ILIRIADA PORTAL

Le te flasim per ambasadorin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08112009

Mesazh 

Le te flasim per ambasadorin




Nga Fatos Hakorja
Ndryshe nga ambasadori, por duke e respektuar folklorin e tij, do t'ia nis jo me perralla! Ambasadori amerikan ne Tirane, zoti John L. Withers, u shpreh i tronditur per deklaratat e disa politikaneve qe i ishin shprehur atij nen ze "Mero Baze ia shkaktoi vetes ate qe ndodhi", apo per disa perfaqesues te mediave qe kete e thane publikisht. Kjo ne fakt me duket edhe me e ndershme.

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ky vend qe shkon ne lupe cdo hap drejt persosjes se demokracise, foli me te vertete i shqetesuar me keto deklarata. Per rrahjen e Meros foli me gjate. Por mesazhin kryesor e percolli fare shkurt. I tronditur me ata qe mbrojne fenomenin e rrahjes se Meros!

I tronditur jam edhe une nga zoti Withers. Ai u tregua mjaft i vemendshem ndaj ketyre deklaratave, por per 1 vit e gjysme shpifje te Mero Bazes ne gazeten e tij, nuk tha asnje fjale.

Ne kaq vite karriere, zoti Withers nuk besoj te kete pare nje rubrike me perbaltese se ajo e faqes se dyte brockullatese te gazetes "Tema". Madje jam i sigurt se nuk ka pare. Pasi nje gje e tille nuk ekziston gjekundi.

Por nuk e di nese zoti Withers do te kishte heshtur nese ne ate faqe gazete te shkruhej cdo dite per te, per gruan e tij, femijet, te afermit, duke i vene ne goje atij dhe te afermve te tij te thena e te pathena, pjelle te nje imagjinate te shfrenuar, meskine e skizofrenike. Maksimumi deri tani, ate e kane thirrur cokollata. Nuk e di si do te ndihej zoti Withers nese personazh i masturbimeve mendore te dikujt do te ishte ai. Nuk e di cfare do te kishte ndodhur ne vendin e lindjes se ambasadorit Withers nese do te kishte nje gazete te tille. Nuk e di se cfare do t'i ndodhte nje gazetari te tille ne vendin e lindjes se zotit Withers. Nuk e di si do te kishte jetuar zoti Withers nen shenjestren helmuese te nje pjelle te cuditshme te strehuar nen petkun e gazetarise. Ne kaq shekuj te gazetarise qe bota e qyteteruar njeh, nuk eshte pare nje maskarade e tille. Nuk e di se si do te kishte reaguar zoti Withers nese instancat ku ai do ta padiste kete shpifes do te ishin ato te gjyqesorit shqiptar, qe vete zoti Withers e ka vene ne shenjester per kaq vite sa sherben ne Shqiperi, per mosfunksionim. I tronditur me teper per kete rrezik te medias ne Shqiperi, nuk mund te mos jem i shqetesuar edhe per personazhin e radhes se botuesit Baze.

Jo detyrimisht zoti Withers duhej te jepte opinionin e tij mbi kete precedent te rrezikshem te gazetarise. Por detyrimisht, per shkak te funksionit te tij dhe perfaqesimit te shtetit qe shenon kulmin e demokracise, nuk mund te jete selektiv. Atehere eshte i pabesueshem. Atehere, me mire le ta thoshte me perralla shqetesimin e tij, e kush te mundte le ta kuptonte, deri ne Krishtlindje, si per atmosfere!

E vleresoj maksimalisht shqetesimin e ambasadorit Withers per cenimin e gazetareve dhe gazetarise ne Shqiperi. Por do ta vleresoja 10-fish nese ai do te prekte edhe anen tjeter te ceshtjes nga ku lindi ky debat.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi