ILIRIADA PORTAL

Pedagogėt e “shtetit” jo te privati

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05112009

Mesazh 

Pedagogėt e “shtetit” jo te privati




zirina llambro
Universitetet publike deri tani kane qenė mjaft tolerantė me stafin akademik. Kjo ndoshta edhe me kosto direkte mbi cilėsinė e mėsimdhėnies nė auditorė. Sipas shifrave tė Ministrisė sė Arsimit mbi 40% e pedagogėve tek privatėt janė tė “rekrutuar” pikėrisht nga kėta universitete. Ankesat prej studentėve janė tė kahershme. Pėr shkak tė pagesave mė tė majme nė jo pak raste ėshtė vėnė re njė angazhim i lartė nė shlyerjen e detyrimeve nė universitete private dhe neglizhencė pėr publikun. Kėtė problematikė e ka evidentuar qė nė nisje tė vitit akademik edhe Rektorati i Universitetit tė Tiranės. Pėr rrjedhojė dje njė urdhėr i ri ėshtė dėrguar nė tė gjitha fakultetet. Me anė tė tij personeli akademik i universiteteve publike ndalohet tė japė mėsim te privatėt pėr ciklin e dytė dhe tė tretė tė studimeve. Nėse nuk zbatohet pedagogėve do t’u ndėrpritet kontrata. Urdhri vjen pas mbledhjes sė rektoratit 3 ditė mė parė nga ku rezultoi se janė ngritur shqetėsime qoftė nga kėshillat studentorė, qoftė nga dekanėt mbi prezencėn e pedagogėve nė auditorė dhe mbarėvajtjen e veprimtarisė kėrkimore. “Pėr rrjedhojė, personeli akademik efektiv tė mos angazhohet nė mėsimdhėnie nė institucione private tė arsimit tė lartė nė ciklin e dytė dhe tė tretė tė studimeve, ndėrsa nė Universitetin Europian tė Tiranės nė asnjė nga ciklet e studimit”, thuhet nė urdhrin e Rektoratit. Ndėrkaq, nė tė theksohet se tė gjitha strukturat drejtuese tė UT dhe njėsitė pėrbėrėse tė tij tė marrin masa pėr forcimin e zbatimit tė detyrimeve ligjore pėr personelin akademik dhe stafin administrativ qė ato drejtojnė. “Urdhri lėshohet bazuar nė nevojėn qė personeli akademik ka pėr tė ushtruar funksionet e tij nė pėrputhje me ligjin pėr arsimin e lartė, statutin dhe rregulloret e UT, si nė pėrputhje me ligjin “Pėr arsimin e lartė” edhe nė drejtim tė procesit tė mėsimdhėnies ashtu edhe pėr veprimtaritė e tyre kėrkimore shkencore”, thuhet nė dokument. Njė tjetėr arsye pėr lėshimin e urdhrit qė ndalon dhėnien e leksioneve nė universitete private ėshtė edhe rritja e numrit tė studentėve nė tė gjitha fakultetet si dhe hapjes sė programeve tė reja tė studimit. Nė tė tilla kushte paraqiten probleme nė mbulimin kėtyre programeve mėsimore. Po kėshtu nga sa theksohet nė urdhrin e Rektoratit nga kėshillat studentorė janė paraqitur shqetėsime lidhur me prezencėn e personelit akademik nė auditorė, nivelit dhe angazhimit nė mėsimdhėnie dhe mundėsive tė pakta tė kontakteve me pedagogėt.
panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pedagogėt e “shtetit” jo te privati :: Komentet

Mesazh prej Fri Nov 06, 2009 12:49 pm nga lidabica

ne kete menyre do te rritet edhe cilesia e mesimdhenies ne oren e mesimit nga vete pedagoget,shume e bukur kjo ide e Ministrise.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi