėrgjithėsisht biografėt dhe pėrballja e teksteve tė tyre tė ēon deri diku tek e vėrteta. Dhe e vėrteta ėshtė ende tepėr larg, pėrderisa protagonistėt e tjerė nuk vendosin tė flasin dhe “kambana” bie vetėm nga njėra palė. Ndoshta pėr faktin se nga treshja qė nė atė kohė kishte nė dorė fatet e vendit, Moisiu ėshtė i vetmi qė e konsideron veten “jashtė loje” dhe shkruan kujtime. Berisha qeveris ndėrsa Nano mundohet me ēdo mėnyrė t’i afrohet ėndrrės presidenciale.
Kur fillova pune si shefe kabineti e Presidentit Moisiu, e vlerėsova maksimalisht kėtė detyrė dhe besoja se ky njeri do tė bėnte diēka mė shumė pėr vendin tim. Ruaja respektin mė tė thellė pėr korrektėsinė dhe pėrkushtimin qė ai kishte treguar gjatė punės nė Shoqatė, ku ne tė gjithė ishim pjesė e njė stafi vullnetar. Njihja idetė e tij nacionaliste, forcėn dhe vullnetin pėr punė tė palodhur, si dhe idetė e tij tė guximshme pėr pavarėsinė e Kosovės, tė cilat i kishte shpalosur qė nė fillim tė viteve ‘90 nė konferencat ndėrkombėtare tė Atlantikut. Nuk besoj se nė asnjė nga kėto pika Moisiu devijoi nė punėn e tij si President. Ai u pėrplas hapur nė mbrojtje tė Pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjitha takimet ndėrkombėtare. U pėrplas si askush pėr ēėshtjen ēame dhe e ka mbrojtur atė fuqishėm. Nuk ėshtė rastėsi qė Alfred Moisiu, nuk u prit kurrė pėr njė vizitė zyrtare nė Greqi. Ėshtė koha qė me iniciativė tė Presidentit Moisiu, Shqipėria shpallet botėrisht si njė vend me njė harmoni ndėrfetare, duke e bėrė kėtė njė program tė veēantė tė UNESKO-s dhe duke mikpritur pėr kėtė proklamim nė njė Konferencė Ndėrkombėtare 9 presidentė shtetesh nga rajoni e mė gjerė.
Do tė ishte mė mirė qė Moisiu, tė mbetej deri tek kėto ngjarje apo tek disa tė tjera qė tregojnė iniciativėn e tij humane nė nderimin e ish-shikasve tė rėnė nė Vlorė gjatė revoltave tė vitit 1997, duke bėrė kėshtu hapin mė tė madh qė politika ka bėrė deri mė sot, nė respekt tė atyre djemve qė ranė nė mbrojtje tė shtetit. Kėtė fakt ish-Presidenti e pėrmend, por duke anashkaluar intrigat e kabinetit Nano pėr ta penguar kėtė iniciativė, si dhe sabotimin qė i bėri kėsaj iniciative ish dhe aktualisht kryetari i bashkisė sė qytetit tė Vlorės. Po kėshtu vizitat qė ai realizoi nė Tropojė apo nė Lazarat mendoj se janė historike, jo se u shkua nė zona me njė fizionomi tė veēantė, por se u pa se deri ku ishin ndarjet partiake dhe fryma e shtetit si rezonancė e kėtyre tė fundit. Pikėrisht pas kėtyre vizitave nė kėto vende hynė institucionet shtetėrore, pėr vite me radhė tė harruara.
Mendoj se i ndalur nė kėto arritje do tė ishte mė dinjitoze tė botonte shėnimet njė ish-President, i cili tashmė ka mbyllur tė gjitha karrierat, aq mė tepėr atė politike. Do tė ishte mė mirė tė fliste pėr arritjet nė raportet me fqinjėt dhe pėr politikėn e urtė qė ai ndoqi nė atė periudhė nė marrėdhėniet me ta. Parimi se, si njė vend i vogėl, ne nuk kemi pse tė bėjmė politikėn e madhe, por na mjafton tė jemi faktorė nė rajon, tė cilin Moisiu si President e aplikoi shumė mirė, ia vlen tė vendoset nė shėnime….Po kėshtu pjesė nga takimet e shumta me ndėrkombėtarėt. Mendoj se i ndalur nė kėto pika, do tė ishte mė dinjitoze tė botonte shėnimet njė ish-President, i cili tashmė ka mbyllur tė gjitha karrierat, aq me tepėr atė politike, qė edhe s’e ka pasur kurrė. Dhe te gjitha kėto sepse vizioni i njė Presidenti ėshtė mė shumė kombėtar se partiak, mė shumė atdhetar se politik, mė shumė historik se momental.
Kronologjia e munguar
Por Moisiu, Presidenti ish, rend t’i japė nė formė kronologjike tė gjitha aktivitet ndėrkombėtare nė kapitullin qė shkruan pėr kohėn e Nanos kryeministėr, duke mbushur kėshtu edhe faqet qė nė fakt do tė duhet tė ishin njė analizė e mirėfilltė e raporteve tė tij me Nanon, tė cilėn Moisiu s’ka pėr ta bėrė me sa duket kurrė. Ndėrkohė ai nuk analizon asnjė nga mesazhet e shumta qė ka marrė nga ndėrkombėtarėt, por me pamodestinė mė tė madhe vetėm shkruan vlerėsimet e tyre pėr tė, gjė qė nė diplomaci ėshtė thjesht njė akt formal dhe rutine….Ajo qė mė vjen keq ėshtė qė me sa duket Moisiu, Presidenti ish, duke mos analizuar detaje, mė bėn tė besoj se nuk paska kuptuar nė pjesėn mė dėrrmuese thelbin e ēdo bilateraleje apo takimi me ndėrkombėtarėt, qė shkonte shumė mė tepėr se pjesa turistike apo ari i Kuvajtit qė shpejton ta kujtojė….
Do tė ishte mė mirė tė rrėfente pėr organizmin pėr herė tė parė tė Adriatik 3, pikėrisht nė Tiranė, nė shkurt tė vitit 2003. Takim qė vulosi pėrkrahjen amerikane pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė nė NATO. Por duket qė kėto fakte historike dhe tė denja pėr t’u krenuar, nuk e bėjnė ish-Presidentin tė ndihet faktor. Ēuditėrisht dhe gabimisht nuk e bėjnė tė ndihet edhe krenar. Ai ndalet kalimthi ose pa analiza nė to, pasi duket qė ndihet mė mirė kur pa sinqeritet vetėrrėfen pikėrisht ato beteja politike qė, pėrpos tė humbura, i ka pasur tėrėsisht tė dyshimta pėr nga iniciativa. Ai kėrkon tė shitet nė tregun e politikes sė ditės, (pikėrisht me anė tė kėtij libri), si njeriu i vetėm i politikės shqiptare qė u pėrball njėherėsh me Nanon dhe Berishėn.
Atė gabim qė bėri dikur si President, Alfred Moisiu e pėrsėrit sėrish tani si ish President. Ai vazhdon edhe nėpėrmjet kėtij volumi me kujtime 400 faqesh, tė bėjė atė ēka ushtroi 5 vjet nė Presidencė, t’u shesė shqiptarėve pėrballjen me Berishėn apo debatet e “nxehta” me Nanon, si lufte institucionesh, ku nuk rresht sė pėrsėrituri qė ai, Moisiu, ishte dhe mbetet gjithmonė kalorėsi nė mbrojtje tė tyre dhe kur nė fakt ai ishte dhe mbetet gjithmonė, nė mbrojtje tė interesave tė tij dhe tė rrethit tė tij.
Pavarėsisht se Moisiu nga bindjet ėshtė tėrėsisht ateist, ai ka zgjedhur qė nė titull tė krijojė imazhin e vendosjes sė tij nė mes, si dikur Jezui nė kryqėzim nė mes tė dy kusarėve. Bile edhe pėr fotografi qendrore zgjedh pikėrisht kėtė. Ai e shpall veten si Shpėtimtari, i kryqėzuar me kot nga politika e dy barabenjve. Ndoshta Moisiu as e ka idenė e kėtij detaji tė biblės. Vetėm se nė kujtimet e tij ai s’bėn gjė tjetėr, veēse njė bibėl pėr vete! Ideja qė pėrshkon librin ėshtė se Ai ishte drejtėsia, gjykimi i ftohtė, ndershmėria, pėrkushtimi apo shpirti i sakrificės, nė njė mjedis ku sundonte atirendi, antidrejtėsia, korrupsioni, despotizmi, uni politik, mostoleranca dhe tė tjera si kėto.
Interesante ėshtė qė konotacionin mė tė madh pėr kėto nota, i jepen Berishės. Kjo ėshtė as e ēuditshme dhe e vėrtetė, sa me njė naivitet fėmije nė ēdo dy faqe tė librit pėrmendet vetėm Berisha. Edhe atėherė kur Presidenti ish, Moisiu, zgjedh tė flasė pėr kohėn kur Nano ėshtė kryeministėr, edhe atėherė kur ky ėshtė nė pension. Kjo pasiguri e tė shkruarit, pjesėn artistike tė sė cilės mund ta gjejė vetėm njė njeri qė ka mbaruar fizikė, sikur ėshtė ish-Presidenti Meidani me lėvdatat qė i bėn librit, ėshtė aq e evidentuar nė tė gjithė librin, sa do tė ishte mė e ndershme pėr Moisiun, Presidentin ish, tė bėnte njė botim “Unė dhe Berisha”, madje nė njė version mė biblik mund ta titullonte “Moisiu dhe Berisha”. Por unė u besoj vetėm eksperiencave tė mia nė Presidencė. Meqenėse unė kam punuar me Moisiun deri nė maj tė vitit 2005, d.m.th. po tė respektojmė ndarjen qė ka bėrė autori i kujtimeve, vetėm me Nanon Kryeministėr dhe Berishėn shef tė opozitės, do t’i referohem vetėm atyre fakteve qė pėrcjellin raportet mes Moisiut, Berishės dhe Nanos.
Raportet me Nanon
Nė pothuaj gjithė kohėn kur nė Shqipėri drejtonte e majta, Moisiu, Presidenti ish, jo vetėm nuk e ka kundėrshtuar asnjė herė tė vetme Kryeministrin Nano pėr parim apo ēėshtje shtetėrore, por e ka kundėrshtuar shumė herė vetėm si formė presioni kur i duhej tė realizonte njė ambicie apo interesa personale apo mė tej. Fatos Nano, si mjeshtėr i vjetėr i intrigės, ia mėsoi shumė shpejt pikat e dobėta presidentit, duke e futur tėrėsisht nė ēarkun e tij, gjė qė bėri dhe prishjen pėrfundimtare tė Moisiut me Berishėn. Kėshtu, i propozuar nga Berisha dhe i zgjedhur me konsensusin e dy forcave mė tė mėdha politike, nė vend qė tė qėndronte mbi palėt, Moisiu u pozicionua gradualisht nga Fatos Nano, andej nga e shtynin interesat ekonomike. Falė pėrkrahjes, inkurajimit por edhe ēarqeve mjeshtėrore tė Nanos, qė nė muajt e parė tė presidencės Moisiu e ktheu atė nė njė kėshtjellė tė nepotizmit. Nano u kujdes tė sistemonte ēdo debolesė tė Moisiut brenda dhe jashtė familjes, me poste dhe ofiqe brenda dhe jashtė vendit. Ndėrkohė, duke ditur ēdo lėvizje nė Presidencė, falė informatorit tė tij tė besuar, Zef Preēi, kėshilltar ekonomik i presidentit, ai filloi tė merrej me stafin e Moisiut, duke e detyruar kėtė tė fundit, me hir apo me pahir, ta ndryshonte apo konfiguronte sipas midesė sė Nanos.
Moisiu, ish presidenti, do tė mbahet mend si i vetmi titullar i lartė i shtetit shqiptar, qė ka shkarkuar apo detyruar tė japin dorėheqjen, njė anėtar tė stafit politik nė ēdo 3-4 muaj, duke nxjerrė kėshtu nė rrugė pa asnjė arsye shumė njerėz tė nderuar, tė cilėve u propozoi vetė tė punonin me tė dhe qė i shkarkoi me dėshirėn e tij apo tė Nanos. Pak prej kėtyre ai i pėrmend nė libėr, ndėrsa pjesėn tjetėr e anashkalon si dikur Enveri nė kujtimet e tij.
Kėshtu mikun e tij tė kahershėm, kėshilltarin pėr sigurinė kombėtare Besnik Selami, tė cilin pasi e thirri sikundėr thotė nga SHBA, e detyroi tė japė dorėheqjen pasi u bind se pėrveē hapjes dhe mbylljes sė derės asgjė s’i kish mbetur tė bėnte. Ai pėrmend gjithashtu ish kėshilltarin e tij pėr mediat, Arjan Konomi, tė cilin e ka larguar jo mė shumė se 7 muaj pasi e mori, me njė ceremoni dhe akt tė tipit hetuesi. Nė po tė njėjtėn ditė ai i ka kėrkuar dorėheqjen Arben Ristanit, kėshilltarit tė tij pėr ligjet, emrin e tė cilit zgjedh tė mos e pėrmendė fare nė kujtime.
Mė pas e nė vazhdim ai liron nga detyra kėshilltarin ekonomik, Gjergj Buxhuku, pasi Kryeministri Nano ishte i pakėnaqur nga shkrimet e kėtij tė fundit, qė kritikonin hapur politikat ekonomike tė qeverisė. Largon nga detyra poetin Xhevahir Spahiu, kėshilltar pėr kulturėn, pasi mendimet pėr dekorimet qė kishin tė bėnin me fushėn e kulturės i jepte Afrim Krasniqi, qė kishte mbaruar me kohė tė pjesshme letėrsi. I kėrkoi dorėheqjen kėshilltarit ligjor, Xhevat Hana, pasi ky i fundit nuk mori nė shqyrtim brenda ditės njė ēėshtje qė kishte tė bėnte me shoqėrinė “Doniana Shpk”. Kjo e fundit, pėr tė fituar pėrkrahjen presidenciale, i kishte dhuruar dhėndrit tė Moisiut, pjesė tė konsiderueshme tė biznesit. Ai liron nga detyra zėdhėnėsen e shtypit qė zėvendėsoi zotin Konomi, zonjėn Afėrdita Sokoli, ndėrsa njė muaj para mbarimit tė mandatit tė tij, Presidenti hoqi me ceremoni ish-mikun e tij, shef tė Protokollit zotin Kristaq Birbo. Nuk po ndalem mė tej nė listėn e gjatė tė heqjeve tė Moisiut, Presidentit ish, por besoj se statistika e heqjes sė njė kėshilltari nė ēdo dy muaj, pėrgjatė pesė viteve tė tij nė Presidencė, ėshtė vėrtet skandaloze pėr njė institucion tė kėtij niveli.
Ēėshtja ėshtė se nė rastin mė tė mirė kėshilltarėt e hequr ose nuk u zėvendėsuan fare, ose u zėvendėsuan me anonimate, fenomen ky tipik i administratės shqiptare, pėr tė cilėn Moisiu, Presidenti ish, mbeti model. Ėshtė e pafalshme pėr njė President qė pėr 4 vjet nė pozicionin e Kryetarit tė Kėshillit tė Sigurisė, tė mbajė bosh vendin e kėshilltarit pėr kėtė ēėshtje, mė vonė atė tė kėshilltarit ekonomik, shefit tė kabinetit e kėshtu tė gjitha pozicionet me radhė. Ndėrsa numri i kėshilltarėve tė jashtėm rritej ēdo ditė, aq sa Moisiu s’u mėsoi dot as emrat.
Kulmi u arrit kur, pasi kishte hequr mė shumė se gjysmėn e kėshilltarėve, megjithėse jo tė djathte aktivė, presidenti Moisiu emėron nė pozicionin e kėshilltarit politik Afrim Krasniqin, deri nė atė kohė shkrues fjalimesh i Moisiut. Krasniqi i kishte ndėrprerė keqazi tė gjitha raportet me PD, megjithėse pėr shumė kohė kishte qenė kryetar i Forumit Rinor dhe deputet i kėsaj force. Atėherė i hyra nė zyrė Presidentit dhe i thashė se nuk mund tė emėrojė Krasniqin kėshilltar politik. Pėr demokratėt kjo do tė pėrkthehet si tė tregosh litarin nė shtėpinė e tė varurit. Nuk doja t’i besoja instinktit qė mė thoshte, se pikėrisht kjo gjė e kėnaqte Moisiun. Mbaj mend qė nė atė kohė i kam kėrkuar gjithashtu tė merrte nė punė si kėshilltar pėr kulturėn zotin Visar Zhiti, poet ish-i persekutuar. Po kėshtu i kam kėrkuar disa herė edhe pėr zotin Aldo Bumēi, tė cilin e kishim edhe anėtar tė shoqatės sė Atlantikut, por edhe meqenėse ky i fundit kishte mbaruar diplomaci jashtė dhe do tė shkundte pak nga pluhuri kinezėrirat e kėshilltarit tė tij diplomatik, Muhamet Kapllanit, tė fundit ministėr tė jashtėm tė diktaturės, qė vetėm Moisiu ishte kujtuar ta rikthente nė administratė.
Dukej qė ēdo pėrpjekje imja ishte e kotė. Tashmė Moisiut i kishte filluar timoni majtas ose mė saktė atje ku e lidhnin interesat e tij tė familjes. Personat e deklaruar tė djathtė, sikurse ishte rasti im, shiheshin me sy tė dyshimtė. Kjo bėnte qė nė tė shumtėn e rasteve, megjithėse shefe kabineti, nuk asistoja kur bėheshin biseda “tė rėndėsishme” politike, qė gjithmonė e mė shumė i besoheshin trios Krasniqi-Kapllani-Preēi. Nuk dua tė ndalem sot mė gjatė nė kėto fakte, pėrveē t’u kujtoj qytetarėve shqiptarė qė Moisiu, Presidenti ish, e mbylli karrierėn e tij nė Presidencė vetėm me katėr kėshilltarė dhe sekretarin e pėrgjithshėm qė, me gjithė aferat e pėrbashkėta, nė kujtime e quan thjesht dhe thatė Filip. Tė gjithė kėta, edhe nė mos ishin adhurues tė Nanos, pėr njė gjė ishte e sigurt: ishin qė nga hera mossimpatizantė tė flaktė tė Berishės.
Goditja e stafit ishte edhe hapi i parė i rėndėsishėm qė realizoi Kryeministri Nano nė raportet me Moisiun. Sot, tė mos kesh aspak fisnikėrinė tė tėrhiqesh me finesė nga veprime te tilla me stafin edhe nėpėrmjet librit me kujtime, tregon mė sė miri se Presidenti ish, ka qenė i ndėrgjegjshėm nė ēdo hap, sipas parimit dantesk “secili preferon tė ngjashmit e tij”.
*Ish-shefe e kabinetit tė
ish-Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu
VIJON NESER

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rrėfehet ish-shefja e kabinetit: Moisiu gėnjen pėr kujtimet, dėshmoj si u vu nėn urdhrat e Nanos :: Komentet

Mesazh prej Fri Nov 06, 2009 1:03 pm nga lidabica

eh,ne shume dalje te tij ,publike,thosha eshte i letuar ky plak matuf,por s'paska qene keshtu,ujku qimen e nderron ,por zakonin s'e harron.Eh pra nuk shkulen kollaj ato rrenje 50 -vjeēare,te komunisteve.Shume keq,deri kur ??????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi