ILIRIADA PORTAL

Tė jetojmė moshėn dixhitale.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08112009

Mesazh 

Tė jetojmė moshėn dixhitale.




Nuk mund t’a mbulojė pluhuri I harresės kohėn qė jetuam nė rininė tonė, por kjo kohė qė jetojmė sot ėshtė krejt ndryshe. Teknollogjia dhe shkencat kanė sjellė ndryshime e pėrparime tė mėdha. Cilėsia e jetės po rritet ēdo
ditė, pikėrisht falė kėtyre teknologjive. Kjo po ndodh sot me shpejtėsi edhe nė Shqipėri me reformat e guximshme qė po zbaton qeveria Berisha. “Shqipėria nė moshėn dixhitale ėshtė detyrimi mė madhor nė programin e qeverisė, si leva e Arkimedit pėr tė pasur njė Shqipėri tjetėr, qindra herė mė transparente dhe mė tė shpejtė, se Shqipėria e sotme”, theksoi z.Berisha pak ditė mė parė.

Sot dixhitalizimi, me reformat e suksesėshme qė po zbatohen, po shtrihet nė tė gjitha aspektet e jetės nė Shqipėri. Nga mandati qeverisės qė kaloi, u arrit vendosja e kabineteve tė informatikės nė tė gjitha shkollat e vendit tonė. U instalua sinjali i internetit nė ēdo shkollė, duke dhėnė mundėsi reale pėr ēdo nxėnės e mėsues pėr tė qenė pranė me botėn e informacionit. Sot nė ēdo shkollė nė Shqipėri, kemi kompjutera nė kopshtet e fėmijėve, nė sallat e mėsuesve dhe nė drejtoritė e shkollave. Janė shpėrndarė laptopė dhe projektorė, me tė cilėt mund
tė konkretizohen temat e mėsimit nė tė gjitha lėndėt. Ėshtė detyrė e mėsuesve qė tė pregatisim module mėsimore, pėr t’i bėrė orėt e mėsimit tėrheqėse pėr nxėnėsit, tė cilėt janė aq shumė kureshtarė. Para
kėtij realiteti ėshtė pėr tė ardhur keq, se ka mėsues qė kanė mbetur tė stopuar, pasi nuk dinė t’i pėrdorin kėto mjete. Kjo gjėndje ėshtė e papranueshme dhe duhet ndryshuar urgjentisht.

Pak ditė mė parė z. Berisha theksoi se: “Bota dixhitale, ėshtė njė univers i tėrė. Kjo kėrkon tė mendojmė ēdo ditė pėr tė”. Ėshtė nė programin e kėsaj qeverie qė dixhitalizimi tė shtrihet nė tė gjitha aspektet e jetės nė tė gjithė vendin tonė. Kreu i qeverisė shprehet pėr dixhitalizimin e tė gjitha procedurave dhe ngritjen e kabineteve tė IT-sė nė tė gjitha institucionet, duke planifikuar nė buxhetin e vitit 2010 tė gjitha projektet e IT-sė. Kėshtu dixhitalizimi do tė shtrihet nė tė gjitha aspektet jetėsore, duke nisur nga ndihma ekonomike, arkivi i trashėgimisė kulturore, nė ēdo qelizė tė arsimit dhe tė shėndetėsisė, zyrat e regjistrimit tė pasurive, agjencinė e kthimit dhe kompensimit tė
pronave, nė sistemin gjyqėsor, regjistrimin e tokave e tė pronave, nė porte e aeroporte, etj.

Gjithė ky investim do ti japė njė dimension tė ri jetės sė qytetarėve tė kėtij vendi. Aty ku informacioni i nevojshėm pėr qytetarin lėviz me shpejtėsi, e gjithė jeta lėviz gjithashtu. Qytetarėt kursejnė kohėn dhe sigurohen pėr marrjen e vendimeve me rėndėsi pėr jetėn e tyre, pra ecet drejt zhvillimit. Kjo arrihet nė sajė tė dixhitalizimit tė proēeseve ku qytetarėt kėrkojnė informacion. Kjo ėshtė dhe mėnyra pėr tė bėrė efikas luftėn kundėr korrupsionit. Qytetarėt nuk do tė paguajn mė nėn dorė pėr njė informacion dhe nuk do humbim kohė nė sportele.
“Nuk ka interes mė tė madh pėr qytetarin shqiptar tė shkojė nė njė sportel tė vetėm dhe tė marrė pėrgjigje pėr ēdo gjė aty, tė mos vijė aspak nė dyert e ministrive, por tė ketė njė sportel nė qytetin e tij, me tė cilin ai komunikon me tė gjithė qelizat e shtetit, merr ēdo dokument, pėrgjigje a sqarim qė i duhet. Nuk ka mėnyrė mė
eficente tė pėrdorimit tė taksave tė qytetarėve shqiptarė, sesa t’ia konvertojmė ato nė njė shėrbim tė tillė”
, theksoi kryeministri.

Tani ėshtė detyra jonė e pėrditėshme, si qytetar, qė t’i ngjajmė kohės.Ēdo qytetar, i vjetėr apo i ri, duhet tė punojė me vullnet pėr tė njohur e pėrdorur kėtė teknologji. Me kėtė dua t’ju them tė gjithė bashkeqytetarėve tė mij, se me vullnet arrihet ēdo gjė, pra ėshtė e nevojshme, qė t’i ngjajm kohės sė re, tė moshės dixhitale, pėr tė qenė dinjitoz para kėtij realiteti nė shoqėrin e re europiane.

Bashkim LAMI

Shėnim: Ėshtė diskutimi qė u mbajt nga autori nė analizėn vjetore tė DAR Qarkut TIRANĖ
dhe ėshtė botuar ne gazeten “Mesuesi” dt.4 nentor2009, faqe12;
dhe ne gazeten “Rilindja Demokratike” dt.8 nentor 2009, faqe10.

Bashkimi

Numri i postimeve : 14
Reputation : 0
Points : 16209
Registration date : 22/01/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.albcom.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tė jetojmė moshėn dixhitale. :: Komentet

Mesazh prej Mon Nov 09, 2009 11:44 am nga ad

Urime prof; Bashkimi per punen e mire qe firma juaj albcom po ben ne perhapjen e kesaj teknologjie ne vend.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Nov 13, 2009 7:30 pm nga Bashkimi

Znj.Teuta! Ju falenderoj pėr urimin dhe ju dėrgoj, ju dhe familjes tuaj pėrshėndetje miqėsore nga Tirana. BLami dv.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 3:07 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi