ILIRIADA PORTAL

Sėrish probleme me enciklopeditė: Aktorėt shqiptarė bėhen serbė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06112009

Mesazh 

Sėrish probleme me enciklopeditė: Aktorėt shqiptarė bėhen serbė




SHKUP- "Enciklopedia filmike" e botuar kėto ditė nėn sponsorizimin e Ministrisė sė Kulturės injoron dhe falsifikon kinematografinė shqiptare, duke tjetėrsuar edhe aktorėt e famshėm shqiptarė, si aktorin Bekim Fehmiu, tė cilin e quan aktor serb.
Nė kėtė botim nuk pėrmendet asnjė fjalė pėr filmin, kinematografinė shqiptare dhe aktorėt shqiptarė, ndėrsa aktori i vetėm shqiptar i pėrmendur nė tė ėshtė Bekim Fehmiu, pėr tė cilin shkruhet se ėshtė aktor serb. "Enciklopedia Filmike" mban vulėn e autorit maqedonas Georgi Vasilevski.
Sipas autorit bėhet fjalė pėr njė enciklopedi qė pėrfshinė ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit.
Siē njofton agjencia e lajmeve INA, ajo qė tė bie sakaq nė sy ėshtė fakti irritues e qė ka tė bėjė me pėrfshirjen e shumė aktorėve e filmave maqedonas qė janė ngritur nė nivelin e aktorėve dhe filmave botėrore. Nė kuadėr tė filmave dhe aktorėve botėrore vend tė konsiderueshėm zėnė edhe filmat dhe aktorėt serbė, pastaj ata kroatė, boshnjakė, turq dhe, si shkarazi do t'i jepet njė shtyllė hapėsirė edhe aktorit me pėrmasa botėrore, Bekim Fehmiut. Asgjė nga bota filmike shqiptare. Bekim Fehmiu emėrtohet si aktor serb dhe tekstualisht thuhet se: "Bekim Fehmiu ėshtė aktor serb i filmit dhe i teatrit.
Autori i kėsaj enciklopedie nuk nėnvizon faktin qė, mė vitin 1987, nė mėnyrė demonstrative Bekim Fehmiu hoqi dorė nga shfaqja "Madame Kolontine" tė autorit Anete Playel, edhe atė jo pėr shkaqe teknike por pikėrisht pėr faktin se serbėt e kishin mbushur kupėn e propagandės antishqiptare. Nė enciklopedinė e famshme maqedonas filmike nuk pėrmendet aktorėt e mirėnjohur shqiptarė nga Maqedonia, tė cilėt janė tė shquar dhe tė vlerėsuar me ēmime nga bota e filmit, duke pėrfshirė edhe filmat dokumentarė. Gjithashtu nė nivelin e kinematografisė ndėrkombėtare nuk janė pėrmendur aktorėt e mėdhėnj si: Xhejms dhe Xhon Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti apo edhe emra tė tjerė.
Ministria e Kulturės sėrish ka heshtur pėrballė kėtij falsifikimi dhe injorimi tė artit dhe kinematografisė shqiptare. Botimi i kėsaj "Enciklopedie Filmike" vjen pas botimit tė enciklopedisė sė 'famshme' maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila ishte kontradiktore dhe fyese pėr historinė dhe vlerat kombėtare shqiptare. (INA)

*****

shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi