ILIRIADA PORTAL

Shėndetėsi - Pesėmbėdhjetė pyetje rreth gripit tė derrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08112009

Mesazh 

Shėndetėsi - Pesėmbėdhjetė pyetje rreth gripit tė derrave




Ēfarė ėshtė gripi i derrit?

Gripi i derrit ėshtė njė sėmundje virale e cila shkakton shqetėsime tė ngjashme me gripin sezonal. Burimi i tij ėshtė virusi A(H1N1). Ky virus i ri ėshtė njė pėrzierje e viruseve tė njeriut, derrit dhe shpendėve. Emrin gripi i derrit e ka marrė pėr shkak tė ngjashmėrisė me virusin e gripit qė shihet tek derrat.Si merret virusi?

Gripi i derrit, ashtu si gripi i zakonshėm, merret me anė tė rrugėve tė frymėmarrjes. Personi i sėmurė gjatė kollitjes dhe teshtimės shpėrndan nė ajėr grimca pėshtyme me virusin e gripit. Nėse persona jo tė sėmurė kanė kontakt me kėto grimca pėshtyme, atėherė infektohen dhe ata.

Le ta shpjegojmė: Nėse njeriu prek sipėrfaqe nė tė cilat mundėsia e ngjitjes sė virusit ėshtė mė e madhe, si tavolina, karrigia, etj, dhe pastaj me ato duar prek hundėn, gojėn apo sytė, atėherė mund tė infektohet. Qėndrimi aktiv sa mė gjatė i virusit nė kėto sipėrfaqe varet nga faktorė, si: nxehtėsia, lagėshtia dhe lloji i sipėrfaqes ku ngjitet. Duhet patur kujdes nė mosprekjen e vendeve qė ka prekur i sėmuri dhe nėse nė ēfarėdolloj rasti i prek duhet tė lahen patjetėr duart.

Sa ėshtė periudha e inkubacionit?

Periudha e inkubacionit, periudha e cila fillon me hyrjen nė trup tė virusit deri nė shfaqjen e shenjave, mund tė ndryshojė nga 1-7 ditė.

Sa zgjat periudha e infektimit?

Tek tė rriturit 7 ditė, ndėrsa tek fėmijėt mund tė zgjasė deri nė 12 ditė .

Cilat janė shenjat?

Shenjat e gripit tė derrit nuk ndryshojnė nga shenjat e njė gripi tė zakonshėm. Temperature, rrjedhje e hundėve apo kollitje, dhimbje fyti, dhimbje tė pėrgjithshme trupi, dhimbjet e kokės mund tė jenė disa nga shenjat.

Rrallė mund tė ketė edhe shenja tė tjera, si bark dhe tė vjella. Personat tė cilėt vuajnė nga sėmundje tė tjera kronike, ashtu si nė gripin e zakonshėm edhe tek gripi i derrit pėrbėjnė njė grup tė rrezikuar dhe sėmundja mund tė ketė pasoja mė tė rėnda tek ata.

A ka ndryshim mes tė rriturve dhe fėmijėve nė shenjat e shfaqura?

Zakonisht nuk ka, vetėm se tek fėmijėt e vegjėl mund tė shihen shenja si grindje me vetveten, humbje oreksi, dhe gjumė.

Cilat janė shenjat e shfaqura tek tė rriturit, tė cilat kėrkojnė ndėrhyrje tė menjėhershme?

Vėshtirėsia nė frymėmarrje dhe bllokimi, humbja e vetėdijes, vjellja pėr njė kohė tė gjatė dhe tė shpeshtė. Ndėrsa tek fėmijėt mund tė shihen shenja si zbehje apo mavijosje tė lėkurės, mos ushqyerja, reagime tė dobėta, gjumė, dhe infeksione tė shoqėruara me temperature.

Cili ėshtė ndryshimi mė i dukshėm nė mes gripit tė zakonshėm dhe atij tė derrave?

Nuk ka ndonjė ndryshim tė dukshėm mes tyre. Tė dy shfaqen nga viruse tė ngjashme.

Si diagnostikohet gripi i derrit?

Diagnostikimi i kėsaj sėmundjeje arrihet me anė tė disa analizave tė bėra mbi mostrat e marrė nga hunda apo goja.

Cilėt janė moshat e rrezikuara?

Nė grupin e tė rrezikuarve janė gratė shtatzėna, fėmijėt nėn moshėn 2 vjeē, tė moshuarit mbi moshėn 65 vjeē, tė sėmurėt kronikė me bronco-pneumoni, tė sėmurėt me sėmundje kronike tė zemrės, diabetikėt, tė sėmurėt kronik nė rrugėt e frymėmarrjes (kėtu hyjnė edhe ato qė vuajnė nga azmat), ato qė kanė probleme me veshkat dhe ato tė cilėt kanė njė sistem tė dobėt imunitar.

Ēfarė duhet patur kujdes pėr t’u mbrojtur?

Pėrdorni maska nėse e keni tė detyrueshme tė takoheni nga afėr me njerėz tė cilėt kolliten dhe kanė temperature, dhe pas kontaktit lani mire duart me sapun. Veēanėrisht lajini mire kur teshtini dhe kur kolliteni. Nėse nuk keni mundėsi t’i lani, atėherė pėrdorni dezinfektues me alkool. Mbylleni gojėn me pecetė kur kolliteni dhe kur teshtini. Pecetėn apo shaminė hidheni nė kosh. Mos i afroni duart tek goja, hunda apo sytė. Mos harroni se virusi pėrhapet nė kėtė rrugė.

Ēfarė masash duhet tė marrim ndaj gripit (ftohjes)?

Nėse paraqitni shenja tė gripit atėherė njoftoni familjen dhe vendin e punės. Pėr tė ulur nė minimum rrezikun e infektimit nga gripi nėse ėshtė e mundur qėndroni nė shtėpi dhe qėndroni larg njerėzve, shkollės dhe punės. Pushoni, konsumoni sa mė shumė lėngje dhe merrni mjekim pėr shqetėsimin qė keni. Pėr dhimbjen e fytit mund tė merrni ndonjė ilaē, pėr temperaturėn, dhimbjen e kokės dhe tė trupit merrni hapa pėr uljen e temperaturės dhe pėr dhimbje. Nėse dhimbjet ju shtohen dhe keni probleme nė frymėmarrje, atėherė duhet tė shkoni menjėherė nė qendrėn shėndetėsore mė tė afėrt. Nėse ėshtė e mundur mė parė kontaktoni doktorin tuaj dhe lajmėrojeni pėr gjendjen. Gjatė rrugės pėrdorni maskė pėr tė shmangur rrezikun e infektimit tė tė tjerėve.

A tė mbron nga gripi i derrit vaksina e gripit tė zakonshėm dhe kush duhet tė vaksinohet?

Jo nuk tė mbron. Kėtė vaksinė duhet ta bėjnė personeli shėndetėsor dhe grupet tė cilat janė tė rrezikuara (kanė mundėsi tė kalojnė nė infeksione tė rėnda).

Si duhet tė ushqehemi pėr t’u mbrojtur nga gripi?

Nuk ėshtė e nevojshme ndonjė ushqyerje e veēantė. Duhet tė konsumojmė sa mė shumė lėngje.

A ka ndonjė ilaē i cili ka dhėnė efekt mbi gripin e derrave?

Ekzistojnė ilaēe tė cilat pėrdoren vetėm nėn kontrollin e doktorit. Kėta ilaēe nuk duhet tė pėrdoren pa recetė nėse nuk kėshillohen nga mjeku.

Pėrgatiti: Aisa Kokiēi
start

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi