ILIRIADA PORTAL

Berisha: Toka nė qendėr tė Tiranės, shtetėrore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06112009

Mesazh 

Berisha: Toka nė qendėr tė Tiranės, shtetėrore




VALENTINA MADANI
Toka nė qendėr tė Tiranės ishte pronė publike dhe pas shpronėsimit nga Mbreti Zog, nuk i pėrket askujt tjetėr veēse shtetit. Nė kėtė mėnyrė Kryeministri Sali Berisha iu kundėrvu dje falsifikatorėve tė pronės publike, teksa bėri nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave njė historik qė nga viti 1932, pėr tė treguar se qendra e kryeqytetit do tė mbrohet nga falsifikuesit e truallit tė saj. Kryeministri paralajmėroi dhe shitjen e kėsaj toke, bazuar nė atė ēfarė parashikon ligji nė rastet e shitjes sė pronės publike. Sipas tij, tė gjitha paratė do tė shkojnė nė fondin e kompensimit tė ish-pronarėve. Kryeministri Berisha paralajmėroi edhe publikimin e tė gjitha dokumenteve, tė cilat provojnė, sikundėr tha, se toka qė ndodhet mes Rrugės sė Durrėsit dhe asaj tė Kavajės, pėrfshirė dhe Dhomėn e Tregtisė, ėshtė publike. Kryeministri ngarkoi pėr kėtė ministrat Sokol Olldashi e Dritan Prifti, ndėrsa garantoi se falsifikatorėt dhe mbrojtėsit e tyre do tė marrin pėrgjigje ligjore. “Falsifikatorėt duhet tė marrin atė qė meritojnė dhe ata qė mbrojnė falsifikimin. Do tė bashkėrendoni veprimtarinė pėr zemrėn e Tiranės, qė si pa gjė tė keq, si lukuni, donin ta merrnin me njė firmė tė njė njeriu tė papėrgjegjshėm”, - u shpreh Berisha. Kryeministri garantoi se do t’u jepet fund abuzimeve me dokumentacionet, tė cilat krijojnė pronarė tė paligjshėm nė toka publike. Kryeministri kėrkoi nga Ministria e Punėve Publike verifikimin e tė gjithė dokumentacionit pėr qendrėn e Tiranės, pėr tė shmangur nė kėtė mėnyrė pėrvetėsimet e padrejta tė tokės publike. Prej disa ditėsh Ministria e Punėve Publike dhe Transporteve ėshtė pėrplasur me Bashkinė e Tiranės pėr shkak tė qendrės sė Tiranės, e cila, sipas qeverisė, ėshtė tokė shtetėrore dhe nuk ka leje ndėrtimi nga pushteti lokal, madje edhe se ėshtė vendosur qė nė kėtė vend tė ndėrtohet njė lulishte. Pas deklaratės qė ka ardhur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave se shteti rezulton tė jetė nė pronėsi tė shtetit dhe jo tė privatit, Kryeministri Berisha nė mbledhjen e djeshme ngarkoi pikėrisht Ministrinė e Punėve Publike dhe atė tė Ekonomisė pėr tė nisur procedurėn e ankandit. Sipas Kryeministrit, fondi do tė kalojė nė llogari tė fondit pėr ish-pronarėt.
standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi