ILIRIADA PORTAL

Mediat, njezeri: Jo dhunes, jo edhe shpifjeve "Baze"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07112009

Mesazh 

Mediat, njezeri: Jo dhunes, jo edhe shpifjeve "Baze"




Incidenti i para pak diteve ne nje nga lokalet e nates ne ish-Bllok ku u denoncua rrahja e gazetarit Mero Baze nga biznesmeni Rezart Taci dhe dy persona afer tij, ka ngjallur debate te shumta duke pozicionuar shume njerez, por ose kunder. Publikisht, te pakten ne fillim, pjesa me e madhe e tyre u renditen ne argumentin e arsyeshem se perdorimi i dhunes ndaj gazetarit, eshte nje precedent i papranueshem dhe i rrezikshem per fjalen e lire qe shqiptaret rifituan ne fillimin e viteve '90, pas disa dekadave diktature komuniste.

Ne nje seri daljesh publike, u denua akti ndaj Bazes dhe u anatemua fort, protagonisti i dyshuar i ngjarjes, biznesmeni Rezart Taci.

Por ndersa analistet e medias dhe politika, shtoji ketu edhe organizatat jofitimprurese shqiptare dhe te huaja, e sigurisht pa harruar diplomacine e huaj ne Tirane, u perqendruan ne denimin e dhunes, duke bere pergjegjese, nje pjese e tyre, qeverine per rrahjen e Bazes, nje pjese tjeter qytetaresh, ndoshta me te lire ne shprehjen e opinionit te tyre, ngriten nje argument jo me pak te rendesishem, ate te abuzimit me fjalen e lire.

Editoriali i botuesit te se perditshmes "Koha Jone", Aleksander Frangaj, me titull "Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare", i publikuar tre dite me pare ne kete gazete si dhe te "Panorama", u ribotua nga nje numer i madh mediash shqiptare dhe te huaja, permes internetit.

Ketu dhe mundesia e lexuesve per t'u shprehur mbi ate shkrim, ishte edhe me e madhe, pse jo komode, per shkak te shpejtesise qe te ofron publikimi online.

Vetem ne "Koha Jone", mberriten afro njemije komente lexuesish. Duke vecuar disa njerez qe ne menyre ordinere, shperdorojne mundesine e publikimit te komenteve, duke derdhur "lume" fyerjesh te renda karshi kujt te mundin, shume lexues u rreshtuan pro dhe kunder Bazes apo Tacit. Por ajo qe verehet ne komentet e lexuesve, eshte se pjesa me e madhe e tyre, se pari denojne ushtrimin e dhunes ndaj gazetarit dhe menjehere me pas, shtrojne pyetjen: "U dhunua fjala e lire apo shpifja".

Pikerisht moria e ketyre komenteve, ndoshta nxiti edhe shume njerez qe i shohim shpesh ne ekranet qe te ofrojne mundesine e dhenies se opinionit permes televizionit, qe te afrohen deri diku me kete vleresim. Emisionet "Opinion" ne tv Klan, "Top Story" ne Top Channel e te tjere formate televizive, treguan ashtu si me heret ne komentet online, se pjesa me e madhe e qytetareve dhe intelektualeve shqiptare, jane kunder, jo vetem perdorimit te dhunes ndaj gazetarit, por edhe te abuzimit te gazetarit me shpifjen. Ndaj jo me kot, u vu ne dukje se rasti i Bazes eshte nje rast tipik i shpifesit me te madh te medias shqiptare. Emra te njohur te politikes dhe medias, pranuan publikisht, se Baze, shenon nje precedent te frikshem ne menyren si ai, pergojon njerezit dhe familjet e tyre, duke perseritur shume here, frazen, "Ky njeri nuk ka lene kend pa share", ose sic u shpreh nje analist, sasia e shpifjeve e ka vene nen vete Bazen, aq sa ai mendon se po perjeton dite historike ne profesion, kur ajo qe ka bere, eshte sharje me liber shpie, per qindra qytetare.
koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi