ILIRIADA PORTAL

110 milionė euro, vjedhja e fundit e Edi Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08112009

Mesazh 

110 milionė euro, vjedhja e fundit e Edi Ramės




Ministri i Punėve Publike Sokol Olldashi ka zbardhur dokumentet qė faktojnė dijeninė e kryebashkiakut pėr pronėsinė publike tė truallit nė qendėr tė kryeqytetit, mbi tė cilin u tentua tė ndėrtohej nė mėnyrė tė paligjshme. Vetėm shitja me ankand e truallit mendohet se mund tė shkojė 110 milionė euro, ndėrkohė qė ndėrtimet e klientėve tė Edvinit mund tė garantonin nė atė zonė ekskluzive tė kryeqytetit njė biznes prej mė shumė se 1 miliardė eurosh

Bien pėrfundimisht pretendimet e Bashkisė sė Tiranės, pėr pronėsinė private tė tokės nė qendėr tė kryeqytetit, nė pjesėn ndėrmjet rrugės sė “Durrėsit” dhe “Kavajės”.
E kthyer prej ditėsh nė tėra nė objekt polemikash ndėrmjet Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Punėve Publike, mė nė fund ėshtė thjeshtėzuar edhe e vėrteta e dokumentuar. Ministri i Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi publikoi dje tė gjithė dokumentacionin qė fakton se Bashkia e Tiranės dhe kryetari i saj Edi Rama, ka qenė nė dijeni se trualli ėshtė nė pronė tė shtetit. Ministri Olldashi hodhi poshtė tė gjitha komentet dhe qėndrimet e Bashkisė, duke i quajtura ato mashtrime dhe gėnjeshtra, porsa kohė kanė dalė nė dritė dokumente qė faktojnė tė kundėrtėn. Jo vetėm Edi Rama, por e gjithė administrata e Bashkisė ka njohur pronėsinė shtetėrore tė truallit, duke i bėrė me dije kėshtu familjes Kika, mbi pretendimet lidhur me legjitimitetin pronėsor.
Duke vėnė nė dispozicion tė opinionit publik njė numėr dokumentesh e shkresash, ministri i Punėve Publike, bėri me dije se ekzistenca e shkresave qė Edi Rama dhe administratori i Bashkisė i drejtojnė Avokaturės sė Shtetit, tregon dijeninė e tyre, mbi pronėsinė publike tė truallit. Sipas Olldashit, kėmbėngulja e Ramės pėr tė fshehur pronėsinė, fsheh interesa personale tė tij, tė grupeve qė i qėndrojnė pas si dhe tė njė numri klientėsh qė janė mėsuar tė ngrenė biznese nė shkelje tė ligjit dhe nė dėm tė interesave tė kryeqytetasve. “Detyrohem tė dal prapė pėrpara jush, pėr tė sqaruar edhe njė herė pozicionin e Ministrisė sė Punėve Publike, kundrejt problemit tė lulishtes nė kryqėzimin e rrugės sė Durrėsit dhe Rrugės sė Kavajės. Nga Bashkia e Tiranės po vazhdohet tė gėnjehet nė mėnyrė tė paskrupullt veēanėrisht pėr pronėsinė e truallit dhe pėr kėtė e ndjej tė nevojshme qė tė verifikoj dhe t’ju jap argumente shtesė qė pėrse Ministria e Punėve Publike ėshtė nė tė drejtė, si dhe tė pėrpiqemi sė bashku tė gjejmė cilat janė motivet qė detyrojnė Bashkinė e Tiranės, zyrtarėt e saj madje edhe deputetė tė Partisė Socialiste tė kryeqytetit tė gėnjejnė nė mėnyrė tė paskrupullt pėrpara jush”, tha Olldashi.
Sipas njė pėrllogaritjeje, vjedhja mė e fundit – e mbetur nė tentativė – e kryetarit me korrespondencė tė bashkisė sė Tiranės mendohet tė jetė rreth 110 milionė euro, pasi aq mendohet se do tė pėrfitohet nga shitja nė ankand e truallit tė uzurpuar me pa tė drejtė nga kalecėt ndėrtues tė Edvinit, por burime tė mirėinformuara bėnė me dije dje pėr gazetėn “55” se ishte thuajse e padiskutueshme se mbi kėtė truall ishte parashikuar tė ndėrtohej njė biznes i cili mendohet se do tė kalonte xhiron e 1 miliardė eurove, njė aferė kjo shumė mė fitimprurėse sesa ajo qė shoqėroi “prishjen e kioskave” nė Parkun Rinia.

Shkresat e firmosura nga Rama, ku pranon se trualli ėshtė pronė shtetėrore

Duke e justifikuar si tė drejtė ndėrhyrjen e Ministrisė nė truallin nė qendėr tė Tiranės, Olldashi specifikoi shkresat e firmosura nga Administratori i Pėrgjithshėm i Bashkisė sė Tiranės, Dritan Agolli, me datė 1 prill 2009 drejtuar zotit Patriot Ēobaj, drejtor i Zyrės Rajonale tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė Qarkut Tiranė.
Nė bazė tė kėsaj shkrese, thuhet se “Nga verifikimet qė u kryen me Hartat Treguese tė Pasurisė dhe Librin e Ngastrave rezulton se brenda konturit tė pronės sė kėtij subjekti, bėhet fjalė pėr familjen Kika, figuron pronė shtetėrore publike trotuar e rrugė me nr. Pas. 2/102, 2/9 3, 2/88 trotuar dhe lulishte me nr. Pas 2/89, 2/90, si dhe Dhoma e Tregtisė me nr.pas 2/95”.
Ministri Olldashi bėri me dije se mbi bazėn edhe tė kėsaj shkrese tė Administratorit tė Pėrgjithshėm tė bashkisė sė Tiranės, Avokatura e Shtetit ka kėrkuar autorizimin pėr tė ndėrhyrė dhe pėr tė rrėzuar njė vendim tė parregullt tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. “Pėr ta bėrė kėtė ėshtė dashur tė lėshohej autorizimi i Bashkisė sė Tiranės. Mė datė 17 korrik 2009, zyra e Avokaturės sė Shtetit, zyra e Tiranės, i ka kėrkuar Bashkisė sė Tiranės qė tė japė autorizimin pėr tė proceduar pėr goditjen administrative tė vendimit tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave qė njeh si pronar familjen Kika nė truall shtetėror. Nga analiza qė ne i bėjmė kėtij vendimi na rezulton se ndaj tij duhet tė ushtrojmė ankim, por nė zbatim tė nenit 5, gėrma “e” e ligjit ėshtė e nevojshme marrja e autorizimit nga ana juaj, pra nga ana e Bashkisė”. Por ka qenė Bashkia e Tiranės, e cila nė mėnyrė korrekte i ėshtė pėrgjigjur kėsaj shkrese, por kėsaj here me firmėn e kryetarit tė saj, zotit Rama. Shkresa mban datėn 29 korrik 2009 dhe thuhet se: “Bashkia e Tiranės me shkresėn e datės 1 prill drejtuar Zyrės Rajonale tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė lidhje me pronėn e subjektit, Z.Osman Kika (trashėgimtarėve tė tij), ka shprehur vullnetin e saj pėr mosprecedim me kthim fizik”, deklaroi ministri i Punėve Publike, Sokoll Olldashi.
Tė gjitha kėto dokumente qė Ministria e Punėve Publike vė nė dispozicion, tregojnė se Rama dhe e gjithė Bashkia e Tiranės janė qartėsisht nė dijeni tė faktit qė ajo ėshtė njė pronė publike, e cila ėshtė shkelur nė mėnyrė tė parregullt. “Se cilat janė shkaqet qė e detyrojnė Edi Ramėn, Bashkinė e Tiranės dhe deputetėt socialistė tė dalin dhe tė gėnjejnė nė mėnyrėn mė tė pahijshme, kjo ėshtė lehtėsisht e marrur me mend. Nuk ka asnjė gjė tjetėr qė do ta detyronte njė korpus zyrtarėsh dhe politikanėsh tė dilnin dhe tė gėnjenin publikisht para tė gjithėve, pėrveē se interesave mė tė pista qė janė tė lidhura me kėtė truall dhe qė janė afėr zyrės sė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Unė u tregova shkresat ku dhe vetė Edi Rama pranon qė vetė prona ėshtė publike, ku administratori i Pėrgjithshėm i Bashkisė i drejtohet Avokaturės sė Shtetit, duke i thėnė qė kjo pronė ėshtė publike. Ndėrkaq, ata befas dalin dhe thonė qė kjo pronė nuk ėshtė mė publike dhe se shteti po cėnoka pronėn private. Atėherė tė gjithėve na lind e drejta qė tė bėjmė pyetjen se kush fshihet pas gėnjeshtrave tė zotit Rama, interesat e kujt dhe sa vlejnė kėto interesa nė para?”, theksoi Olldashi.
Debati nė lidhje me kėtė truall nisi pas kthimit tė saj nė lulishte, nga Ministria e Punėve Publike. Ndėrsa qeveria kėrkoi nxjerrjen e saj nė ankand dhe paratė e pėrfituara do tė pėrdoren si fond pėr kompensimin e ish-pronarėve, Bashkia e Tiranės nga ana tjetėr, kishte planifikuar betonizimin e saj, duke tentuar t’ua japė ndėrtuesve qė nuk kanė lėnė cep tė Tiranės pa kthyer hapėsirat, jo vetėm private, por edhe ato publike nė pallate shumė katėsh.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi